ResPublica.al, 1 shkurt 2013
Në një intervistë për Shqiptarja.com, ish diplomati Lisen Bashkurti, njëkohësisht eksponent i Aleancës Kuqezi, flet dhe për Sali Berishën, me të cilin e lidh një miqësi, apo njohje, e hershme. Kështu thotë vetë ai. “E kam njohur shumë vite përpara se të futej në politikë. E kam njohur si mjek, e kam takuar në spital, në hotelin Dajti, në zyrën time të sekretarit të parë të rinisë komuniste, dhe kam konstatuar atëherë një pasion të madh për politikën”, shprehet ai fillimisht, e më pas shtyhet në konsiderata për Berishën e sotëm:
“Berisha është karakter malësori, me temperament të lartë, është kolorik, reagues i menjëhershëm, i ashpër, këmbëngulës, kokëfortë, i zgjuar deri në dinakëri, lexues e i ditur, i mirorganizuar e punëtor i palodhur, karizmatik në komunikimet populiste, dhe manipulator i mediave e i komunikimeve ndërkombëtare, është lojtar i fortë e i qartë politik, por shtetar i dobët e kaotik, stili i tij qeverisës është autokratik, vuan nga narcisizmi. Gjykoj se për vetë Berishën do ish mirë një tërheqje e butë nga politika. Çdo ditë që po kalon, po e rëndon. Çdo vonesë në tërheqje e kërcënon… po nuk u tërhoq butë, do largohet pa dinjitet.”
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.shqiptarja.com/dossier/2711/bashkurti-ramiz-alia-nga-shkolla-e-kgb-sali-berisha-nje-hipokrit-141764.html
Re.Pu.