Rruga lihet në mëshirë të fatit

0
51

Shekulli, 06.12.2009

DURRËS-KUKËS / As kompanitë ndërtuese dhe as shteti nuk ndërhyjnë për meremetimin e dëmtimeve
Megjithëse ka përfunduar ndërtimi në disa akse, ato nuk janë marrë në dorëzim nga Drejtoria e Rrugëve

Bashkim Shala

KUKËS- Pjesa e përfunduar e autostradës Durrës-Kukës është lënë në mëshirë të fatit, pasi kompanitë ndërtuese dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk ndërhyjnë për meremetimin e dëmtimeve për shkaqe natyrore por edhe në vendosjen e sinjalistikës rrugore.
Segmenti Myç-Mamëz-Kukës-Morin, i projektuar dhe ndertuar si autostradë, nuk të jep pamjen e tillë. Shkatërrim të sinjalistikës, nderhyrje nga rrugët dytësore gati në çdo kilometër, kanale të ujërave të zeza që derdhen në autostradë, shembje në shumë pjesë të saj, këto janë pamjet që të paraqiten nga ky segment i autostradës pesë muaj pas perfundimit.

Ky aks që përben rreth 25 per qind të gjithë gjatësisë nga Rresheni në Morin, që nga perfundimi i punimeve në të ai nuk është në zotërimin e askujt. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugëve ende nuk e ka marrë në dorëzim, nderkohë që firmat kontraktore kanë kohë që janë larguar duke e lënë rrugën në mëshirë të fatit. Në shumë pjesë të saj kanë ndodhur shembje, nderkohë që është vjedhur dhe shkatërruar sinjalistika rrugore e sapo vendosur. Po ashtu, në segmentin poshtë qytetit të Kukesit, zgjatohen disa tuba plastikë të cilët depertojnë ujërat e zeza të disa shtepive në autostradë. Krahas kësaj, edhe segmenti që fillon nga ura e Drinit të Zi deri tek By Pas-i i në dalje të qytetit të Kukësit drejt Morinit, numëron disa plasaritje dhe shkarje të rrugës për shkak të rreshqitjes së tokës. I njejti fenomen ka ndodhur edhe në vendin e quajtur Gryka e Morinit.

Pas publikimeve në media të disa çarjeve të asfaltit në një segment të kësaj rruge, firma sipermarrese ka filluar ta riparojë diçka, por duke ndikuar në rëndimin e situatës pasi shtresa e asfaltit e hedhur tek pjesa e plasaritur është shkërmoqur duke u bërë shkak për aksidente. Balta dhe dherat e sjellë nga këto rrugë kanë demtuar autostradën, duke u bërë shkak për aksidente. Të pyetur në lidhje me gjëndjen, kompanitë sipërmarrëse shpjegojnë se rruga është brenda garancisë dy vjeçare.

Kompania supervizore “Tecnic Sintagma &SËS” ka dy muaj që është larguar, megjithëse ky segment rrugor ende nuk është dorezuar, ndersa nuk ka perfunduar ende By pas-i na dalje të Kukësit. “Me kerkesë të Drejtorisë së Pergjithshme të Rrugëve bejmë disa sherbime në mënyrë vullnetare”, – shprehet një ish- punonjës i kompanisë supervizore “Tecnic Sintagma &SËS”. Ndersa lidhur me derdhjen e ujërave të zeza në autostradë, ky i fundit ngul këmbë se ato janë të lidhura me tubat shkarkues të rrugës, megjithese lagështia ka përfshirë betonet mbajtese të saj. Por në këtë pjesë të autostradës mungojnë edhe trafik ndareset në mes korsive të rrugës vajtje ardhje.Vendosja e sinjalistikës rrugore në bazë të projektit është detyre e firmave kontraktore, ndërsa vendosja e trafik-ndaresve është marrë persiper nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve