Kandidatura që rreket të fshehë krimin monstruoz

0
66


Nga Prof. Skënder Gjoni

Historia e popujve është e pandashme nga historia e krimeve.
Virgjili thoshte: “Nga vetëm një krim mund të njohësh një komb”.

Krimet dhe qëndrimet ndaj krimit që përfshijnë një komunitet përbëjnë dhimbjen dhe në të njëjtën kohë kristalizojnë moralin e njerëzve. Dhimbja dhe shkëputja prej krimit zhvillohet në disa faza.

Popujt që kanë kapur shkallët e përparimit që në fillimet e tyre si kombe kanë ndërtuar edhe mekanizmat e ndëshkimit si mjet parandalues të krimit. Ato krime për të cilat një popull ndihet i turpëruar, ato bëjnë pjesë të veçantë në historinë e tij. Kjo është e njëjtë, vlen njësoj si për një popull, si për një familje ashtu edhe për një individ.

Në novelën filozofike “Rënia” 1956, Albert Camy thotë: “Shumë krime bëhen thjeshtë sepse autorët e tyre nuk mund të arrijnë të pranojnë se ishin gabim”. Duket sikur e ka thënë për krimin shtetëror të kryer në Tiranë më 21 Janar 2011. Një thënie e tillë do meritonte të shkruhej në një nga faqet e sallës së parlamentit të ri transparent të “SHOQES së Madhe të PARLAMENTIT ” J. Topalli pasi, aty ajo thënie do ndodhej në kornizën e pëputhjes së plotë me përmbajtjen reale.

Cili popull i civilizuar nuk do të ndihet i turpëruar, i dhunuar në vlerat e tij, kur pushteti me tone triumfuese e kërcënuese i tregon se do e vrasë përsëri nëse do tentoj t’i marri postin “ Me më marr karrigen Mue”??. (shprehje e thënë dhe e përsëritur 11 herë brenda 2 ditëve, 21 dhe 22 janarit) sikurse deklaroi me histerizëm dhe panik kryeministri ynë Sali Berisha pas vrasjeve të të pafajshmëve në bulevard..( aq më tepër sfidues, sikur të ishte zgjedhur me vota të pavjedhura).

Krimet që turpërojnë një komunitet, ato që quhen krime shtetërore kanë në bazë të tyre një detyrim të madh. Një detyrim që është babai i një numri bijëzash fajesh dhe gabimesh, vrasjesh “aksidentale”, vrasjesh të maskuara si hakmarrje, përçmimesh dhe ndëshkimesh të munguara, padrejtësirash tepër të dhimbëshme të mëpërparëshme. Ngjarje këto me të cilat historia jonë e veçanërisht me pushtetin e Berishës është e tejngopur.

Komuniteti shqiptar sot ndodhet përballë një krimi të madh shtetëror. Të freskët, 21 Janari, me gjakun e patharë akoma në bulevardin e Tiranës, i pa gjykuar dhe i pa ndëshkuar. Janë katër nëna të cilave vrasja shtetërore ua mori dritën e syve. Janë katër familje pa kryefamiljarët, janë disa motra pa vëllezër, të këputur në lulen te jetës. Janë disa vëllezër që vuajnë deri në palcë dhimbjen e vdekjes së vëllait dhe atë të familjeve të tyre të mbetura pa zotin e shtëpisë. Janë të paktën tetë ose dhjetë fëmijë të mbetur jetim. Jeta e tyre mori një kthesë të paparashikuar, ndërroi drejt një fati të zi dhe plot të papritura këtej e tutje në mungesë të babait. Dhe e gjitha kjo, përse? Për faj të kujt???? Në emër të kujt? Mjerisht në emër të demokracisë!!!!!!!!

Gjaku i Gërdecit është krim i korrupsionit qeveritar i nisur që të hetohet, por i bllokuar nga një detyrim i madh pushtetor. Populli bën sehir ato gra të veshura me të zeza para institucioneve shtetërore që kërkojnë drejtësi për Gërdecin. Populli është kthyer në një sehirxhi, i tejlodhur nga përsëritjet e veprimve arbitrare të pushtetit, nga dhunimi i drejtësisë dhe nga korrupsioni qeveritar dhe vjedhjet pa fund.

Ku jemi o shqiptarë? Përse lejojmë të përçmohemi si qënie pa vlerë nga pushteti mizor.

Sa më shumë ulim kurrizin, aq më shumë kurajo merr krimi që të kërkojë e të arrijë nënshtrimin tonë.

Në “Tora” e ebrejve me të drejtë thuhet: “Rrënjët e gjithë të këqijave burojnë nga lakmia për para”.

Deri ku do shkojë babëzia për para e klanit që mbretëron sot në Shqipëri? Pangopësia për para ngjan si me atë njeriun e zhytur në ujin e kripur të detit; sa më shumë ujë pi aq më shumë etje ka.

Thënia latine: “Kush përfiton nga një krim, ai e ka kryer atë ”, gjen një aktualitet ideal në zgjidhjen e enigmave të krimeve të pushtetit të Berishës e të Bashës.”.

Si mund të merret kurajo, si mund të shikohen njerëzit drejt në sy nga një pjesëmarrës në vrasje si Lulëzim Basha?

Ku e gjen Basha gjithë këtë guxim për të dalë rrugëve të Tiranës, kryeqytetit që ai e përgjaku duke kërkuar votën e njerëzve të cilët 3 muaj më parë i ka rrahur, vrarë dhe dënuar në emër të pushtetit vrastar! Me pamje dhe buzëqeshje prej një bukuroshi që dikur më ngjallte simpati ndërsa tani më ngjall një neveri që e kam të vështirë ta shpreh me fjalë, kërkon të mashtrojë, ashtu si Enver Hoxha dikur që, me buzëqeshjen përherë në buzë dhe pamjen bukuroshe ëngjëllore gënjeu dhe sundoi shqiptarët për 45 vjet rrjesht. Deri kur do vazhdojmë të mbetemi naiv si popull!!

Ka zëra që thonë se me Lulëzim Bashën kandidat për bashkinë e Tiranës Sali Berisha ka bërë një autogol politik. Jo, nuk pajtohem me këtë mendim. Pikësynimi i tyre shkon më thellë, është shumë më i madh. Sa më monstruoz krimi aq më e madhe, aq më sakrifikuese është përpjekja për t’a mjegulluar atë në psikologjinë e njerëzve të thjeshtë. Intuita djallëzore e Berishës është më e zhvilluar sesa inteligjenca e tij. Berisha dhe Basha janë të para përgatitur edhe për shansin më të keq, humbjen e Bashës. Por sido që të dalë me humbjen e Bashës ata fitojnë diçka tjetër shumë të rëndësishme. Shpresojnë se fitojnë me kalimin e kohës një tentativë të madhe pastrimi moral të Bashës. Pas zgjedhjeve Basha do të dali e do të thotë para shqiptarëve: “As që mund të mendohet që unë kam gisht në vrasje në një kohë që kam kadiduar për kryetar bashkie i Tiranës”!.

Njësoj si tha për rastin e rrugës Durrës-Kukës: “Jam i pafajshëm për akuzën që më bëhet, gjë për të cilën nuk ka as ndonjë vendim gjyqi”. Kështu më pas do vazhdojë të na thotë: S’mund të ndodhte kjo gjë sepse jam tërësisht i pafaj dhe duke qënë me “ndërgjegje të qetë e të pastër” Lulëzim Bashës i pushohet nën efektet e makinës propagandistike akuza e bashkëfajësisë në krim me Berishën. Koha ushtron efektin e saj harrues, kështu Basha, i ndoturi në një krim shtetëror prezantohet këtej e tutje në sytë e njerëzve si moralisht i pastër e me të drejtë për të kërkuar detyra më të larta.

I ngjan kjo atij njeriut që aksidentalisht ka rënë në një gropë haleje dhe del me vrap e ndërron xhaketën, duke kujtuar se lë përshtypjen që është i pastër.

I kujtoj Berishës dhe Bashës që të jenë të sigurtë se, janë paksa të vjetëruar në idenë e tyre. Faktet e reja të botës arabe tregojnë se planeti është bërë shumë më i vogël sesa kujtohej pak kohë më parë. Nuk kanë se ku të fshihen në të ardhmen. As ata personalisht, as paratë e tyre të krimit që kujtojnë se i kanë siguruar diku. Historia vonon por nuk harron.

Dy tre muaj më përpara Basha nuk e fshihte dot panikun nga pjesëmarrja në krimin makabër, ndërsa sot rasti fatlum i kandidimit ia solli që, mezi t’a përmbajë lumturinë që po jeton ai dhe hollandezja e tij hirëplote duke kujtuar se ia hodhën krimit monstruoz. Buzëqeshja e tij në limitet e perversitetit mezi të përmbajtshëm e vërteton mirë gjëndjen e tij shpirtërore që s’është nevoja për të qënë psikanalist për ta kuptuar. Kjo gjëndje më kujton një thënie të njohur të poetit revolucionar hungarez, Petef: “I dhjerë por krenar”.

Nuk është thjeshtë se Lulëzim Basha ka bërë një veprim të gabuar vetjak për krimin monstruoz shtetëror. Ai është bashkëfajtor me shefin e tij Berisha për krimin shtetëror. Ç’do me thënë që të jesh ministër në qeverinë Berisha dhe me një grua që e ka mohuar nënshtetësinë e vet shqiptare?.

Pa dyshim kjo është bërë me mirëkuptimin e bashkëshortit Basha. Të gjithë ne e kuptojmë dhe jemi dakord që veprimi i zonjës Basha nuk është i nxitur nga dashuria për të parë digat e Hollandës apo mullinjtë e mrekullueshëm që vërtisin krahët nga era, as për djathin vërtetë shumë të shijshëm, apo nga nostalgjia për Hollandën e bukur të ullinjve. Ajo e ka bërë këtë veprim që në rast të një disfate politike që me sa duket, si e provon fakti, e ka në mëndje të shkojë të strehoet atje sëbashku me të shoqin i cili automatikisht do marr nënshtetësinë hollandeze.

Besoj është e tepërt të shtoj që zonja në fjalë do ketë të depozituara në bankat e Hollandës hisen e fajdeve të Vefës, hisen e “Rrugës së Kombit”, etj etj.. Fakte të denoncuara publikisht dhe zyrtarisht. Tek po shkruaja këto rrjeshta më erdhi në mëndje “ krejt rastësisht” një shprehje e dëgjuar në fëmijërinë time “ kurrë mos i varni ujkut mëlçitë në qafë”. Aq më tepër kur Lulëzim Basha ka dhënë prova që mëlçitë e para i hëngri.

A mund të votohet ky njeri për të administruar bashkinë më të madhe të vendit me buxhetin më të madh, kur e ka treguar me fakte se, sa më shumë para të popullit në dispozicion aq më shumë para rrëmben për veten e vet.

Thonë që çdo popull ka qeverinë që meriton. Më ka dhëmbur dhe duhet të na dhëmbë të gjithëve akoma më shumë kur e dëgjojmë që na e thonë prapë e prapë midis nesh dhe të huajt.

Ndërsa gjermanët e italianët me kulturë e histori shumë më të pasur se ne e mbajtën vetëm një herë në kurriz gabimin e ndjekjes pas të diktatorëve. Ne vazhdojmë të kemi predispozitën që të mos shkëputemi dot nga kthetrat e diktatorit por t’a përsërisim gabimin si me Zogun, ashtu me Enverin e sot me Saliun.

Qeveria po bën projekte të mëdha për të festuar më 2012 njëqind vjetorin e shtetit shqiptar.

Mjafton të shikojmë e të krahasojmë vlerat intelektuale e ato shtet drejtuese të shtetarëve shqiptar nga 1912 deri më sot dhe ndjen keqardhje të thellë për rrugën degraduese të radhës së tyre nëpër dekadat e historisë. Shteti i parë u drejtua nga Ismail Qemali e më pas Sulejman Delvina, Fan Noli, Ahmet Zogu, Enver Hoxha e deri te Sali Berisha, me një rënie të vazhdueshme, deri deri shkatërruese, të sintetizuara në formën më të dëmshme te Sali Berisha. Krahasoni një ministër si, p.sh Luigj Gurakuqi me Ferdinand Xhaferrin e Ylli Pangon, apo Sotir Pecin e financave me Ridvan Boden e sotëm pa folur pastaj për kryetar shteti si Fan Nol e Sali Berish. Ky krahasim është një fatkeqësi dhe mjerim intelektual shqiptar.

Për mendimin tim në qoftë se Edi Rama i fiton këto zgjedhje me predispozitë që të fitojë edhe ato të ardhmet atëhere mund të fillohet të shpresohet se Shqipëria jonë po arrin më në fund me të vërtetë të japë shenja se po shkëputet nga komunizmi. Shqipërinë në këto momente Politika e Sali Berishës po e shtynë drejt humnerës. Lexuesi nuk duhet të mendoj që unë kam një partipri simpati personale për Edi Ramën apo për partinë socialiste. Jo, unë e shikoj Edi Ramën si alternativa e vetme që mund të përballojë këtë fatkeqësi kombëtare, Sali Berishën. Kjo rrugë theqafe e hapur nga Berisha duhet t’i bënte bashkë të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe desha të shtoja se më vjen shumë keq kur shoh se janë disa fraksione të cilat janë ose të nxitura e të blera nga Sali Berisha ose nga fatkeqsia jonë kombetare e qëndrimit xhelozues ndaj së mirës e cila na verbon gjykimin.

Unë nuk kam asnjë iluzion se Edi Rama kur të vijë në pushtet do e bëj shumë mirë detyrën e kryeqeveritarit, ndoshta s’ka as mundësi që ta bëj mirë. Por kam bindjen e plotë që do t’a bëj më mirë nga sa po na shohin sytë dhe, për këtë gjithë shqiptarët duhet ta përkrahin me çdo kusht, është momenti i një kthese të domosdoshme historike për të ruajtur integritetin e vendit dhe dinjitetin shqiptar. Ndryshe në një formë diminutive Sali Berisha me klanin e tij do ta dërgoj drejt shkatërrimit ashtu si Hitleri që në një formë tjetër shkatërroi shtetin e tij. Me gjithë të metat e tij, Edi Rama çfaqet si një drejtues dhe politikan që as mund të krahasohet me sharlatanin skizofrenik Sali Berisha.

Partishmëria është një nga elementët që akoma po vazhdon t’i bëj dëm të madh shqiptarit. Dikur ishte besnikëria e patundur ndaj bajraktarit, për të parin e krahinës, beun, dhe në emër të tyre luftohej, sakrifikohej dhe jeta e vet individit. Me ardhjen e komunizmit besnikëria ndaj idealit të partisë mori një trajtë të përbindëshme mbi respektin ndaj ligjit.

Për të funksionuar si bota e kulturuar perëndimore shoqëria ka si kusht të domosdoshëm mbretërimin e ligjit, jo mbretërimin e partishmërisë. Akoma sot shqiptarët ndjekin partishmërinë mbi interesat personale dhe kombëtare. Ky është një atavizëm fatkeq që nga koha e Enverit. Mbi këtë atavizëm spekullon Sali Berisha në emër të PD. Shqiptari i thjeshtë edhe pse i varfëruar në kulm vazhdon t’i qëndroj me besnikëri Partisë Demokratike edhe pse duke e kuptuar që ajo është kthyer plotësisht në një diktaturë vrastare me prova faktike akoma më e hidhur se diktatura e Enver Hoxhës. Sidomos veriorët që partishmërisë i bashkangjitin edhe bajraktarizmin.

Për liderin populist, për Berishën, “ populli’ ” është ai që u thotë “Po” – Amin” ideve të liderit. Njëlloj si në kohën e luftës kur, thuhej e përsëritej pa pushim sllogani që justifikonte çdo lloj akti terrorist, kush s’është me ne, është kundra nesh”.

Të tjerët që nuk i thonë “Po” Sali Berishës janë armiqtë e popullit për atë. Kështu vazhdon e ndan politika e Sali Berishës popullin shqiptar sot. Në popull të liderit Berisha dhe në armik të popullit. Shqipëria, si asnjëherë në historinë e saj po shkon drejt vetvrasjes. Përsëritet haptas mes intelektualëve se vendit i ka humbur perspektiva përgjithmonë. Si në ngjarjet e brendëshme ashtu edhe në korelacione lidhjesh shumë të dyshimta e abuzive me jashtë ku vetëm interesat e atdheut nuk vihen në konsideratë. Mosmarrëveshja brenda vetes, e bën shqiptarin rob të partishmërisë, besnik të dritëshkurtësisë së tij në dëm të atdheut. Partia mbi të gjitha, si me Enverin ashtu edhe me Saliun.

Më thanë se, pak kohë më parë në një fjalim Sali Berisha ka thënë që, Shqipërinë do t’a bëj që të shkëlqejë si “Ylber”. Fatkeqësisht unë mendoj se tani për tani Sali Berisha e ka kthyer Shqipërinë dhe mbërthyer shqiptarët si “Dylber” të vërtetë. Megjithatë vazhdohet, nëpër mitingje entusiazmi është i jashtëzakonshëm me këngë, flamure, britma dhe Çiljetërina.. Dëshumes kjo i një thyerje të madhe morale që me mënyra të ndryshme i bëhet popullit të varfër nevojtar. (Paraja, Firmosja, Frika, etj).

Krimi dhe poshtërsia fatkeqësisht i lidh njerëzit shumë më fort sesa e mira dhe ndershmëria..

Të gjithë e dijnë se Ilir Meta është një nga njerëzit më të pasur sot në Ballkan. (Të më falë ndonjë qeveritar tjetër në qoftëse i hyj në hak). Vjedhjet faraonike të Metës diheshin prej vitesh, çfaqja e videos korruptive të Metës ishte si bisturia mbi një abces.

Të gjithë e dijnë, janë plotësisht të bindur se pazaret e parave të videos të dhënë në Top TV janë plotësisht të vërteta.

Morali shoqëror duhet t’i japi kreditet morale që meriton veprimit terësisht qytetar, për qytetarin e lirë dhe në shërbim të shoqërisë, aktit denoncues që i bëri qytetari Dritan Prifti interesave korruptive antiqytetare të krijuara si oktapod nën ambrellën e partishmërisë. Padrejtësisht i mohoet ky akt pozitiv në denoncimin e korrupsionit duke u nisur nga të dhëna se edhe ky vet ka përfituar dhe Tradhëtoi Partinë!. Akti i tij ngelet si një akt pendimi që pranohet në shërbim të drejtësisë dhe është një akt që duhet stimuluar, jo dënuar.

Sikur të ishin nja 10 Dritanër atëhere këto akte denoncuese do e kishin precipituar fundin e diktaturës dhe të korrupsionit dekada të tëra më shpejt. Për akte të tilla që do i quaja “tradhëti patriotike” ka nevojë sot populli, ka nevojë ecja përpara e rendit demokratik. Fatkeqësisht fenomenet korruptive më shumë janë zbuluar rastësisht e aksidentalisht sesa nga ndërgjegja dhe ndershmëria e qeveritarëve, apo administratës. Pra logjikisht pjesa e denoncuar ngelet një shifër 5-10 përqind. Restoja ngelet nën e padukëshme si pjesa më e madhe e ajsbergut.

Të tradhëtosh tradhëtarin nuk quhet më tradhëti e mirëfilltë. Quhet një akt pozitiv në shërbim të demokracisë. Uroj zotin që ky akt të mos ndëshkohet me një aksident automobilistik tashmë tradicional në pushtetin e Berishës.

Disa nga leksionet më të mira mësohen nga gabimet e kaluara. Gabimet e shkuara e të ndëshkuara janë urtësia e së ardhmes.

Mbi bazën e kësaj urtësie të së ardhmes na vjen nga Prishtina leksioni tepër i nevojshëm për Sali Berishën dhe pushtetin e tij, leksioni më i mirë për respektin e ligjit themeltar të shtetit, leksioni i zhvillimit dhe i respektit për kulturën juridike. U injorua në mënyrën më të denjë tentativa për të zgjedhur kryetarin e shtetit në Kosovë mbi bazën prapë të partishmërisë, mbi bazën prapë të korrupsionit politik, në kundërshtim me kushtetutën. Komuniteti qytetar kosovar na e njihkërka shumë më mirë sesa ai shqiptar respektin dhe detyrimin e ligjit. Kultura juridike atje na qënka më e zhvilluar sesa te ne. Me këtë pjekuri ligjore shqiptarët e Kosovës na habitën ne shqiptarët e Shqipërisë, dhe mendoj se një kryeministër si Sali Berisha me bëmat e tij zinxhir, vëllezrit tanë kososvar nuk do e toleronin që të kryeministronte gjatë, më shumë se një muaj, e shumta dy.

Populli shqiptar në Shqipëri mësoi nga Kosova një leksion të madh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë. Respekti për ligjin, aspirata për të ardhmen demokratike motivoi Gjykatën Kushtetuese të Prishtinës që të anullonte një veprim antiligjor, korruptiv partiak, dhe të kërkonte një rifillim në rrugë të drejtë demokratike. Përndryshe shteti që duan të ndërtojnë do u shkoj shtrembër dhe do u rrëzohet shpejt nesër. Leksione që Shqipëria nuk don që t’i mësoj, megjithëse së paku një herë e ka shkatërruar shtetin me duart e njerëzve të saj, jo nga jashtë.

Ky klan modern batakçinjsh si, Patozi, Imami, Alibeaj, kllouni politik Eduard Halimi e komsioni i tij humoristik e fatkeq, Topalli, Beja, Pollo, etj. duhet të shporren një orë e më parë me shpresën se e keqja do ndalet këtu. Mbase mund të duket një mendim ekstremist por dëmet që i ka bërë Sali Berisha me klanin e tij familjar e bashkëpunëtorët ia kalojnë shumë edhe dëmeve që E. Hoxha i solli Shqipërisë. Në një logjikë të fundit, në përqindje disa nga pasojat e Enverizmit kishin shanse të korigjoheshin, kurse pasojat e dëmeve të Berishës nuk mund të korigjohen më kurrë, sidomos në qoftëse se ky vit nuk është viti i fundit i sundimit të tij. Ky parashikim nuk ka vështirësi që të bëhet. Këto muajt e fundit të krijohet përshtypja se jemi para një situate për jetë a vdekje të klanit Berisha.

Më mirë të themi është si një luftë për pasuri ose në rast të kundërt burg dhe varfëri. Vetëm në këtë mënyrë interpretohet kjo egërsi çmendurake e kryeministrit Berisha që kërkon me të gjitha mënyrat dhe mjetet fitoren e zgjedhjeve si e vetmja mundësi shpëtimi e tija, familjes së tij dhe klanit.

Makina shtetërore e Sali Berishës me gjithëçka ligjore dhe antiligjore e korruptive në dispozicion, i ka ndezur motorrët për një betejë finale. Fitorja e zgjedhjeve të 8 Majit për Atë s’do jetë gjë tjetër veçse fitorja e një humbjeje. Njësoj si fitorja e humbjes me zgjedhjet e Majit 1996. Atëhere kur rizgjidhej president në gjëndje shtetrrethimi ushtarak.

Do ishte një sukses popullor mbarë kombëtar në qoftë se Sali Berishës edhe me vështirësi të mëdha do mund t’i hiqej pushteti dhe të çlirohej populli me mjete demokratike. Personalisht do i bëj një thirrje popullit tim që së paku përkohësisht të heqi dorë nga të votuarit absurd për partishmërinë duke e zëvëndësuar me ndjenjën atdhetare për të mirën e vet personale së pari dhe të të gjithë kombit.

Me gjithë zemër uroj që të gjithë ne shqiptarët t’i lëmë mënjanë, të pezullojmë së paku për momentin zgjedhor dasitë fetare, interesat partiake ekstremiste dëmsjellëse për komunitetin shqiptar, të mendojmë një herë me mëndje të kthjellët për interesin e familjeve tona dhe të shkojmë në zgjedhjet e 8 Majit duke menduar si shqiptar, në radhë të parë për interesin vetjak të shqiptarëve për të shpëtuar të ardhmen e fëmijve tanë, të kombit tonë .

Le t’a lëjë partishmërinë për më vonë pasi të jetë kapërcyer kjo krizë e jashtëzakonshme që rrezikon edhe vet ekzistencën e Shqipërisë si shtet. Të mos harrojmë edhe mardhëniet tepër të diskutueshme e të dyshimta të politikës sonë të jashtëme, të cilat mendoj t’i parashtroj në një artikull tjetër timin në vijim.

Popujt kanë një thënie të përbashkët: “Nuk ka asnjë dyshim se krimi paguan, përndryshe atëhere nuk ka krim”.

PS.

Do t’i lutesha instancave të kuvendit që t’a vazhdonin aktivitetin e komisionit hetimor të drejtuar nga zoti