
Nga Erjon Braçe
Qeveria po blen me para të pista dhe duke përdorur dy biznesmenë grupin mediatik të pavarur News24!!!
Prej disa javësh dhe veçanërisht këto dy ditët e fundit, po konsumohet përpjekja më e madhe për blerjen nga pushteti politik të grupit mediatik New24, i pavarur, profesional dhe nder më të rëndësishmit në vend.
Me para të pista!
Dy politikanë ndër më të korruptuarit në vend, dy biznesmenë pa para dhe në vështirësi të madhe financiare, janë pjesa e identifikuar e operacionit.
7 milion euro vlera e këtij operacioni
Pronari i grupit mezzogiorno nga Katania-Sicili dhe njëherësh një herësh një prej biznesmenëve të rëndësishëm në jug të Italisë, kërkon para të pastra e të legalizuara, ka refuzuar para cash.
Politikanët e korruptuar i kanë-para e madhe po mblidhet këto ditë fushatë nga biznese të detyruara dhunshëm- dhe po gjejnë bankën që do t’i pastrojë kështu:
Paratë e pista depozitohen në bankë për të mbuluar financiarisht operacionin; banka jep kredi 7 milion euro për dy biznesmenët e mbuluar nga paratë e pista; për këtë ata kanë ofrohen si kolateral aksionet e aksionerëve të tjerë në një kompani pijesh në vështirësi financiare; blerës fundorë nënshkruajnë po ata!
Një pjesë e aksionerëve nuk dinë gjë fare për aksionet peng!
Ndërkohë në Itali po cuditet cdokush që merr vesh për këtë operacion: biznesmenë që paguajnë 7 milion euro për një kompani mediatike-që nuk është biznes, të vetëdijshëm që nuk do t’i marrin më nga kjo kompani mediatike këto para!!!!
Nuk po e blejnë grupin mediatik për ta zhvilluar e mbajtur me “paratë e tyre”! Thjesht po e blejnë për ta vdekur, dhe kjo vdekje është e përsëritur dhe në rastin e një tv kombëtar sot i vdekur!
Ky është rasti më flagrant se si një media e pavarur dhe profesionale- tv News24, Radio Rash, Balkanweb, Gazeta Shqiptare-blihet nga qeveria për t’i mbyllur gojën në prag të zgjedhjeve jetike për Shqipërinë.
Ne po e mbikëqyrim këtë operacion nisur vetëm nga një interes: liria e medias në këtë vend!
Ne po e mbikëqyrim këtë operacion për t’i treguar kujtdo se si paratë e pista, të korrupsionit politik-evazionit fiskal etj, riciklohen, pastrohen dhe investojnë tani për të cënuar rëndë dhe eleminuar një prej parimeve themelore që bën demokracinë të funksionojë: lirinë e medias!
Ne po e mbikëqyrim këtë operacion për të vërtetuar se si paratë e pista të korrupsionit kanë depërtuar deri në nivelin më të lartë të sistemit financiar, duke përfshirë dhe bankat.
Të mirinformuar për këtë i kërkojmë:
Bankës së Shqipërisë të mbikëqyrë këtë operacion dhe të informojë publikun nisur nga detyrimet ligjore të saj;
Agjencisë së parandalimit të pastrimit të parave të mbikëqyrë këtë operacion dhe të informojë publikun nisur nga detyrimet ligjore të saj;
Të dyja institucionet kanë detyrimin ligjor të ndalin këtë riciklim dhe pastrim të parave të pista!







