Shkodra – 511 vjet mbas eres se turkut

0
33

A bitter story with a happy end

Ne oren 8 fiks ndodhem perpara zyres se projekteve nderkombetare te prefektures se qytetit ma me kulture perendimore neper kohe. Mbas 5 minutash drejtuesi sapo del jashte, pa ja hedh syte askujt i therret pastruesit se po shkon per nji kafe.
– Tash ne orarin e pritjes? – i therras une.
Nji veshtrim perbuzes nga kreja deri tek kembet sapo me ka mbulu:
– Une jam shefi ketu – po me gjemon zyraku – nese don me prite si te tjetert prit, perndryshe zhduku. Kjo asht demokracia!
Ketu vecse nuk asht kerkush ne pritje perveq mejet, sepse tashma projektet kulturore nderkombetare aprovohen ne kryeqytet, porse une kam kerku vete qi keto projekte kulture te jashtme, te bahen drejtperdrejte ne prefekturen e qytetit ku ka pase zanafillen gjuha dhe kultura shqipe.
Megjithate po mbylli shkarpen tuj ndejt ne pritje se dikur ka me m’ardhe rradha.
Ne oren 10 zyraku i projekteve te kultures se jashtme dhe te brendshme sapo vjen tuj terheqe kambet zvarre neper mermerin austriak te nderteses. Sapo jam hjedhe ne kambe dhe mendohem me marr nji qendrim te rregullt, qi kishte me ja terheqe vemendjen edhe zyraxhise ma shpirtkazem.
Porse zyraku i sotem as qi mi hedh syte tuj ma perplase deren me force ne turij.
Mbas nji gjyse ore pritje po i gersas deres dhe ate sapo e hape pastruesi me nji buzeqeshje gjyse meshiruese tuj me thane:
– Shefi nuk asht ketu ka dale nga dera tjeter per kafe!
Dashnija ime per qytetin dhe kulturen asht ma e madhe se djallzinat e nji zyraxhijet te kohes se demokracise dhe po me vjen keq per ate shume te madhe eurosh qi asht vendose per qytetin, per vendlindjen, me shku dam per nji vule e nji firme.
Pese minuta para 12 shefi i zyres se projekteve nderkombetare vjen prap ne shpejtesi e siper si dikush qi ka humbe nji takim te randsishem.
– Ah ti prep ketu…shih me vjen keq porse ne 12 mbyllim.. eja neser, ose jo neser kena nji feste ashtu..me mire javen tjeter…
Per mua nuk ka jave tjeter, sepse ne javen tjeter bahet aprovimi ne qendren e OKB be Vjene per projektet nderkombetare.
– Me duhet vetem nji vertetim i thjeshte i projekteve – peshperis une ndersa dera me perplaset ne turij.
Nji minute mbas 12 del prep pastruesi dhe me afrohet me ate nenqeshjen meshiruese tuj me peshperite nen za se ai mund ta rregulloj kete kerkesen time me pak para shqiptare ose edhe euro nese nuk kam te tjera.
– Sa kerkohen?- i therras ne bire te veshit.
Heshtja e varun gjithandej nise e kerset me monedha te ndryshkuna.
– 6 mije, keto jane rreth 500 euro. – me peshperit nen za.
Parimet e mija etike mbi rrushfetin dhe dashnine per qytetin dhe kulturen e tij sapo jane vu ne nji prove te madhe. Projekti kushton deri ne 50 mije euro ndersa ai me kerkon vetem 500 euro. Duhet me vendose pra patjeter.
Njeriu ndodhet ne jete perpara vendimesh per te cilat kurre nuk ka mendu ndonjihere se kishin me e vendose ne nji prove kaq te madhe.
– Po a mund te ndertohet dicka e madhe prej drite tuj shkele neper llomin e kohes? – pyes une vetin me za te nalte.
Pastruesi nisen e me kallxon se shefit i duhen ato para, me doemos i duhen, sepse ai ka mbaru universitetin tuj pagu tash 5 vjet sa nji profesor e sa nji tjeter… sepse edhe sikur te kishte mesu kishin me e mbete, sepse qi ne fillim i ka pagu ato…dhe kush paguan ne fillim duhet me pagu gjithmone…
– Per pese vjet me rradhe – gjimoj une!
Ka qi paguajne edhe ma shume, me shpjegon ai tuj me fute ne sistemin arsimor, qi ne kohen e demokracise paska marre nji rruge krejt te quditshme, moqalore.
– Po kush asht ky person – e pyes une qi ala vazhdoj me kujtu se i njof te gjithe ne qytet, meqi kam linde e jam rrite dikur ketu.
Pastruesi me shpjegon se i ati i tij ka qene instruktor ne komitetin e partise ne kohen e diktatures, porse i biri u tregua i zgjuar me ardhjen e demokracise dhe e ktheu pllaken tuj kalu ne nji nga partite e vogla, ne opozite me partine e madhe social-komuniste…
– Njerezit ndryshojne bindjet politike, ideore, krahinore, porse kurre karakterin – therret pastruesi.
Sapo kam nxjerre 500 euro dhe kerkesen e thjeshte mbi projekt- parashikimet per vitin 2011 qi zyra nderkombetare e kultures ne prefekturen e qytetit verior ka si prioritet.
Mbas 5 minutash shefi vete me therret ne zyre tuj u anku per punen e madhe qi kane, per ndejen mbas orarit. Mandej qohet me shtrengon doren, me bjen supeve tuj me thane se sa here qi te kem nevoje ai asht gati te firmose e vulose.
Tash sapo sheh oren dhe me kallxon deren tuj me thane se tashma nuk ka mbet asgja me u thane, tuj shterngu 500 euron ne xhepin e pantallonave prej stofi turk.
Nuk mundem me ndeje pa i thane se vetem njeni prej ketyre projekteve kulturore shkon deri ne 10 mije euro, sepse fundi pak rrespekt me detyrohen, ndersa ai ma pret shkurt:
– Une i di te gjitha, i kam marre vesh te gjitha dhe se kur te vije puna per zbatim projektesh, ti prap ke me ardhe me marre vule e firme te une se pa zyren teme, asnji gozhde nuk ka me u ngule ne qytet. Ma mire se sot skena kene kurre…
Kam mbete i shtangun nga kjo djadhesi e se keqes, nga ky raport mesjetar qi shtrihet neper zyre dhe nji fryme primitive derdhet neper mure kur ai me therret:
– Para 511 vjetesh kena nderru kombesi, ne kohen e pamvaresise u rikthyem prap ne shqiptar. Gjate diktatures u shnderrum ne komuniste internacionale e tash ne demokraci nuk e dijme ma se kush jena. E derisa ta marrim vesht po rrijme tuj e rjep kete vend sa te mundena: Haja qenit e pija qenit e po i bijme karadyzenit!
Reja e zeze e kalbesines mesjetare mbi Shkoder asht ma e ngarkume, ma e rrezikshme dhe ma e damshme per brezat me se sa shllungat e Jokoshimes dhe tentativa jeme me hedh ura artit e kulture i ngjan nji rrufeje te vizatume me dore te lehte, qi s’prek askend ma.
Pastruesi qi asht edhe roje sapo me ka zane ne mes te shkalleve dhe me mbulon me dijen e tij te pakufijshme:
– Ne Shkoder nuk ka asnji perplasje fetare, katolik e musliman jane ne gare kush te vjedhe ma shume, tash njizet vjet demokraci!

Gjergj Kola
Shkoder 2011!