Ne 8 maj, vote kunder cdo hajduti

1
67


Sokol Pepushaj

Vizioni i shkodranëve për të ardhmen e vet, duket se është në duar kolaboracionistësh të krimit të pafyrë e përçmimit dhe përgjatë dekadave është përdorur si një laborator ky qytet. Shkodra është përdorur si një një eksperiment, ku ka qënë kreative në prodhim deklaratash injorante e oratorishë banale nëpër ekrane e djep bandash vrasëse në shumë jetë të pafajshme.

Bandat në terren ku masin temperaturën dhe testojnë kredibilitetin e njëres apo tjetrës forcë politike, nuk është mirë të eklipsojnë ndërgjegjen qytetare, vetëdijen qytetare me çmënduritë, fudulleqet e ndarjen e ca parave në fushatë, pikërisht nga ato para që kanë vjedhur. Paratë është mirë tu merren të gjithëve e vota të mos u jepet.

E shihni në Shkodër si rrinin kandidatët deri në sekondat e fundit të afatit ligjor të regjstrimit, jo vetëm në qytetet, por edhe në komuna? Jetonin si mbi thumba, në ankth se mos atij që është në post dhe do rikandidoi, partia kundërshtare i vë perballë ndonjë intelektual të pa përfshirë në afera korruptive. Pra, kanë frikë nga një realitet më prekës se sa për nofka për komunizëm. Asish gjen në sofra të të gjitha partive.

Banditët, të cilësdo forcë politike, nuk kanë më kërçik as të djegin qytetin, as të terrorizojnë shtresat pa përkrahje, pasi monitorimi i nderkombetarëve u thyen leqet e këmbëve.

Të flasësh uratën PUNA E PENDIMIT në fushatë dhe të premtosh për mosdiferencime politike, shoqërore, racore, të bësh be në Krisht për një rrugë tradicionale vetëm politike me zhargone gjithmonë për një epokë të re qysh të nesermen e mandatit tjetër, e në anën tjeter të flesh në “krevatin” e mashtimit dhe pasurimit të paligjshëm, në “statin” e Djallit, nuk është ndonjë realitet i ri që mund të shfaqet neser. Mëndoni mirë njerëz para se të futni votën në kuti.

Gjithsecili që mëndon se kandidati për të cilin voton nuk ka vjedhur, nuk ka mashtruar, i ka përdorur fondet e donacionet pastertisht, normalisht e meriton besimin, pa shikuar cilës forcë politike i përket. Vjedhja si me dorë të majtë, si me të djathtën është vjedhje.

Por këtu në Shqipëri këto 20 vitet e fundit nuk është si të vjedhesh me të majten si me të djathtën. Kur Ilir Meta ishte komunist e sipas PD-së vidhte me të majtën, për socialistët ishte i pastër. Kur Ilir Meta është demokrat e kapet me filmim duke vjedhur 700 000 euro me dorën e djathtë pra, për të majtën është hajdut, kurse për të djathtët është qelibar.

Kushdo që kërkon votën mund ti ofrojnë Shkodrës mundësitë e reja, realitetin e ri, modelin ri të qeverisjes vendore, shpresën për administrim të pastër të parave të qytetareve, mos diferencime sociale te shtresave të ndryshme shoqërore, kurse cilido që rikekon voten nuk duhet votëbesuar vetëm nga termat, nocionet nëpër orgji politike që i shpalos një herë për votime. Duhet kthyer koka pas e shikuar si ka punuar ky burri që po bën shenjtorin, se sa për gra as që bëhet fjalë.

Partitë zgjedhin burra të fortë e trima që kur dalin në shesh e të xhveshin shpatat e fyerjeve të shajnë kundësrshtarët deri në ghyshe. Kësi soj trimoshësh që bëhen të butë si qengja njëherë në katër vjet kur rikërkojnë tu falen gjynahet duke i ribesuar, e kanë në gjak ta kthejnë votën tuaj në plaçkë tregu politik e ekonomik, në tendera, në bursa për fëmijët e tyre e në hotele luksoze deri për të dashurat, në urdhëra për të nxjerrë fëmijët tuaj nëpër mitingje, në vila e para për vagabondët që i shoqërojnë në votimet e ardhshme.

Rreziku që mbart prishja e raporteve të prëmtimeve me arritjet vlerësohet si format kadegorik për humbjen e orientimit logjik të rrugës drejt ditëve me më shumë shpresë, ndaj kujdes:
Asnjë votë atyre pushtetarëve që mëndoni se kanë vjedhur djersën tuaj.
Të cilësdo parti qofshin.

1 COMMENT

  1. Sovraniteti, dinjiteti sillen rrotull te njejtit bosht.
    Sovraniteti dhe dinjiteti fitohen, nuk dhurohen.
    Etiketimi tek ne shqiptaret sherben vetem si nje justifikim i perkohshem, pastaj ne harrojme, edhe pse ata vjedhin dosen me gjithe gica.
    Ata s’bejne asnje dite pushim ne luften kunder shqiptareve per interesat e tyre dhe te femijve te tyre dhe ne s’kemi bere asnje dite pushim ne mbeshtetje te tyre; por boll tani u lodhem, as kocka s’ka me per neve, me 8 Maj ne do te bejme pushim te plote, me 8 Maj ne do te ABSTENOJME.

Comments are closed.