Gani Qarri, Cyrih, 23 Dhjetor 2011
Në shenjë nderimi dhe respekti për Heroin më të ri të Kosovës Enver Zymberi, me rastin e 5 mujorit të rënies së tij në krye të detyrës”,Postë-Telekomi i Republikës së Kosovës,në edicionin e 75-të filatelisë postare, përjetësoi emrin e tij edhe në filatelinë e shtetit,duke përuruar pullën e re postare me pamjen e heroit tonë më të ri.
Duke pranuar si dhuratë fotografin e të birit,”vulosur” me argjend në pamjen e pullës postare, Babai i policit hero, Muharrem Zymberi u shpreh se një akt i tillë,nuk ishte nder vetëm për Familjen e heroit, por për të gjithë policët e shtetit. Ndaj ashtu siç ndjen familja krenari, të gjithë shqiptarët duhet të ndjehen krenar,sepse djali i tyre me veprën dhe heroizmin e treguar u bë i pavdekshëm ,duke dëshmuar se nuk i takonte vetëm familjes por gjithë Kosovës.
Është për tu përshëndetur edhe puna e madhe e Filatelisë së Post Telekomit të Kosovës,e cila bëri një vepër të madhe dhe me shumë përkushtim në punën e saj 11 vjeçare, duke promovuar përmes pamjeve të pullave postare, jo vetëm trashëgiminë tonë historike e kulturore, por edhe heronj e personalitete të shquara kombëtare.
Ajo kësaj radhe zgjodhi të promovonte, heroin tonë më të ri, Enver Zymberin të lindur më 3 prill të vitit 1979 në një familje atdhedashëse shqiptare, nga fshatin Dubovc afër Vushtrrisë. Ai që në moshën 19 vjeçar ishte angazhuar edhe në luftë për lirin e Kosovës si pjesëtar i UÇK-së, dhe ushtar në brigadën 138 “Agim Ramadani”.
Pas përfundimit të luftës,që nga vitit 2000 ishte angazhuar në policinë e Kosovës,si pjesëtar i gjeneratës së dhjetë të saj, duke kryer detyra me rëndësi për tu dalluar edhe si pjesëtar i njësiteve speciale ROSU- të shtetit deri në rënien e tij heroike para 5 muajsh,me 25 korrik të vitit 2011, në aksionin për çlirimin e pikave të uzurpuara kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit nga bandat kriminale serbe.
Enver Zymberi, thirrjes së Atdheut për çlirimin e trojeve tona iu përgjigj me devotshmëri duke u bërë përçues i denjë i amaneteve çlirimtare të heronjve dhe dëshmorëve të kombit. Edhe pse vuajtjet e plagëve të pa mbyllura të këtij populli,ende vazhdojnë,ai me heroizmin e treguar hyri në përjetësinë e pa harruar të heronjve duke u bërë zë i pa shuar në thellësitë e historive madhështore kombëtare dhe këngë e pa ndaluar përjetshëm në legjendat moderne të kohëve tona.
Veprat heroike të këtij polici trim dhe patriot, lënë gjurmë të pashlyera në historitë tona atdhetare,për çlirimin e pjesëve të okupuara të atdheut. Histori më vete ishte edhe kapja e pikave të “pa arritshme” kufitare,duke kaluar mes përmes tokës së “ndaluar” për shtrirjen e shtetësisë sonë edhe në këtë pjese të vendit. Ky ishte edhe një heroizëm i llojit të vet për kryerjen me nder të misionit të besuar shtetëror. Heroizëm i shpërfaqur me kushtrim lirie dhe dinjitet të lart kombëtar, i cili do të mbetet përherë në historinë tonë më të re. Ndaj Enver Zymberi – si Hero,edhe do të kujtohet dhe nderohet me pietet, përgjithmonë.
Enver Zymberi ishte heroi me i madh i Kosoves, pasi qe ndodhi ajo tragjedi i gjithe populli ishte i trishtuar sic ishte familja e tij qe ishin shume te pikelluar por duhet t’ia kalojme disi pa te. Veprat heroike te ketij polici trim dhe patriot lene gjurme te pashlyera ne historite tona atdhetare per clirimin e pjeseve te okupuara te atdheut. Sa here qe e kujtoj me shkon mendja tek familja e tij dhe mendoj si kalojne ata pa te, mirepo si hero Enver Zymberi edhe do te kujtohet dhe te nderohet pergjithmone. Lavdi heroit te Kosoves Enver Zymberit!
Comments are closed.