A B S T E N O J !

1
303


[nga Blerti DELIJA], prill 2011

Sic duken bathet, ne Shkoder nuk do te kete gare. Nuk perben ndonje risi ne fakt, teksa qe prej 20 vitesh me Komitetet Pluraliste, asnjehere nuk e ka cikur pushtetin vendor e majta apo aleate te saj. E kam fjalen per kete pragzgjedhjesh vendore, te cilat si rradhe here keto 2 dekada pluripartitizem, e kane thuajse te paracaktuar fituesin. Flas per bashkine Shkodres meqenese qe nga lindja e deri me sot, jetoj ne kete qytet dhe sepse jam nder njerezit qe kam qene me ne korrent me zhvillimet politike, sociale e ekonomike te ketij komuniteti.

Qe ne krye te heres, atehere kur Partia Socialiste e sapo konvertuar nga PPSH-ja, elektorati i majte asnjehere nuk ka qene vendimtar per fatet e qytetit, me perjashtim te bashkimit te votave me te djathtet e bashkuar ne turin e dyte te vendoreve 1996. Edhe asokohe, kryebashkiaku ishte thjeshte nje figure pasi pushtetin e kishte PD-ja, e cila madje kishte kompetenca edhe ne emerime ne administrate.

E nisa me Partine Socialiste, opoziten e ketij qyteti, pasi jam i bindur se te gjitha problemet e te qenit jokompetitive, jane pikerisht te kesaj force politike. Pasi doli nga “ngujimi” politik deri ne kohen e ardhjes ne krye te saj te socialistit Ndreke Rukaj, PS-ja mori guxim te futet ne mitingje ne Pallatin e Sportit per te vijuar me pas me tubime ne sheshet qendrore te Shkodres, bastionit te pamposhtur te PD-se.

Konkurrimi i kandidateve socialiste, ka qene gjithhere i pamjaftueshem jo per te marre pushtetin, por as per te nxitur josocialistet apo qytetaret e paangazhuar politikisht, te mbeshtesin me vote alternativen e saj. Socialistet, si ne pushtet ashtu edhe ne opozite ne pushtetin qendror, kane deshtuar gjithmone ne marrjen e kalase “blu” te Rozafes. Nga socialiste te thjeshte, kryetare partie, prefekte dhe madje ministra shkodrane ne kesaj force politike, kane deshtuar. Justifikimi i perhershem, i lodhshem dhe stresues ishte perhere “vjedhja e votes”.

Perdorej edhe atehere kur president ishte nje i majte, kryeminister nje i majte, kryetar Kuvendi po i majte, prefekti i majte, drejtori i policise i emeruar nga nje minister i majte. Shkurt, kur kishin “gurin e arren” ne dore!

Mendoj se asnjehere PS-ja “nuk i ka rene 10-es” me emrat per kandidate per kryetar bashkie ne Shkoder. Se pari, asnjehere nuk eshte marre realisht mendimi i antaresise socialiste, aq me pak testuar opinioni me i gjere qytetar.

Se dyti, pergjithesisht emrat jane caktuar ne varesi te miqesive apo nderhyrjeve ne kupolen roze ne Tirane. Se treti, asnjehere, theksoj asnjehere, PS-ja nuk ka kandiduar nje individ te investuar jo vetem politikisht por edhe ne komunitetin e qytetit. Ne jo pak raste, kandidatet kane qene te importuar nga shkodrane te “tiranizuar”. Se katerti, asnjehere kandidimin per bashkine e Shkodres PS-ja nuk e ka pare si nje proces qe duhet nisur te pakten 1 vit para dates se zgjedhjeve, duke e lene gjithcka ne muajt e fundit e sivjet, ne 24 oret e fundit.

Se pesti, Shkodra eshte e ndjeshme edhe ndaj pjeses morale apo te ndershmerise (paperlyerjes) se kandidateve ne afera te ndryshme dhe PS-ja disa here nuk ua ka vene emrin ketyre ndjeshmerive qytetare. Se gjashti, PS-ja asnjehere nuk eshte perpjekur te ndertoje nje aleance te vertete parazgjedhore me individe apo subjekte te djathta ne Shkoder, mbase edhe duke i lene te drejten e caktimit te emrit. Nje tentative e vaket, me shume nje gjetje mediatike se realitet, deshtoi edhe kete vit.

Nga ana tjeter e “barrikades” politike, eshte Partia Demokratike, prej 20 vitesh ne pushtetin vendor te qytetit te Shkodres. Natyrisht, teksa qytetaret e mbeshtesin me vote per 2 dekada, kjo force politike eshte e kenaqur edhe me ate cfare ka bere per bastionin e saj. E ne fakt, nga 2005 dderi me sot, krahasuar me 1997-2005, Shkodra ka ndryshuar. Pak, por ka ndryshuar.

Si cdohere, edhe sivjet ne mes jane qytetaret. Kane ne dore nje mekanizem te forte per fatet e qytetit, por edhe te jetes se tyre per 4 vitet e ardhshme. A jane te kenaqur shkodranet me qytetin e tyre? Pyetja eshte e gjere por natyrisht, sipas metodes krahasimore, PO! Jane me te kenaqur se para 4 viteve, pasi deri ne 2005-en, qyteti i tyre merrte fonde investimesh aq sa bashkia e Orikumit, qytet qe u be i njohur ne Shqiperi pikerisht nga ky krahasim me Shkodren. Po a eshte kjo Shkodra qe duhej te ishte pas thuajse 6 viteve qeverisje nga PD-ja dhe qeveria e saj ose, a eshte qyteti yne ne ate nivel qe te gjithe enderronim teksa sillnim ne pushtet qendror demokratet?

Me perjashtim te infrastruktures rrugore, ndricimit dhe deri diku kanalizimeve, Shkodra rreshtohet ne bashkite e nivelit te dyte, mbase dhe me poshte. Po nisim me sektoret “me pak te rendesishem” per administraten bashkiake, artin. Shprehja me e pershtatshme eshte vegjetimi ne teresi, me perjashtim te disa traditave kombetare qe vijojne nga pasioni i inercise. Brezi i artisteve gjigante te skenes shkodrane po shuhet edhe nga kalimi i viteve, nuk ka rinovim dhe ata qe nderrojne jete duhet te jene te lumtur qe po i shpetojne pensionit 13000-18000 leke. Ata qe vijojne te jene ne skene akoma, duhet te kenaqen me nivelin e pages se pastrueseve te mjediseve te Bashkise. E thene shkurt, as nuk ka pasur dhe nuk ka nje strategji apo projekt per kete sektor ne Bashkine e Shkodres. 4 vitet qe po mbyllen, e tregojne qarte.

Vijojme me sportin. Fatmiresisht, futbolli mbahet ne kembe nga privatet dhe eshte kompetitiv. Sportet e tjera mbijetojne me kushte te mjerueshme financiare dhe logjistike. Shume talente tashme “emigrojne” ne Tirane apo jashte Shqiperise. Ambjentet sportive jane tkurrur ndjeshem dhe Bashkia asnjehere nuk ka menduar te ndertoje disa fusha minifutbolli, basketbolli per te rinjte, te cilet perhere e me shume mbesin mejhanave ku konsumojne edhe gjera te tjera vec kafese. Mund te thuhet pa frike se sporti eshte ne vendin e fundit te prioriteteve te Bashkise Shkoder. Shembulli me i mire eshte stadiumi “Loro Borici”.

Hapesirat e gjelbra ishin nje nga premtimet e bujshme te kesaj administrate. Nuk di, nese gaboj me tregoni, nese jane shtuar 10 m2 siperfaqe te gjelbra ne qytetin tone. Cdo dite e me shume, betoni po ze vendin e ketyre hapesirave dhe si per ironi te fatit ne Tirane, pikerisht per kete sulmohet Edi Rama, por Shkodra eshte shume larg ne te gjitha kuptimet.

Si edhe para 4 viteve, mbeturinat urbane apo plehrat e qytetit, vijojne te digjen duke sjelle tymin kancerogjen ne shume pjese te qytetit. Landfilli ka qene nje nga premtimet e bujshme te ketij mandati. Ai eshte perfunduar, por plehrat vijojne te digjen si ne epoken e gurit. Pasojat, ne dhe femijet tane, do te fillojne ti ndjejne pas disa viteve. Ne kete pike, nuk po ndalemi tek problemet e grumbullimit dhe heqjes se mbeturinave, ku jo rradhe qyteti i ka ngjare edhe Napolit.

Renia e nje tavani ne nje shkolle te Tiranes ishte kronike e shume televizioneve te cilat nxituan te kryqezojne politikisht Edi Ramen- e natyrshme per nje fushate elektorale shqiptare. Bashkia e Shkodres me rezulton se nuk ka kryer asnje investim per ngrohjen qendrore ne shkollat e qytetit pasi per ceshtje infrastrukture eshte e kote te flitet kur edhe oborret e shkollave vijojne te kthehen ne pika shitje me shumice apo edhe sheshe ndertimi.

Ujrat e zeza te qytetit gjate permbytjeve te ketij fillim viti per pak u kthyen ne nje problem per qytetin. Por uji nxorri siper fatmiresisht jo fekalet, por nje problem jetik. Stacioni i pompimit dhe perpunimit te ujrave te zeza nuk ekziston ne qytetin e Shkodres. Ky informacion me eshte servirur nga nje specialist i kesaj sfere, i cili me kujtonte se ujrat e zeza jane problemi me emergjent per qytetin e liqenin e Shkodres.

Turizmi qytetar i prezantua si nje nder prioritetet e Bashkise ne fillim te ketij mandati qe lame pas. Lagjet periferike te Shkodres, buze liqenit te Shkodres vetem u permbyten bashke me apo biznese private qe investuan shkodranet ne Shiroke e Zogaj. Qyteti yne krenohet me nje pedonale ne Piace qe i nderrohen pllakat cdo jave pasi ka qene pune jo cilesore, me nje pedonale tek moloja qe e ka marre me vete uji ne pjesen me te madhe dhe me nje fototeke “Marubi” e fshehur, te cilen edhe shume shkodrane e kane te veshtire ta gjejne. Sa per Muzeun e qytetit, ai vazhdon te jete si ketu e para 20 viteve, situate stacionare, duke u hapur vetem kur prenotohet por duke mos iu imponuar me vlerat e tij qytetit dhe turisteve. I vetmi atraksion mbetet kalaja e Rozafes e cila mund te te ofroje vetem ate qe ka trasheguar nha lashtesite e historise. Edhe ndricimi dekorativ, tashme eshte zhdukur.

Ne fakt, mund te vazhdoja edhe me konstatime te tjera nga sektore te rendesishem e jetike te Shkodres. Por, dua ta mbyll me nje nga pakenaqesite me te medha dhe publike te kryebashkikut aktual te Shkodres, vetem pak dite pas 7 prillit 2007, kur mori zyrtarisht detyren: administraten bashkiake! Pakenaqesia arriti deri atje sa kercenoi me largime nga puna te administrates, e cila sipas tij dhe per ta permbledhur, “nuk ndiqte dot ritmet”.

Nuk me rezulton se ka patur ndonje largim te bujshem ne keto 4 vite, madje administrata eshte fryre brenda godines dhe ne godinat ne varesi. I bie qe, kryebashkiaku nuk ka patur te drejte pra ka gabuar, ose stafi ka kapur ritmet e kerkuara nga shefi i tyre. Per ta mbyllur me stafin e bashkise, as edhe keto 4 vite nuk rregjistrohet nje konkurs i hapur e publik per ndonje nga vendet e punes ne Bashki. Ne fakt, as ne institucionet e tjera vendore. Me kete nuk dua te them se emerimet jane qe te gjitha politike.

Sot jemi me 8 maj 2011. Me duhet te zgjedh. Eshte e drejta ime te zgjedh. Nje here ne 4 vite per bashkine dhe po kaq per parlamentin, une behem i rendesishem me voten time, sic edhe te gjithe bashkeqytetaret e mije. Mund te votoj pro pushtetmbajtesve ose pro pushtetkerkuesve. Ne pamje te pare, zgjedhja duket e lehte.

Te bashkohem me shumicen e deritanishme te pakten, te votoj pushtetmbajtesit! Aq me teper kur ky pushtet dhe ai i Tiranes kane te njejten ngjyre. Qe do te thote se teorikisht, qyteti do te kete me shume vemendje e investime, indirekt edhe une do te kem me shume perfitime ne sherbime te pakten. Ka edhe nje motiv tjeter. Tash 4 vjet ne Shkoder eshte investuar. Vetem i verbri nuk e sheh qe kemi me shume rruge me asfalt, me shume trotuare dhe me shume ndricim.

Krahasuar me vitin 1938, me falni me vitin 2005, qyteti ka marre nje pamje me shume moderne dhe bashkekohore. Por per mua eshte pak, shume pak, duhej te behej me shume, shume me shume! Per thuajse 6 vite te qeverisjes se PD-se, e cila deklaroi se i ka shume borxhe Shkodres, duhej qe asnje rruge as dytesore te mbetej e paasfaltuar! Nuk po flas per premtimet e pambajtura apo dhe punet e nisura e kurre te perfunduara, te pakten deri tash. Megjithese, jam i bindur se gjate fushates do te kete nje “bum” shiritash, me falni, perurimesh.

Nuk mund te votoj kunder natyrisht, por nuk mund te votojn as pro. Shume here me kujtohet nje shprehje e mikut tim, teksa i paraqisja si argumente trotuaret dhe asfaltet e reja. “Meqe je i kenaqur, merr nje kazem, merr asfalt dhe haje”, ishte pergjigja e cila ne fakt nuk ka shume lidhje me Bashkine direkt. Per konkurrencen e pandershme, per favorizimin e disa bisneseve ne dem te te tjereve, per tregjet e pakontrolluara bashke me ushqimet, ne fakt ka nje fare pergjegjesie.

Por serish, nuk arrij te votoj kunder. Kujtoj rrugen me gropa ku kaloja cdo dite, kur uji i shiut “i mbyllte” te gjitha gropat. Kujtoj oret e territ ne rruget e qytetit tim kur cakmaku me drite ishte nder me te shiturit. Kujtoj ankesat e qytetareve per pamundesine e levizjes me bicikletat tona tradicionale. Por nga ana tjeter, sjell akoma ne mendje ato probleme qe ceka vetem pak rreshta me siper qe nuk moren zgjidhje apo nuk u vune ne rrugetimin e duhur gjate 4 viteve.

Nje vote kam. Eshte dhe nuk eshte e rendesishme, por eshte e vetmja arme e imja per te shenjuar dicka ne fatet e qytetit dhe te mijat. Opozita qytetase nuk me ofron thuajse asgje. Nuk ka as mekanizmat e duhur, pa llogaritur perzgjedhjet qe sipas meje, nuk jane me te mirat e mundshme dhe me konkurrueset. Ka edhe nje faktor tjeter shume te rendesishem qe lidhet me ngjyrat.

Ato te opozites qytetase jane ndryshe nga apo te pushtetmbajtesve ne qender. Nuk dua qe te kemi vemendje aq sa bashkia e Orikumit para vitit 2005. Pastaj, ka shume vite qe opozita nuk ka arritur te jete as e tille, aq me pak sot te vije ne pushtet edhe permes votes sime. Nuk do te votoj as per opoziten e qytetit tim. Alternativa te tjera nuk ka. Serish kam dy zgjedhje edhe ne kete pike.

Mund te mos shkoj te votoj, duke rrezikuar qe te jem votues permes dores se dikujt tjeter. Ose, mund te shkoj, te marr fleten time te votimit, te firmos dhe ta fus si te pavlefshme ne kutine e votimit. Ne te dyja rastet, une zgjedh te abstenoj, te mos votoj asnje kandidature. Gjate 10-11 viteve te fundit, Shkodra ka qene rekord per “partine” e abstenuesve. Shifra ka variuar nga 67-70% e zgjedhesve.

Fatet e qytetit percaktohen nga minoranca e tij, e thene ndryshe nga antaresia ne formacionet politike. 2/3 e qytetareve kerkojne te mos jene “bashkefajtore dhe bashkevuajtes”. Nese situata mbetet e tille, ia vlen te krijohet Partia e Abstenuesve te Shkodres. Ne zgjedhjet e para mund te jete e suksesshme. Por me pas, edhe ajo do te jete viktime e vete abstenuesve. Ky eshte sistemi! Por une abstenoj!

1 COMMENT

  1. Kam kaq shume gjera per te shtuar, kam kaq shume probleme per te ngritur, por po beje vetem nje gje; ashtu si edhe ti: PO ABSTENOJ.

Comments are closed.