Lavirja e Bindur e Sali Berishës

0
61


Bledar H. Prifti

Pas masakrës së 21 Janarit kur forcat qeveritare të drejtuara nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha hapën zjarrë mbi protestuesit duke vrarë katër njërëz të pafajshëm, shoqëria Shqiptare u përball me një përdorim publik të fjalës “lavire” nga ana e Sali Berishës përkundrejt Kryeprokurores Ina Rama. Duhet të jetë mëse e kuptueshme për të gjithë, se përdorimi i asaj fraze (“lavire bulevardi”) nuk kishte të bënte me nderin personal të një individi (kryeprokurores) por me “nderin/integritetin” e një institucioni të pavarur kushtetues i cili nuk i bindjen një institucioni tjetër. Për Sali Berishën, prokuroria dhe çdo institucion tjetër kushtetues janë pronë e tij që duhet të punojnë për Berishën për arsye ekonomike/pushteti dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve.

Me pak fjalë, Sali Berisha e konsideron veten një “pimp”, pronar laviresh, i cili është i rrethuar ngahera me lavire që duhet të punojnë vetëm për hesap të pushtetit të tij. Por ajo që të bën më shumë përshtypje nuk është konsiderimi i institucionit të prokurorisë nga ana e Berishës si “lavire bulevardi” por rrethimi i Berishës nga një tufë laviresh politike që për vlerë kanë paranë dhe plackën dhe për moral kanë hajdutërinë dhe kusarinë.

Lavirja që spikat më shumë në këtë kualicion laviresh që ka rrethuar Berishën e ka emrin LSI. Duhet të më kuptoni qartë! E përdor fjalën “lavire” jo për të ofenduar personalisht dikë por për të shpjeguar më qartë fenomenet dhe natyrën e lëvizjeve politike të grupimeve të ndryshme politike në këtë situatë. Fjala “lavire”, në aspektin politik, cilësohet një forcë politike e cila ndryshon kahet politike vetëm për hir të pushtetit dhe plackës së dalë nga pushteti. Këto forca politike nuk kanë asgjë të përbashkët me sistemin e besimit dhe interesat e votuesve dhe nuk i qëndrojnë besnik vullnetit të këtyre të fundit. Votuesit konsiderohen nga këto lavire si turrma që mund të manipulohen për interesat e pushtetit dhe plaçkës.

Në shoqërinë Shqiptare ka një përceptim të gabuar në lidhje më “lavirllëkun politik”, dhe kjo nuk është për faktin se “lavirllëku” është vlerë e shoqërisë sonë por sepse klasa politike, përmes propagandës dhe hegjemonisë së vlerave të saj, ka arritur t’i mbush mendjen shoqërisë se lavirllëku është diçka normale në politik. Fatmirësisht, historia e politikës botërore njeh shumë pak raste të tilla. Madje, kur këto fenomene kanë ndodhur , “lavirja” është larguar shumë shpejt nga skena politike. Rasti më i pastër është eleminimi i Partisë Liberale Britanike dhe zëvendësimi i saj me Partinë Laburiste menjëherë pasi liberalët hynë në kualicion me konservatorët.

Rasti i dytë identik është rasti i Xhuvelit; dhe besoj se të gjithë e dinë tashmë fundin e Xhuvelit. Disa “mendimtarë dhe intelektualë” të pushtetit, në media e gjetkë, tentojnë ta njëhsojnë lëvizjen e LSI me raste të tjera kualicionesh. Por këto kualicione nuk kanë asgjë të përbashkët me kualicionin e lavireve dhe Xhuvelizmin pasi e gjithë fushata elektorale (“radikale”) e LSI u mbështet në premtimin për të larguar Berishën dhe jo për ta mbajtur atë në pushtet.

Gjithashtu, është e njëjta hegjemoni e lavirllëkut që iu ofrua shoqërisë Shqiptare në rastin e videove të ish-ministrit Pango, të ish-zvkryeministrit Ilir Meta, dhe së fundmi të videos së masakrës së 21 Janarit. Në të tre rastet, laviret e pushtetit tentuan, deri diku me sukses, t’i paraqesnin ngjarjet si dicka e zakonshme dhe si një gabim jo i abuzuesve, vrasësve, dhe hajdutëve me pushtet, por si një gabim i gazetarëve, protestuesve, dhe atyre që i filmuan këto video.

Për të kuptuar të vërtetën, absurditetin, dhe diabolizmin e mendimtarëve dhe lavireve të pushtetit, mjafton të shikohen/analizohen kamerat e fshehta të para pak ditëve të ngritura nga gazetarët Europianë që kapën me presh në dorë eurodeputetët që merrnin para në dorë në këmbim të mbështetjes politike që iu jepnin grupeve dhe pushtetarëve si Berisha. Në Europë kurrkush nuk u ngrit dhe të fliste për “çimka” të gazetarëve pasi ato “çimka” nxorën në dritë të vërtetën dhe botën e hajdutëve dhe lavireve.

Tek ne, laviret, mendimtarë, dhe analistë e pushtetit e shndërruan në normë që të debatohej për ata që rregjistruan videot dhe jo për ata që u kapën duke abuzuar dhe vjedhur Shqiptarët. A mundet këta zorzopë dhe lavire të pushtetit t’i shpjegojnë publikut shqiptarë se ku qëndron ndryshimi midis “çimkave” të gazetarëve të “Fiks Fare” dhe ministrit Prifti që kapën me presh në dorë hajdutët Pango dhe Ilir Meta dhe “çimkave” të gazetarëve Europianë që kapën me presh në dorë eurodeputetët hajduta? A e kupton o popull se laviret e pushtetarëve tanë nëpër media e gjetkë synojnë të fusin me forcë në zëmrën dhe shpirtin tënd vlerat e lavireve?

Një rast tjetër për të kuptuar hegjemoninë e lavireve të pushtetit në opinionin publik është masakra e 21 Janarit ku forcat e sigurisë qeveritare të udhëhequra nga Lulzim Basha, me bekimin e Sali Berishës, egzekutuan katër qyterarë paqësorë dhe të pafajshëm. Edhe në rastin e kësaj masakre, laviret e pashpirta dhe të djallëzuara të pushtetit, në media dhe qeveri, mbështetën vrasësit duke e konsideruar aktin si dicka normale dhe demokratike.

Shumë të tjerë nuk nguruan, bile, të talleshin dhe të ç’nderonin e vrisnin për herë të dytë viktimat e 21 Janarit. Personalisht, unë i urrej këto lavire, krijesa dhe fundurina të pashpirta. Do të urreja kështu këdo që do të mbështeste dhe legjitimonte vrasjen e Shqiptarit të pafajshëm nga shteti i Shqiptarëve, pavarësisht se kush do të ishte në pushtet.

Këto lavire janë fundurinat e lëna pas nga regjimi komunist, regjim në të cilin ky soj fundurinash të pashpirta legjitimonte vrasjen e Shqiptarit të pafajshëm nga shteti i Shqiptarëve. Do të duhej deklarata e drejtpërdrejt e Presidentit Francez, Sarkozi, për të zbuluar shpirtligësinë dhe djallëzinë e lavireve të pushtetit në lidhje me masakrën e 21 Janarit. Deklarata e Sarkozisë nuk ishte deklaratë/apel për laviret e pushtetit por një sirenë alarmi për mbarë shoqërinë Shqiptare për të kuptuar së është nën sundimin e hegjemonisë së vlerave të lavireve të pushtetit.

Ashtu siç e përmënda më sipër, LSI është lavirja politike e kryeministrit Berisha. LSI e tillë ka qënë që në lindjen e saj në vitin 2004. Ajo nuk u krijua si një forcë e majtë me një sistem besimi por si një organizatë filomafioze që si vlerë konsideronte vetëm plackën e vjedhur përmes pushtetit. Këto mendime unë i kam shprehur shumë kohë përpara se të dilnin videot e Dritan Priftit dhe duke u bazuar në një analizë të hollësishme të grupimit LSI dhe elementëve të saj. Nuk duhet shumë analizë për të kuptuar natyrën filomafioze të LSI.

Më e keqja është se, së bashku me xhuvelizim, LSI ka kontribuar në përhapjen e farës së keqe në politikën dhe shoqërinë Shqiptare. Kurrë më parë vlerat e shoqërisë dhe kultura jonë politike nuk janë kërcënuar kaq seriozisht nga e keqja dhe diabolikia. Kurrë më parë laviret dhe fenomeni i lavirizimit nuk ka qënë kaq i përhapur në shoqërinë dhe politikën Shqiptare. Ky fenomen ka prekur të gjitha sferat, shtresat, dhe gjeneratat e shoqërisë. Nëse lavirizimi nuk do të luftohet, sistemi i vlerave të shoqërisë do të shkojë drejt shkatërrimit, perceptimi mbi të mirën dhe të drejtën do të manipulohet dhe errësohet, shoqëria civile do të pushtohet nga antivlera dhe kriza morale, dhe sistemi politik do të vazhdojë të jetë në krizë permanente.

Në zgjedhjet e përgjithshme 2005, LSI ishte lavirja e Sali Berishës që kishte bërë pazare me të për të larguar socialistët e Nanos nga pushteti dhe sjelljen në pushtet të Berishës. Në këmbim të këtij shërbimi, LSI kërkonte përfitime ekonomike dhe politike për të gjithë mbështetësit e saj biznesmenë. Gjithashtu, LSI-së iu ofruan nga pushteti Berisha shumë media dhe mendimtarë të pushtetit që do të propagandonin axhendën e mashtrimit të LSI përkundrejt. Lavirllëku i LSI kulminoi dhe u bë publik në zgjedhjet e 28 Qershorit.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 2009-ës, LSI u premtoi votuesve dhe socialistëve radikal se do të “nxirrte në pension” përfundimisht Sali Berishën. Një pjesë e radikalëve socialist që dëshironin me çdokusht largimin e Sali Berishës votuan për LSI-në, por shumë shpejt u zhgënjyen kur shikuan se Ilir Meta dhe Dritan Prifti, jo vetëm që nuk e nxorrën Sali Berishën në pushtetet, por i dhanë atij pushtet edhe më shumë.

Tashmë, lavirizimi i grupimit filomafioz LSI është bërë publik dhe nuk mund të fshihet më ashtu siç u fsheh përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2005-ës dhe 2009-ës. Në fundin e saj politik, LSI-së nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të përpiqet që t’i mashtroj votuesit se lavirizimi është vlerë dhe diçka normale dhe e pranueshme në një shoqëri.

Që ta kuptoni më qartë lavirizim e LSI mjafton gjithashtu të analizohet mbështetja e LSI për Lulzim Bashën për Bashkinë e Tiranës. LSI trumbeton me të madhe se është socialiste por që mbështet Lul Bashën e Sali Berishës për Tiranën. Një mendje foshnjore do ta kuptonte shumë lehtë se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës nuk ka asnjë lidhje me interesat e qindrave e mijërave të majtëve dhe socialistëve të Tiranës. Kushdo që mbështet Lulzim Bashën nuk ka asnjë lidhje me të majtën dhe socialistët.

Çdo socialist dhe i majt i thjeshtë duhet të kuptojë se një votë për LSI dhe Ilir Metën është një votë për Sali Berishën. Disa nga ju e sulmuan Edi Ramën për këtë deklaratë të tillë në prag të 28 Qershorit. Po ashtu, e akuzuat Ramën se nuk pranoi të bënte kualicion me LSI-në. Por koha tregoi se Ilir Meta ishte ulur me kohë në prehrin e Sali Berishës që në ngjizje të LSI-së në 2004. Koha tregoi se mardhënia e Ilir Metës me Sali Berishën nuk është thjeshtë një mardhënie rastësore apo dashuri me shikim të parë me Lulzim Bashën.

Koha tregoi se kjo ishte një strategji e Berishës për të marrë e mbajtur pushtetitn dhe një strategji e Ilir Metës për të shkatërruar Partinë Socialiste të Fatos Nanos në 2005-ën, dhe më vonë të Edi Ramës në 2009-ën, vetëm e vetëm për interesa personale të klanit filomafioz Meta. Rama kishte të drejtë pasi që atherë ai kishte kuptuar se LSI nuk ishte parti politike alternativë e socialistëve por lavirja e bindur e Sali Berishës.