Gazeta Shqiptare
-Çfarë kishte në mend të bënte Kosta Trebicka?
-Kush ishte i pari që e pa të gjallë tek “aksidenti”?
-Ishte truproja i Berishës?
-Si u lidh sekseri Thomes me pushtetarët shqiptarë?
-Pse donin që Trebicka mos prodhonte kutitë/
-E kujt ishte fabrika tjetër e kutive?
-Ç’lidhje kishte djali i kryeministrit Berisha me kompaninë që nxori OFF Trebickën?
-Si u lidhën me qeverinë adoleshentët trafikantë të armëve?
Guy Lawson
Kërpudha e zjarrit në tragjedinë e Gërdecit la pas tymnajën e një skandali të vërtetë financiar që ka për bazë tregtinë e armëve dhe protagonist, kompaninë qeveritare MEICO. Gjithçka nisi kur kompania amerikane “AEY Inc” e 25-vjeçarit, Efraim Diveroli fitoi një kontratë prej 300 milionë dollarësh me qeverinë e SHBA për blerjen e municioneve dhe iu drejtua Shqipërisë për të lidhur marrëveshje mbi blerjen e këtyre municioneve.
Gazetari i famshëm investigativ Guy Lauson në një artikull të publikuar dy ditë më parë në revistën amerikane “Rolling Stone” ka hedhur më shumë dritë mbi këtë aferë të pisët të tregëtisë së armëve.
Falë një dëshmie ekskluzive të siguruar nga ortaku i Diverolit, David Packouz, i cili aktualisht gjendet pas hekurave të qelisë, gazetari investigativ Laëson ka arritur të zbërdhejë shumë enigma. Në artikullin e tij jepen detaje interesante jo vetëm të jetës personale të dy djemëve hebrej, që nga dy të droguar arritën të bëheshin miliarderë përmes trafikut të armëve, por edhe të mënyrës sesi u përfshirë në këtë aferë ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzeni etj. “Gazeta Shqiptare” boton sot të plotë artikullin e botuar në revistën amerikane “Rolling Stone”.
E-maili po e konfirmonte: Gjithçka ishte më në fund në kohë, pas javësh të tëra acaruese dhe me vonesa të pashpjegueshme. Avioni A747 sapo ishte ngritur nga një aeroport në Hungari dhe po kalonte mbi detin e zi drejt Kirgistanit, afro 3000 milje drejt lindjes. Pasi ndaloi të merrte naftë, fluturimi do vazhdonte drejt Kabulit, kryeqytetit të Afganistanit. Në bordin e avionit ishin 80 arka të mëdha që kishin brenda rreth 5 milionë municion për AK-47, kallashë të erës sovjetike të kërkuara nga Ushtria kombëtare afgane.
Duke e lexuar këtë email në Miami Beach, David Packouz pati një shenjë lehtësimi.
Ngarkesa ishte pjesë e një kontrate prej 300 milionë dollarësh që Packouz dhe partneri i tij Efraim Diveroli, fituan nga Pentagoni për të armatosur aleatët e Amerikës në Afganistan. Ishte maji i vitit 2007 dhe lufta po shkonte keq. Pas 6 vjet luftimesh, Al Kaeda mbetej ende një kërcënim. Talebanët po rigjallëroheshin dhe rastësitë e NATO-s po rriteshin në mënyrë të shpejtë. Për administratën Bush, municioni ishte pjesë e një përpjekje të dëshpëruar, për të kaluar hendekun dhe të merrej kthesa e kësaj lufte, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit që pasonte. Për Packouzin dhe Diverolin, ngarkesa ishte pjesë e një kontrate të madhe armatimi që i bënte ata seriozisht shumë të pasur.
I siguruar nga ky email, Packouz u fut në makinën e tij të re blu, Audi A4 dhe u drejtua për në shtëpi gjatë mbrëmjes, me dritaret hapur dhe me manjetofonin sterio që po shpërthente. Si 25 vjeçar, ai nuk ishte përdorur saktësisht si një ndërmjetësues ndërkombëtar armësh. Vetëm muaj më parë, e orientoi jetën e tij si një terapist masazhesh; studimet e tij në Educating Hands School of Massage, nuk përfshinin orë mësimi për kontratat militare apo gjeopolitikës së lojës me zjarrin. Por Packouz nuk ishte i aftë t’i rezistonte joshjes, kur Diveroli, miku i tij 21 vjeçar nga gjimnazi, i ofroi që të lidheshin bashkë në biznesin e tij të armëve që lulëzonte. Duke mos punuar me asgjë por vetëm me një lidhje interneti, disa celularë dhe furnizim të rregullt me nevojat, dy miqtë – njëri me pak kredite kolegji dhe tjetri që kishte lënë gjimnazin – arritën fatin për të marrë kontratën më të madhe të armëve. Vetëm me një marrëveshje të vetme, ata e kthyen veten në tregtarët premtues të vdekjes, në histori.
* * *
Kur arriti në shtëpi në Flamingo, me pamjen e vet shkëlqyese nga deti, Packouz mbushi vaskën e tij hidromasazh. Si tullumbace e fryrë nga avujt e nxehtë ai mori frymë i lehtësuar, dhe ndjeu presionin e një dite të gjatë të lodhshme të hedhur tutje. Darka ishte Sushi Samba, një bashkim aziatiko-latin. Packouz ishte në gjendje shumë të mirë. Nuk mund të besonte se ai dhe Diveroli ia kishin dalë mbanë: Avionë nga e gjithë Europa Lindore ishin duke fluturuar për në Kabul, të ngarkuara me miliona dollarë në vlerën e granatave dhe mortajave apo edhe raketave tokë-ajër. Por kur i erdhi peshku i marinuar, i ra celulari. Ishte njeriu që kishte punësuar të kujdesej që municioni nga Hungaria të shkonte në Kabul. Burri ishte në panik.
* * *
“Kemi një problem”, i thotë Packouzit, duke bërtitur për t’u dëgjuar nga muzika e lartë e restorantit. “Avioni u konfiskua gjatë rrugës në Kirgistan”. Ngarkesa me armë, dukej se po përdorej si një ngacmim pazaresh të një rruge pa krye në shkallë të lartë ndërmjet George Bushit dhe Vladimir Putinit. Presidenti rus nuk e pëlqente zgjerimin e NATO-s në Kirgistan, dhe kirgistanezët donin që qeveria e SHBA të paguante më shumë qira për të përdorur aeroportin e tyre si një linjë ndërmjetëse për luftën në Afganistan. Aleatët e Putinit në KGB kirgistaneze, dukej se e mbanin ngarkesën peng dhe Packouz duhet të paguante 300 mijë dollarë si gjobë për çdo ditë që kalonte. Fjala e pengmarrjes shumë shpejt arriti në Uashington dhe sekretari i mbrojtjes Robert Gates personalisht mori udhën drejt Kirgistanit, për të çliruar tensionet e ngritura.
* * *
Packouz u hutua, u nguros dhe i iku gjuha. “Ishte sureale”, rikujton ai. “Ja ku isha duke negociuar për çështje të sigurisë ndërkombëtare, dhe isha gjysmë i mbaruar. S’dija asgjë për situatën në atë pjesë të botës. Por isha një lojtar qendror në luftën në Afganistan dhe nëse ngarkesa jonë nuk do të mbërrinte në Kabul, e gjithë strategjia e ringritjes së ushtrisë afgane do të dështonte. M’u prenë këmbët. Kishte kaq shumë forca të paqarta dhe nuk i njihja motivet. Por duhet ta haja atë m… dhe të nxirrja fytyrën time më të mirë prej tregtari armësh”. I ulur në restorant Packouz u përpoq të qartësonte mendimet, duke vendosur dorën mbi celular për t’i hequr zërin. “I thuaj KGB kirgistaneze që municioni duhet të çohet në Afganistan”, bërtiti në telefon. “Kjo kontratë është pjesë e një misioni jetësor në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit. U thuaj atyre se nëse e prishin me ne, janë duke e dh… me qeverinë e SHBA”.
* * *
Packouz dhe Diveroli kapën çastin perfekt për të hyrë në biznesin e armëve. Për të bërë luftërat e njëkohshme në Afganistan dhe Irak, administrata Bush kishte vendosur të transferonte pothuajse çdo aspekt të operacioneve militare amerikane, nga ndërtimi i bazave ushtarake tek punësimi i mercenarëve që parashikonin siguri për diplomatët jashtë vendit. Sapo Bushi mori detyrën, kontratat private ushtarake u rritën nga 145 miliardë dollarë në 2001, në 390 miliardë dollarë në 2008-ën. Rregullat federale të kontraktimit në mënyrë rutinore injoroheshin apo vendoseshin në anë dhe gjigantë industrialë ushtarake si Raytheon apo Lockheed Martin, që u pasuruan sikurse përfitimet e luftës shkuan nga krimet e luftës në modele biznesi.
Pse nuk duhej që dy hyrje të reja pa eksperiencë si Packouz dhe Diveroli të mos hynin në aksion? Mbi të gjitha, dy miqtë ishin pas së njëjtës gjë, si çdokush tjetër në biznesin e armëve – shumë, shumë, shumë para. “Po bëja miliona”, thotë Packouz. “Nuk po planifikoja që të bëhesha tregtar armësh përjetë. Do t’i përdorja ato para të filloja një karrierë në muzikë. Madje s’kam pasur asnjëherë armë. Por ishte drithëruese dhe afashinante të ishe në një biznes që vendoste fatet e kombeve. Askush tjetër i moshës sonë nuk bënte kontrata armësh në nivelin ndërkombëtar”.
* * *
Packouz dhe Diveroli takuan kongregacionin izraelit, sinagoga ortodokse më e madhe në Miami Beach. Packouz ishte 4 vjet më i madh sesa një djalosh thatanik që mbante një kapele në kokë dhe kishte të lëshuar veshjen e gjatë të bardhë. Diveroli ishte një djalë shakaxhi, nën peshë me një gojë të madhe dhe asnjë ndjenjë frike. Pas shkollës, të dy dilnin në plazh me shokët e tyre, tymosnin marijuanë, i binin kitarës, laheshin në pishinë në hotele me pesë yje. Kur u diplomua Packouz, prindërit ishin shqetësuar aq shumë për të, sa e dërguan në një shkollë të specializuar në Izrael për djemtë me probleme droge. Doli të ishte një vend shumë i mirë për t’u pjekur. “Mora tharmin e Detit të vdekur”, thotë Packouz.
“Kisha një eksperiencë të jashtëzakonshme”. Pas kthimit në shtëpi, Packouz vazhdoi dy semestra në Universitetin e Floridës. Ai studioi për masazh, sepse i dukej një rrugë më e mirë për të bërë para, sesa të vidhje. Netëve, ai dilte vërdallë me shokët e shkollës duke ëndërruar për t’u bërë një pop star. Shkroi balada rock me titujt si “Eternal Moment” – por ishte e vështirë të hyje në industrinë e biznesit. Me kokë të rruar dhe sy të thellë blu, Packouz ishte me shumë ambicie, pavarësisht sjelljes dembele, por nuk kishte asnjë ide se çdo të bënte në jetë.
Ndryshe nga ai, Efraim Diveroli e dinte shumë mirë se ç’donte të bëhej: një tregtar armësh. Ishte biznes i familjes. Babai i tij merrej me xhaketat Kevlar dhe takëme të tjera armësh për forcat lokale të policisë, dhe xhaxhai i tij, B.K, shiste tek forcat e ligjit. I përjashtuar nga shkolla, Diveroli u dërgua në Los Angeles që të punonte për xhajën e vet. Si një tregtar fillestar armësh, ai provoi se ishte një nxënës që mësonte shpejt. Që kur ishte 16 vjeç, bridhte në vend duke shitur armë.
I donte armët me shumë pasion – i shiste, qëllonte, fliste për to – dhe e donte intrigën dhe amoralitetin e industrisë së armëve. Në moshën 18 vjeç pas një sherri me xhaxhain rreth parave, Diveroli u rikthye në Miami që të hapte firmën e tij, duke marrë drejtimin e një kompanie që ishte brenda asaj të të atit e quajtur AEY Inc. Plani i tij i biznesit ishte i thjeshtë, por brilant. Shumë kompani rriten duke u bërë atraktivë për klientët. Diveroli kuptoi se mund t’ia dilte duke i shitur vetëm një klienti: ushtrisë së SHBA. Asnjë agjenci qeveritare nuk blen dhe nuk shet më shumë mall sesa Departamenti i Mbrojtjes – çdo gjë që nga F-16 tek krehrat e deri te hamallët e fundit.
Sipas ligjit, çdo urdhër i Pentagonit, kërkohet të jetë i hapur për ofertën publike. Dhe nën administratën Bush, bizneset e vogla si AEY u garantohej një pjesë e tregtisë së armëve. Diveroli s’kishte pse të prodhonte ndonjë produkt për të marrë kontrata. Ai mund të ishte komisioner (ndërmjetës) për marrëveshjet, duke gjetur çmimet më të lira dhe konkurrencë jo të pastër. E gjitha ç’ka duhet të bënte ishte të fitonte sado pak nga miliardat që Pentagoni shpenzonte për ushtrinë çdo vit dhe ai do të ishte një milioner. Por Diveroli donte edhe më shumë se kaq: ambicia e tij ishte për të qenë tregtari më i madh i armëve në botë – një Adnan Khashoggi i ri, një adoleshent Victor Bout.
* * *
Për t’u përfshirë në lojë, Diveroli e dinte se ai duhet të negocionte me operatorët më të këqinj në botë – kriminelë lufte, diplomatë të korruptuar dhe banditë të vegjël që mbanin ushtarë dhe mercenarë me armë. Tregu i gjerë i armëve u rrit ndjeshëm pas Luftës së Ftohtë. Për dekada, armët ishin stok në vende të ndryshme në Ballkan dhe Europën Lindore, por tani tregtarët e armëve i shisnin ato me oferta të larta.
Pentagoni donte akses në këtë treg për të armatosur ushtritë që po krijoheshin në Irak dhe Afganistan.
Shqetësimi ishte se nuk mund të shkonte në këto tregje vetë. Donte ndërmjetës të futeshin në këtë punë të ndyrë – kompani si AEY. Rezultati ishte një erë e re për shkeljen e ligjit. Sipas një raporti të AI “dhjetëra milionë municione nga Ballkani raportohen të ngarkuara – në mënyrë klandestine dhe pa vëmendje publike – drejt Irakut nga një rrjet ndërmjetësuesish privatë dhe kontraktorë transporti nën shenjën e departamentit të mbrojtjes së USA”.
Ky ishte “tregu gri” që donte të penetronte Diveroli. Ende një adoleshent, ai mori me qira një dhomë në një shtëpi që i përkiste një familjeje Hispanike në Miami dhe shkoi të punonte me laptopin e tij. Ëebsite i qeverisë ku duken kontratat është fbo.gov, e njohur si “dedbizopps”. Diveroli u bë shpejt ekspert për zhargonin misterioz të kontratave federale. Konkurrenca e tij ishte me korporatat shumë të mëdha si Northrop Grumman, Lockheed dhe BAE system. Këto kompani kanë departamente të tëra që i dedikohen shitjeve të Pentagonit. Por Diveroli kishte avantazhet e tij: jo gjëra të mëdha, oreks për risk dhe ambicie përvëluese.
Në fillim, Diveroli u specializua në ofertat për kontrata të vogla për çështje si helmeta dhe armatim për forcat speciale të USA. Marrëveshjet ishin të vogla, por që i dhanë AEY një histori pune – një lloj historie që e kërkon Pentagoni për kompanitë që kërkojnë të hyjnë në kontrata të mëdha. Diveroli mori financim nga një Mormon i quajtur Ralph Merril, një ndërmarrje armësh nga Utah, që kishte punuar me babain e tij. Nuk zgjati shumë dhe Diveroli po fitonte kontratat e Pentagonit.
* * *
Si të gjithë fëmijët në qarkun e tyre, Packouz ishte në dijeni se Diveroli ishte bërë tregtar armësh. Diveroli mburrej për pasurinë e tij, të paktën krahasuar me punët e tyre part-time. Një natë, Diveroli e mori Packouzin në Mercedesin e tij dhe shkuan në një party tek një shtëpi lokale rabbi, të joshur nga premtimet, pijet dhe vajzat e bukura. Diveroli ishte i eksituar për marrëveshjen që kishte mbyllur, një kontratë prej 15 milionë dollarësh për të shitur raketat e vjetra të prodhuara në Rusi tek Pentagoni për t’ia dhënë ushtrisë Irakene. Ai e joshi Packouzin me rrëfenja sesi e kishte fituar kontratën, sa shumë para ishte duke bërë dhe sa shumë të tjera mund të bëheshin. “Ej spitullaq, kam shumë punë dhe më duhet një partner”, i tha Diveroli. “Është biznes i madh por më duhet një djalë të vijë dhe të bëjë para me mua”.
Packouz u intrigua. Ai po bënte disa biznese online, duke blerë çarçafë nga një kompani tekstile në Pakistan dhe ua shiste ato distributorëve që ua jepnin shtëpive të pleqve në Miami. Fitimi ishte i vogël – 1000 apo 2000 çdo dorë – por eksperienca e bëri të uritur për më shumë.
“Sa para po bën?” e pyeti Packouz.
“Shumë para”, i thotë Diveroli.
“Sa shumë?”
“Ky është një informacion konfidencial”, i thotë Diveroli.
“Nëse do të ikje nesër nga vendi, sa do merrje”?
“Në cash?”
“Shumë cash”
Diveroli e vendosi makinën dhe e pa Packouzin. “Po të tregoj” i tha. “Por vetëm për të inspiruar. Dhe jo se po mburrem”. Diveroli bëri një pauzë, sikur të zbulonte sekretin e tij më të madh. “Kam 1.8 milionë dollarë në cash”.
Packouz tregoi mosbesim. Priste që Diveroli ti thoshte diçka te 100 mijë USD apo pak më shumë. Por afro 2 milionë USD?
“Dude”, kaq tha Packouz.
Packouz filloi të punonte me Diverolin në nëntor 2005. Titulli ishte llogaritar ekzekutiv. Do paguaj me komisione. Çifti operonte në një apartament që Diveroli e kishte marrë me qira në Miami Beach, duke qëndruar në krah të kundërt me njëri tjetrin në një tavolinë në dhomën e ndenjes, të rrethuar nga shumë kontrata federale dhe një mal me drogë. Ranë në një rutinë të përditshme: zgjoheshin, piqnin vetë, vinin në punë mekanizmin dhe bënin marrëveshje.
Packouz duhet të merrte disa njohuri. Ai pa sesi Diveroli fitoi një kontratë të Departamentit të Shtetit për të çuar armë në ushtrinë kolumbiane. Ishte një tregti fitimprurëse, por Diveroli nuk ishte i kënaqur- gjithmonë donte më shumë. Ai bindi Departamentin e Shtetit ta lejonin që të zëvendësonin koreanët me Herstals – një shkëmbim që i dyfishoi fitimet e tij. Diveroli bëri të njëjtën gjë me një urdhër për helmeta të mëdha për ushtrinë irakene, duke e shtyrë Pentagonin të pranonte cilësinë e dobët e helmetave kineze sapo fitoi kontratën. Mbi të gjitha, nuk po bliheshin gjithë këto për ushtrinë amerikane. Përdoruesit fatkeqë ishin të huaj, dhe kush do të jepte mall të mirë për ta?
Blerësit e Pentagonit ishin ushtarë me eksperincë të pakët dhe Diveroli e dinte sesi t’i fitonte me një miksturë charmi, patriotizmi dhe sens të mprehtë sesi të luante me kulturën ushtarake; ai mund të thoshte “po zotëri” ose “jo zotëri” me më të mirin e tyre. Të futeshe në ndyrësitë e një marrëveshjeje, ai mund të telefononte zyrtarët përgjegjës për kontratat dhe të pretendonte të ishte një kolonel apo gjeneral.
“Ai mund të digjet, por ju kurrë s’do ta njihni”, thotë Packouz. “Kur përpiqej të merrte një marrëveshje, ishte shumë i bindur. Por nëse do ishte gati ta humbte, zëri do fillonte ti dridhej. Ai do të thoshte që drejtonte vërtet një biznes të vogël, edhe pse mund të kishte miliona në bankë. Ai thoshte se nëse do të dështonte, gjithë biznesi do t’i dështonte. Ai do të humbte shtëpinë. Gruaja dhe fëmijët do të ishin të uritur. Ai madje edhe mund të qante. Nuk e dija nëse ishte psikologjike apo ai aktronte, por ai në mënyrë absolute besonte atë që thoshte”.
Mbi të gjitha Diveroli kujdesej për linjën e fundit. “Efraimi ishte Republikan sepse ata filluan në shumë luftëra”, thotë Packouz. “Kur SHBA hyri në Irak, ai u emocionua. Më tha “Mendoj se Bush bëri mirë që pushtoi Irakun? Jo. Por a jam i gëzuar që kjo ndodhi? Absolutisht ia dh…racën”. Ai shpresonte që Bush të pushtonte shumë vende, sepse kjo ishte pozitive për biznesin.
Atë pranverë, kur filluan protesta masive në Nepal, Diveroli në mënyrë vëllazërore u përpoq të vendoste një sasi armësh që mund t’i shitej mbretit Nepales për të shtypur rebelimin – armë të rënda, helikopterë sulmues, armatime. “Efraim e quajti projekti i Mbretit, po as i plaste për të”, thotë Packouz. “Paraja ishte gjithçka për të cilën fliste, as sport, as politikë. A s’do të bënte gjithçka për para?”
Për të kapur mjeshtërinë e kontratave federale, Packouz studioi kërkimet e vendosura në fbo.gov. Kontratat shpeshherë kishin 30 apo 40 faqe. Si nxënës i Diverolit, Packouz e pa që shoku i vet asnjëherë nuk lexonte libra apo revista, asnjëherë nuk shkonte në
Kinema – e gjithë sa bënte ishte e varfër te dokumentet qeveritare, duke parë për ndonjë mënyrë sesi të përfshihej. Diveroli e quante përfshirje në një marrëveshje – duke vendosur veten ndërmjet një furnitori dhe qeverisë. Duke luajtur pjesën e një tregtari armësh, donte të ishte në rresht të parë, duke folur si të ishte një star Hollivudi. “Nuk dua ta di nëse e kam më të voglin në këtë dhomë”, thoshte ai “për sa kohë që kam portofolin më të fryrë” ose “njëherë kontraktues armësh, gjithmonë kontraktues armësh”.
“Imazhi i Efraimit ishte tregtari modern i vdekjes”, thotë Packouz. “Ishte ende fëmijë, por nuk e shihte veten të tillë. Ai mund të shkonte majë më majë me oficerët e nivelit më të lartë, me kriminelët evropianë, drejtues të 500 kompanive më të mëdha. As nuk i plaste fare. Do ti merrte për një fitore, dhe pastaj t’u jepte gishtin. Ndiqte hapin e tij. Më tha se do të bëhesha milioner brenda tre vitesh – ma garantoi këtë”.
Në fillim, Packouz u përpoq të përfshihet tek marrëveshjet e veta. Të kërkoje në kontratat e fbo.gov ishte art; të mbyllje një marrëveshje ishte shkencë. Në një pikë, ai harxhoi javë për një kontratë 8 milionë USD për të shpërndarë SUV nga departamenti i shtetit në Pakistan, vetëm për të humbur ofertën. Por në fund fitoi një kontratë për të çuar 50 mijë gallonë propani për një bazë ajrore në Ëyoming, duke arritur një përfitim prej 8 mijë USD. “Kishte shumë furnitorë që nuk dinin të punonin në atë faqe sikurse dija unë” thotë ai. “Duhet t’i lexosh kriteret në mënyrë shumë strikte”.
Njëherë në javë, djemtë shkonin në klubet në South Beach. Karaoke në një bar që quhej Studio. Packouz e merrte seriozisht performancën e tij, duke zgjedhur muzikë si U2, ndërkohë që Diveroli e përfshinte veten në balada të pushtetshme, duke hequr bluzën apo duke lëvizur duart. Ndërmjet këngëve dy miqtë merrnin Kokainë që Diveroli e mbante në një qese të vogël plastike, por me një valvul të vogël për akses më të lehtë. Packouz rrethohej nga femrat, por Diveroli shkonte drejt e në strofkë, shpeshherë duke qëlluar një grua në sy të të dashurve të saj.
Gjithë këto piknike nuk ishin të favorshëm për të drejtuar një biznes të vogël, veçanërisht ato të komplikuarat dhe të rrezikshmet sikurse marrëveshje për armët. Me rritjen e AEY, u shpërdoruan të paktën 7 kontrata, në një rast dështim për të çuar një ngarkesë me 10 mijë pistoleta ‘Beretta’ për ushtrinë irakene. Halla e Diverolit – një grua e fortë që zihej në mënyrë konstante me nipin e vet – u bashkua me dy të rinjtë për të dhënë mbështetje administrative. Nuk e aprovonte përdorimin e drogës nga ata, dhe fliste hapur për këtë në telefon kur ata nuk ishin prezent.
“Mbaj shënim fjalët e mia”, i thoshte shpeshherë nënës së Diverolit, “djali yt do të bjerë e do digjet”.
“Pusho”, thërriste Diveroli, tregtari gjakftohtë për t’i treguar se po e mërziste. “S’e di për ca po flet. Bëra miliona vitin e kaluar”.
“Bjer e digju”, i thoshte halla. “Mbaj shënim fjalët e mia – bjer e digju”.
Në qershor, 7 muaj pasi Packouz filloi me AEY, ai dhe Diveroli udhëtuan në Paris për Eurosatory, një prej shoë-ve më të madh të armëve. Panairi ishte mbushur me instrumentet e fundit të vdekjes – tanke, robotë, avionë të telekomanduar pa ekuipazh – dhe shërbehej shampanjë dhe ‘caviar’ për zyrtarët më të pushtetshëm politikë dhe ushtarakë në planet. Packouz dhe Diveroli ishin më të rinjtë në këtë pritje, por ata u përpoqën të ishin pjesë, duke veshur kostume elegante. “Prit sa të bëhem gati për momentin e madh”, i tha Diveroli. “Do ta fitoj këtë m…show”.
Në një kabinë ku po shfaqej pajisja e robotit zbulues, Diveroli dhe Packouz takuan Heinrich Thomet, një tregtar zviceran që shërbente si një ndërmjetës krucial për AEY. I gjatë dhe i sjellshëm, me një pamje prej aktori dhe shumë afashinant, Thomet kishte flokë të verdhë, sy blu, dhe një sjellje të qetë. Ai foli një anglishte të rrjedhshme me aksent gjerman, duke shtuar “ok”, në fillim dhe mbarim të çdo fjalie (ok, kështu çmimi për AK është firmosur, ok?) Dukej se kishte lidhje gjithandej – Rusi, Bullgari, Hungari. Duke shërbyer si ndërmjetës, Thomet kishte krijuar një koleksion të kompanive të armatimeve dhe llogari mbuluese për transaksionet e armëve nga hetimet zyrtare. Ai përdori kontratën e tij në Shqipëri, për t’i dhënë Diverolit një çmim shumë të mirë për armatimet kineze për forcat speciale amerikane që trajnoheshin në Gjermani – një marrëveshje që ishte teknikisht ilegale, pasi kishte embargo për armatimin kinez nga SHBA i vendosur pas masakrës në sheshin Tiananmen në vitin 1989.
“Thomet mund të gjejë armatura trupi, armë, raketa antiavion – çdo gjë” kujton Packouz. “Ai ishte ndër më të mirët në atë biznes, një lord i vërtetë i luftës”. Si Diveroli, Thomet kishte qenë në këtë biznes që kur ishte adoleshent, dhe njihte se dy të rinjtë do të ishin të nevojshëm për të. Thomet ishte sinjalizuar nga AI për kontrabandim armësh në Zimbabve në dhunim të sanksioneve të SHBA. Ishte nën hetim nga zyrat ligjorë në SHBA për shitje armësh nga Serbia në Irak, dhe ishte vendosur në listën e ruajtjes nga Departamenti i Shtetit. Duke parë gjithë këto pengesa për t’i shitur direkt SHBA, Thomet donte të përdorte AEY, duke i parashikuar atij një kanal për kontrata fitimprurëse që kishte Pentagoni.
Me Thomet nga ana tjetër, Diveroli dhe Packouz po arrinin çka donin. Në 28 qershor 2006 një filial i ushtrisë në Illinois vendosi një dokument 44 faqe të quajtur: “Kërkesë për municione jo standarde”. Dukej se çdo dokument ku kishte vende të bardha dhe numra telefonash duhej mbushur. Por dokumenti prezantonte një operacion gjysmë të konvertuar nga administrata Bush për të përkrahur Ushtrinë Kombëtare Afgane. Më shumë sesa të përballej një debat publik rreth luftës në Afganistan që po shkonte në fakt shumë keq, Pentagoni nxori atë që është njohur si një “pseudo-çështje” – një kërkesë që i lejonte të mblidhte fonde mbrojtjeje, pa miratimin e Kongresit.
Kjo “pseudoçështje” nuk ishte sekrete, por i vetmi vend ku ishte publikuar, ishte në fbo.gov. Asnjë njoftim shtypi nuk ishte publikuar dhe nuk kishte debat publik. Paratë ishin të vlefshme për dy vite, kështu që duhet të shpenzoheshin shpejt. Dhe ndryshe nga kontratat e tjera federale, nuk kishte limite në vlerë monetare, kompanitë mund ta vendosnin si të donin.
Bazuar në numra, dukej se ishte para e madhe. Ushtria donte të blinte një numër të madh municionesh, për AK 47, raketa, granata, mortaja ruse, raketa antiavion. Shumat ishin të mëdha, më shumë sesa krijon ushtria, dhe do të ishte një ofrues i vetëm.
Oferta u hoq menjëherë për çështje minutash ndërsa Diveroli e nxori, duke lexuar termat me një eksitim në rritje. Menjëherë mori në telefon Packouzin, i cili ishte jashtë vendit. “Gjeta kontratën perfekte për ne”, tha Diveroli. “Është shumë e madhe, shumë më e madhe nga ç’kemi bërë më parë. Kjo është në rrugën tonë”.
U takuan në apartamentin e Diverolit për të pirë hashash dhe të diskutonin strategjinë. Të merrnin kontratën do të thoshte të blinin qindra milionë dollarë të armatimit të keq, të bllokut lindor, që mund të përdorej nga afganët. Duke qenë se këto armatime ishin hedhur në tregun gri – një botë e populluar nga tregtarët ilegalë të armëve – Pentagoni nuk mund të shkonte dhe t’i blinte vetë pa shkaktuar një dizastër publike. Kushdo që fitonte kontratën do të ishte si një operacion zyrtar, duke pastruar armë të tilla për Pentagonin.
Normalisht, një firmë e vogël si AEY nuk mund të kishte përparësi për këtë kontratë. Por Diveroli dhe Packouz kishin tre avantazhe: e para, administrata Bush kishte filluar iniciativat e veta të biznesit të vogël në Pentagon, duke mandatuar një përqindje të caktuar për kontratat mbrojtje që t’i shkonin firmave si AEY. E dyta, tregtari i ri i specializuar në mënyrë precize për armatimet e Luftës së Ftohtë, ishte i kërkuar për Pentagonin: ata kishin një performancë të lejuar, që kërkohej në kontratë, dhe ata do e plotësonin kërkesën duke përdorur linjat që Diveroli i kishte zhvilluar me Thomet. E treta, kërkesa e vetme në kontratë ishte që municioni të ishte në shërbim, pa kualifikim. Sikurse e interpretuan Diveroli dhe Packouz, kjo do të thoshte se Pentagoni nuk do t’ia dinte nëse ata sillnin “armatim të keq”.
Për dy miqtë, ishte shansi të hynin në një botë të rezervuar për kontraktorët multinacionalë apo të quajtur lobistë. “E dija që ishte goditje e rëndë”, kujton Packouz. “Por dukej se ishim të aftë të haheshim me të mëdhenjtë. Mendova se tani kishim një shans. Nëse punonim fort. Nëse kishim fat”.
Ofertat e kontratave të mbrojtjes janë një biznes spekulativ, të lodhshme, që të merrnin kohë, pa asnjë çmim për vendin e dytë. Sikurse kishin ecur bashkë, Diveroli vendosi se ishte koha që Packouz të merrte një rol më të madh.
“S’kam kohë për të gjetur të gjithë këto gjëra”, i tha Packouzit. “Por kam kontrata të mira për ty që të fillosh. Dua që të hysh në internet dhe të marrësh çmimet nga çdokush, madje edhe mamaja. Për çdo burim të ri që sjell në tavolinë, do të të jap 25% të fitimit”.
Ky ishte shansi i madh i Packouzit. Atë natë, ai shkoi në internet dhe kërkonte të dhëna të mbrojtjes nga çdo ndërmarrje armësh në Europën Lindore – Hungari, Bullgari, Ukrainë, çdo vend që kishte lidhje me armët e kohës sovjetike. Ai çoi e-maile dhe faksoi madje i mori dhe në telefon. Lidhjet telefonike ndonjëherë ishin të këqija. Nëse personi që dilte nga ana tjetër nuk fliste anglisht ai bërtiste “anglisht, anglisht” dhe më pas kalonte minuta kur telefoni kalonte nga dora në dorë për një fjalë më shumë. “Da, da” i thoshin ata Packouzit. “Bliji, bliji”. Kur e kuptonte historinë ai thoshte se ndërmarrjet duhet të punonin. Duhej që të dukeshin mirë dhe të mos ekspozoheshin.
Për 6 javë, Packouz punoi edhe gjatë natës, duke fjetur në dyshekun e Diverolit dhe duke mbijetuar me marijuanë dhe adrenalinë. Ai lokalizoi armatime me çmim të mirë në Europën Lindore. Në të njëjtën kohë, Thomet gjeti një sasi të madhe armatimi nëpërmjet lidhjeve të veta shqiptare. Kur po afronte data e madhe, Diverolin e kapi agonia. Ai tymoste natë e ditë, me një re tymi mbi kokë, duke u shqetësuar, mallkuar apo duke pëshpëritur.
“Efraimi shqetësohej nëse duhet të vendoste 9 apo 10 % me diferencë nga çmimet tona” rikujton Packouz. “Diferenca ishte më shumë se 3 milionë dollarë kesh, ç’ka ishte e madhe – por nëse nuk do të ishin këto diferenca, fitimi do të ishte më i madh se 30 milionë. Ai mendoi se çdokush tjetër do të vendoste 10 për qind, po sikur ndonjë ofertues tjetër të kishte të njëjtën ide me të për 9%? Kështu ndoshta duhet të shkonte te 8%. Por mund të linte para në tavolinë. Zot i madh”
Në momentin e fundit, Diveroli e la 9%. Ai shkroi një shifër 298.000.000$. Ishte një mysafir i edukuar, dhe nuk donte të ndërpritej nga kontraktorët e mëdhenj. Ishte vetëm 10 minuta përpara afatit mbyllës. Dy miqtë hipën në makinën e Diverolit dhe lëvizën në rrugët e Miami Beach. Pentagoni mund të jetë një burokraci që lëviz ngadalë, një vend ku letrat vdesin. Por për shkak të kërkesës afgane si një “pseudo case”, duhej lëvizur shpejt. Në mbrëmjen e 26 janarit 2007, Packouz po parkonte Mazdën e tij të vjetër kur e mori në telefon Diveroli.
“Kam lajme të mira dhe lajme të këqija” i tha Diveroli.
“Kush është lajmi i keq” e pyeti Packouz.
“Kërkesa jonë e parë është 600.000$”.
“Pra e fituam kontratën?” pyeti me mosbesim Packouz.
“Fuck, po” tha Diveroli.
Dy miqtë, ende në moshën 20vjecare, ishin tani përgjegjës për një nga elementët qendrorë të politikës së jashtme të administratës Bush. Mbi shishe të shumta kristali në një restoranti italian, ata shijuan fatin e tyre të mirë. Mes ushqimit, ata kaluan zarfin e kokainës së Diverolit nën tavolinë, duke përdorur pecetat, duke pretenduar se fshinin hundët.
“Ti dhe unë plako”, i tha Diveroli. “Ti dhe unë do t’i hyjmë kësaj industrie. E shoh AEY me 10 miliardë $ brenda pak vitesh. Këto mace të ndyra në bordet e tyre të shqetësuara për çmimet e stokut të kompanive të tyre nuk ia kanë fare idenë se çfarë do t’i godasë”.
“General Dynamics është i lumtur tani”, ra dakord Packouz.
Pavarësisht ajrit celebrues, ata e dinin se puna fillonte tani. Ata kishin menaxhuar që të pastronin tre audite qeveritare, duke fshehur llogari dhe duke krijuar një sistem mirë të menaxhuar. Tani, pak javë pas fitimit të kontratës, AEY ishte ftuar në një takim me oficerë kontaktues në Rock Island.
Diveroli i kërkoi Ralph Merrill të shkonte me ta. Një biznesmen 60-vjeçar me eksperiencë, Merrill kishte parashikuar nevojat bankare për këtë kontratë, duke shfaqur interes për një pronë në Utah. Diveroli gjithashtu i tregoi auditorit balancën e tij personale bankare prej 5.4 milionë $.
Takimi me ushtrinë ishte formalitet. Diveroli e njihte zhargonin e kontratave dhe ai shkoi drejt e në aspekte teknike me besim: burimet e shpërndarjes, certifikatat end-user, eksperiencën e AEY. Askush nuk e pyeti për moshën. “Ishim shumë të besueshëm” thotë Packouz. “Unë thjesht mendoj se nuk i ka ndodhur ndonjëherë njerëzve të ushtrisë që ata mund të bënin marrëveshje me dy adoleshentë në fillimet e të 20-ve të tyre”.
Në realitet, Pentagoni kishte arsye të mira për të skualifikuar AEY-në për çdo rivalitet për këtë kontratë. Kompania dhe Diveroli ishin vendosur në “watch list” të Departamentit të Shtetit për sjellje ilegale të armëve. Por Pentagoni nuk e pa këtë listë. Gjithashtu injoroi faktin që AEY kishte dështuar në kontrata të mëparshme. Në vend që të renditej si “jo i duhur” në zyrat kontraktuese, AEY ishte rritur në “shumë mirë” dhe “ekselente”.
Kishte vetëm një shpjegim për këtë rritje: Diveroli kishte ulur çmimin në konkurrim. Në biseda private, oficerët e ushtrisë i thanë AEY se oferta e tyre ishte të paktën 50 milionë USD më pak se rivalët. Ankthi i Diverolit se oferta e tij ishte afro 300 milionë USD ishte e lartë dhe do të dështonte për t’u marrë në konsideratë, përfundoi. Të paktën njëherë taksapaguesit kishin marrë një kontratë të mirë për armët.
——————
Detyra e parë që AEY mori sipas marrëveshjes ishte për një vlerë prej 600.000 dollarësh për granata dhe municione – test që Diveroli e kaloi, në mënyrë që t’i siguronte njerëzit se ai i mbante premtimet e bëra. Nëse bën një gabim, pa marrë parasysh arsyen, Pentagoni të të japë të tërë shumën e kontratës prej 298.000.000 dollarësh.
Pas darkës festive, natën që ata e siguruan kontratën, të dy miqtë hipën në Audi-n krejt të ri Diverolit. Pasi Diveroli përgatiti një shirit kokaine pranë pultit, e paralajmëroi Packouz që të mos bëjnë gabime me granatat.
“
Ke marrë brekët e kurvës”, tha Diveroli, duke imituar thënien e tij të preferuar të një filmi. “Por ende nuk ia keni bërë”.
Diveroli dhe Packouz nuk duhej të shqetësoheshin. Ata sapo kishin filluar dhe morën kërkesën e dytë për granata. Kësaj here, ajo ishte për më shumë se 49.000.000 dollarë municione – duke përfshirë 100 milion copë municion për AK dhe më shumë se një milion granata për raketa-hedhës. S’kishte asnjë dyshim. Pentagoni ishte në ekstazë për të shpërblyer kontratën me një kompani të vogël si AEY, e cila e ndihmoi të përmbushte kuotën e përcaktuar nga iniciativa e Bushit për biznesin e vogël.
Packouz llogariti që edhe pse kufijtë kohorë ishin të shkurtër, ai arriti të realizonte më shumë që 6.000.000 dollarë kontrata.
Por s’ishte i sigurt që AEY do të ishte në gjendje që të shpërndante mallin. Diveroli e kishte gjetur tashmë, duke udhëtuar në Ukrainë, Mal të Zi dhe Republikën Çeke në kërkim të furnizuesve. Pra Packouz do t’i duhej të provonte më shumë te kontrata me Afganistanin – punë që çdo kontraktor konvencional i mbrojtjes do t’i duhej t’ia caktonte disa dhjetëra punonjësve me përvojë që do të punonin vetëm për të.
Në shkurt të 2007-s, i ngarkuar për të kryer një detyrë të madhe, Packouz shkoi vetë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Mbrojtjes në Abu Dhabi, e cila hapej çdo vit, që të kërkonte furnizues. “Ai ishte i çuditshëm”, thotë ai. “Ishte vetëm një fëmijë, por para meje qëndronte ndoshta tregtari më i madh i armëve në planet. Ishte një ndjenjë sikur Efraim më kishte përfshirë në filmin, të cilin po e luante po vetë”. Që të dukej si tregtar ndërkombëtar armësh, Packouz mori një çantë argjendi prej alumini dhe veshi një pelerinë. Kishte shtypur gjithashtu karta biznesi, mbi të cilat ishte një titull mbresëlënëse, duke bërë të njohur se ai ishte pjesë e veprimtarie të rëndësishme: nënkryetar.
Në Abu Dhabi, Packouz shpresonte që të gjente një furnizues të vetëm, por të mjaftueshëm për të plotësuar shumicën e kërkesave që kishte AEY-ja. Kandidati më favorit ishte Rosoboron Export, tregtari zyrtar për të gjitha armët ruse.
Kompania kishte trashëguar perandorinë globale të eksportuesve të armëve të Bashkimit Sovjetik, tani, si pjesë e rrjetit të korporatave oligarkike të Vladimir Putinit, Rosoboron kishte shitur më shumë se 90 për qind të armëve të Rusisë. Firma ishte aq e madhe saqë Packouz mund t’u jepte atyre listën e municionit për të cilat ai kishte nevojë dhe ata mund të furnizonin për të tërë kontratën, si një one-stop-shop për armët.
Por aty kishte një kleçkë, lloji i çoroditjes së zakonshme që bëhej në botën e armëve: Rosoboron i ishte ndaluar nga ana e Departamentit të Shtetit të shiste pajisje bërthamore Iranit.
Qeveria amerikane kërkonte municionin rus, jo vetëm nga rusët. AEY-ja nuk mund të bënte biznes me firmën – të paktën, jo në mënyrë legale. Por për kontrabandistët e armëve, kjo lloj pengese ligjore s’ishte gjë tjetër vetëm një pengesë që duhet të kalonte.
Packouz shkoi çdo ditë në pavijonet kryesore ruse në përpjekje për të lënë takimin me zëvendës drejtorin e Rosoboron. Ekspozita gjigante ishte si një pikëtakimi për tregtarët e armëve, aty vinin gjeneralë rus me uniformë e tyre dhe takoheshin biznesmenë dhe sheikë. Më në fund, në ditën e fundit, Packouz iu la një takim. Zëvendës drejtori iu duk si një agjent i KGB-së, i madh dhe i shëndoshë, rreth të gjashtëdhjetave, me syze të trasha katrore. Pasi Packouz foli, burri që kishte përballë vazhdonte ta vëzhgonte pavionin me bisht të syrit, sikur donte të sigurohej nëse po vëzhgohej apo jo. Packouz i tregoi atij listën e municioneve që i duheshin bashkë me sasinë përkatëse për secilin lloj. Zëvendës drejtori ngriti vetullat, i impresionuar nga niveli i lartë i veprimit.
“Kemi interesa shumë të lartë për këtë biznes”, tha ai me një theks të trashë rus. “Ti e di se ne jemi e vetmja kompani që mund të japim gjithçka”.
“Jam i vetëdijshëm për këtë”, tha Packouz. “Kjo është arsyeja pse duam të bëjmë biznes me ju”.
“Por, siç e dini, ka një problem. Departamenti i Shtetit na ka në listën e zezë. Nuk e kuptoj qeverinë tuaj. Një muaj do që të bëjnë biznes, muajin tjetër nuk do. Kjo nuk është e drejtë. Tejet politike. Ata duan leva të bëjnë marrëveshje me Kremlinin”.
“E di që s’mund të bëjmë biznes me ju direkt”, tha Packouz. Pastaj ai la të kuptohej se kishte mënyra që të merrej me listën e zezë. “Nëse na ndihmoni të bëjmë biznes me një kompani tjetër ruse, atëherë ne mund të blejnë prej tyre”.
“Më lër të flas me njerëzit e mi” tha rusi, ndërsa i mori nga dora Packouz kartat e sapo shtypura të biznesit.
Ishte hera e fundit që Packouz dëgjoi për rusin. Disa javë më vonë, pasi kishte rregulluar rrugët ajrore që do të ndiqte furnizimi, iu bë e ditur se AEY-së nuk i ishte dhënë leja e fluturimit mbi Turkmenistan, një vend satelit i ish-Bashkimit Sovjetik, mbi të cilin duhej të kalohej patjetër për në Afganistan. “Ishte e qartë se Putin na e kishte punuar”, thotë Packouz. “Nëse rusët na e bënë jetën e vështirë, mund të hiqeshin nga lista e zezë dhe mund të na e përvetësonin kështu edhe biznesin”. Packouz arriti të marrte leje fluturimi nga një linjë ajrore ukrainase – ishte një episod i vogël që gjithnjë do i kthehej në kujtesë për të kuptuar se sa pak e dinin se çfarë biznesi i kishin hyrë. “Nuk ka asnjë rrugë për të marrë vesh të vërtetën se pse krerët e shteteve e bënin një gjë të tillë, e kryesisht kur bëhej fjalë për një gjë, siç ishte pushimi i Irakut”, thotë ai. “Ishte një lojë e thellë, nuk e dinim se çfarë po ndodhte në të vërtetë.”
Pasi u rregulluan fluturimet drejt Kabulit, Packouz filloi telefonatat për të kërkuar edhe më shumë municion. Sa më të lirë aq më mirë: Sa më e ulët të ishte kostoja e municionit, aq më shumë do të mbushnin xhepat ai dhe Diveroli. Ata nuk kanë nevojë për cilësi, predha antike, mortaja të dorës së dytë – gjithçka ishte e mirë, për aq kohë sa ato punonin. “Ju lutem, nuk ka kufizim moshe për municionet në këtë kontratë!” i bëri të ditur AEY-ja një furnizuesi të fuqishëm në një e-mail të dërguar. “Municion i çdo moshe është i pranueshëm”.
Nëse Pentagoni vërtet kujdesej për Ushtrinë Kombëtare Afgane, do të mund ta kishte furnizuar atë me municione më të shtrenjta dhe më të besueshme. Kundërthënia e administratës Bush për Afganistanin dukej që në kushtet e kontratës: Ushtarët e Kabulit dhe të Kandaharit nuk do të braktiseshin në këtë fushë, por as nuk do t’i jepen mjetet për të bërë përpara.
Packouz u ul në shtrat, në banesën e Diverolit, i butë dhe i rehatshëm, mori në telefon ambasadën amerikane në një nga vendet satelite të sovjetikëve dhe kërkoi të flasë me atasheun ushtarak. Ai e bëri zërin pak më të thellë, duke imituar ushtarakët e lartë.
Packouz-i bisedoi me ta, i bëri të qeshin, i pyeti se si shkonin punët në Kazakistan, u tha se sa diell kishte në Majemi.
Kur është e mundur, foli ai me zë ushtarak, i destinuar për të urdhëruar: Po punonte në një kontratë të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit, u tha, dhe se ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u mbështetur te AEY për të përfunduar misionin. “U thashë se ishte pjesë e procesit jetik të ndërtimit të kombit në frontin qendror të Luftës kundër terrorizmit”, kujton Packouz. “Më pas u fola atyre për procesin, në të cilin isha pjesë, predha mortajash, madhësia dhe municioni. Ata ishin të gatshëm të më ndihmonin”
Packouz fliste çdo ditë me zyrtarët ushtarakë, dërgonte me qindra e-mail në Kabul dhe Kirgistan dhe depon e ushtrisë në Rock Island. Oficerët kontraktues me të cilët bënte marrëveshje, i thanë atij se kishte një agjente sekrete të përfshirë në marrëveshje. Pentagoni, i thanë ata, ishte i shqetësuar se një president demokrat do të zgjidhej, i cili do të priste fondet e luftës – ose më keq, të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani.
“Ata më thanë se Bush dhe Rumsfeld ishin duke u përpjekur që të armatosnin Afganistanin me aq municion, i cili ishte i mjaftueshëm për dekada me radhë”, kujton Packouz. “Kjo donte të thoshte diçka për mua, por për nuk më interesonte. Motivi kryesor i im ishte të bëja para, të njëjtin qëllim kishte dhe General Dynamics. Askush nuk i hyn biznesit të armëve për qëllime altruiste”.
Nuk zgjati shumë që AEY, e cila punonte me çmim të ulët, të rriste marzhin e fitimit. Nga nëntë për qind, e parashikuar në ofertën e parë, shpejt u bë 25 për qind – përqindja e mjaftueshme që t’i siguronte Packouz dhe Diverolit rreth 85.000.000 dollarë fitime. Por as kjo shumë nuk arriti ta kënaqtë Diverolin.
Ai plotësoi një FedBizOpps (formular, për Mundësi Federale Biznesi), për kontrata të tjera dhe siguroi një marrëveshje private për të importuar municion lituanez, i vendosur që kthente AEY-në në një kompani multimiliardere.
Për të përballuar rritjen e biznesit, AEY mori me qira zyra me hapësirë të madhe në një nga godinat më të shtrenjta në zonën e Majemi Beach. Kompania punësoi një menaxher zyre dhe dy sekretare që gjetën në agjencinë Craigslist. Diveroli solli dy miqtë e tij nga sinagoga, një prej të cilëve fliste rrjedhshëm rusisht, që nevojiteshin për përmbushjen e kontratave. “Gjërat po shkonin vaj”, kujton Packouz. “Po shpërndanim mbi baza të qëndrueshme. Kishim furnizues nga Hungaria e Bullgaria dhe nga vende të tjera. Më në fund i kisha nxjerrë të gjitha lejet e fluturimit. Po fitonim mjaft mirë”.
Packouz akoma s’kishte paguar një cent, por ai ishte i bindur se po bëhej me të vërtetë i pasur. Duke parashikuar që do të bëhej edhe më i pasur, ai e shiti Mazdën për të blerë një A4 Audi, krejt të ri. Ai u zhvendos nga banesa e tij e vogël, te një banesë tjetër me një dhomë gjumi me pamje nga pishina në Flamingon në South Beach. Po kështu bëri edhe Diveroli, duke marrë një banesë me dy dhoma gjumi në kullën qendrore. Ai ishte i përshtatshëm për të dy – tregtari i tyre i drogës, Raoul, jetonte në atë kompleks.
“Në Flamingo gjithnjë kishte festë”, thotë Packouz. “Slogani i reklamës për të ishte ‘South Beach sillet rreth nesh’ dhe kjo ishte e vërtetë. Kishte vende për të pirë, vende për të kërcyer, njerëzit e bënin në Jacuzzi -, nganjëherë jo vetëm e bënin, ata shkonin edhe më tej. Jashtë ballkonit tim kishte gjithnjë, të paktën një femër që bënte banjo dielli pa pjesën e sipërme. Njerëzit në festa na pyesnin se me çfarë merreshim. Vajzat ishin ose modele ose mjeshtre kozmetike. Djemtë punonin në tregjet e mëdha ose avokatë. Ne u thoshim se ishim shitës ndërkombëtar armësh. “E dini, për luftën në Afganistan?” u thoshim. “Gjithë plumbat vijnë nga ne”. Kjo ishte parajsa. Ishte diçka e pa parë ndonjëherë. Ishim mbi qiell”.
Mbrëmjeve Packouz dhe Diveroli bënin jetë të shtrenjtë, shkonin ose në Garat amerikane ose në Dyqanet e Armëve, e vetmja fermë pranë Majemit që u lejonte të qëllonin me armë të tillë si Uzis dhe MP5, për të cilat Diveroli ishte i licencuar.
“Kur ne e linim veten të argëtoheshim duke qëlluar me armë, gjithë të tjerët do të ndalonin për të na parë. “Ça mutin ishte ajo?” Të gjithë qitësit e tjerë kishin pistoleta. Ne kështu donim. Të qëlloje me një armë automatike na bënte të ndjeheshim të pushtetshëm”.
***
Pjesa më e madhe për kontratën afgane, në terma të kualitetit ishte armatimi AK 47. Packouz kishte marrë kuota shumë të mira nga ofertues në Hungari dhe republikën Çeke. Por Diveroli insistonte për përdorimin e lidhjeve të Thomet në Shqipëri. Lëvizja kishte kuptim. Shqiptarët nuk kërkonin depozita të mëdha si parapagim në dorë, çka e bënte të lehtë për AEY që të merrte oferta të mira. Dhe qeveria Shqiptare mund ta mbante këtë volum: liderët e saj komunistë paranojakë kanë qenë kaq të bindur se do të sulmoheshin nga fuqitë e huaja sa ata në mënyrë efektive e kishin transformuar vendin një vend të gjerë armatimesh, me bunkerë në gjithë vendin. Në fakt AK-47 kishte kaq shumë saqë presidenti shqiptar kohët e fundit kishte fluturuar në Bagdad duke ofruar për të dhënë miliona si ato për gjeneralin David Petraeus.
Struktura e blerjes së AEY për municionin shqiptar ishte standard në botën e tregtarëve të armëve ilegale, ku e gjithë çështja ishte të maskohej origjina dhe end-user. Ishte legale në mënyrë perfekte por vinte erë për shkak të marrëveshjeve të dyfishta. Një kompani armësh e quajtur Edvin, që Thomet e kishte krijuar në Qipro, do të blinte armët nga kompania eksportuese në Shqipëri. Edvin do t’ia shiste AEY. Në këtë mënyrë, Thomet do të merrte më pak si ndërmjetës, dhe AEY dhe qeveria e SHBA do të veçoheshin nga çdo vështirësi morale dhe legale që mund të vinte duke bërë biznes me një vend të njohur si të korruptuar dhe të paparashikuar, siç ishte Shqipëria.
Kishte vetëm një pengesë: Kur Diveroli fitoi kontratën, ai si llogariti mirë kostot e transportit, duke dështuar në rritjen e çmimeve për naftën. Ushtria i kishte dhënë lejen për të ripaketuar plumbat në kuti kartoni, por të bëhet gjithçka në një vend jofunksional i Shqipëri, kjo nuk ishte e lehtë. Kështu Diveroli dërgoi një tjetër mik nga sinagoga e tyre Alex Podrizki, drejt Tiranës për të parë detajet e përmbushjes së kontratës.
Pavarësisht përqasjes, shqetësimet u dukën menjëherë. Kur Podrizki shkoi të shikonte një kuti armatimi në bunker, i ra në sy se shqiptarët qenë ca si tepër kurajozë kur vinte puna te respektimi i kushteve të sigurisë.
Ai pa se municioni magazinohej në një bunker, ndërkohë që punëtorët përdornin sëpata për të hapur kutitë me fishekë, pa e hequr nga buza cigaren e ndezur edhe pse dhoma qe e mbushur me barut. Vetë municioni, edhe pse i prodhuar para disa dekadave, dukej në gjendje pune, ama fishekët ishin të paketuar në ca teneqe të ndryshkura e të stivosura në arka druri që po kalbej.
Ç’qe më e keqja, Podrizki vuri re se kutitë e teneqesë ku mbaheshin fishekët – që njiheshin prej vendasve si “kuti sardelesh” – ishin të mbuluara nga germa kineze. Podrizki atëherë mori në telefon Packouz që ndodhej në Miami.
“E kontrollova municionin, dhe më duket i mirë”, – i tha Podrizki.
“Po ti e di që ky është municion kinez, apo jo shoku?”
“S’po të marr vesh?” iu përgjigj Packouz.
“Municioni është kinez”
“Si e di ti që qenka kinez?”
“Se të gjitha kutitë kanë gërma kineze”.
Aty Packouz-it sa nuk i ra pika. Jo vetëm që ishte e ndaluar të shiteshin armë të prodhuar në Kinë, po kjo ishte specifikisht e shkruar në kontratën afgane, nuk lejohej furnizimi me municione kineze.
Dakord, ndoshta AEY mund ta vinte në diskutim këtë pikë, sepse municioni ndoshta nuk e shkelte embargon, sepse qe importuar në Shqipëri shumë vjet para se kjo embargo të hynte në fuqi, në kohët kur qeverisja komuniste shqiptare kishte hyrë në aleancë me Maon. Kishte dhe precedentë për një argument të tillë, sepse vetëm 1 vit më parë ushtria amerikane kishte pranuar me shumë kënaqësi municionin kinez që kishte transportuar prej Shqipërisë AEY.
Po kësaj radhe, kur Diveroli i shkroi këshilltarit ligjor të Departamentit të Shtetit për ta pyetur nëse mund të përdorte fishekë kinezë të prodhuara para embargos, mori një përgjigje të prerë: jo pa dekret presidencial. Mirëpo duke pasur parasysh afatet e kontratës, tani nuk kishte më kohë që të gjendej një tjetër furnitor.
Hungarezët mund të gjenin gjysmën e sasisë së kërkuar, po gjithsesi municioni i tyre nuk do të qe gati deri në vjeshtë, çekët mund ta gjenin të gjithë sasinë por kërkonin 1 milion dollarë. Çdo vonesë rrezikonte kontratën. “Ushtria amerikane po na bënte presion për municionet”, thotë Packouz. “Atyre u duhej sa më shpejt që të qe e mundur.”
Kështu që dy miqtë gjetën një rrugë të tretë. Si trafikantë armësh ata s’e kishin problem anashkalimin e ligjit – përkundrazi kjo qe rutinë e përditshme për dy djemtë. Madje kishin shpikur edhe një fjalë kod për anashkalimin e ligjit, e quanin “synetllëk”. Kështu Packouz i dërgoi një e-mail Podrizkit që ndodhej ende në Shqipëri dhe e instruktoi t’i paketonte fishekët nga e para, me kuti që nuk kishin shkronja kineze. Kish ardhur koha për “synetllëk”.
I gjendur vetëm në një qytet të huaj Podrizki bëri atë që mundi. Mori një libër telefonash dhe gjeti një prodhues kutish kartoni që quhej Kosta Trebicka. Dy burrat lanë takim në një lokal pranë “Sky Tower” në qendër të qytetit.
Trebicka ishte një burrë hollak e energjik pranë të pesëdhjetave, me duar të ashpra prej punëtori. Ai i tha Podrizkit që mund t’i ofronte kuti kartoni aq të forta sa të mbanin municionet, e në të njëjtën kohë mund të gjente dhe punëtorë për paketimin.
Një javë më vonë Podrizki e mori në telefon për ta pyetur nëse Trebicka mund të gjente aq punëtorë sa duhen për të paketuar 100 milion kuti me municion, për t’i nxjerrë nga “kutitë e sardeleve” prej teneqeje dhe për t’i mbyllur në kartonët e rinj të sapoporositur. Trebickës, kjo kërkesë iu duk tepër e çuditshme. Pse duhej gjithë kjo punë e kotë? Podrizki i dredhoi pyetjes, duke u përgjigjur se paketimi me kartonë ishte i nevojshëm për ta bërë ngarkesën më të lehtë në peshë, e për të kursyer para në transportin ajror.
Pas një pazari të zgjatur ku u përfshi dhe Diveroli që nga Miami, Trebicka ra dakord që të bënte punën për 280.000 USD dhe mori një skuadër me burra që filluan të ripaketonin fishekët.
Ndërkohë që vazhdonte punën në magazinën e municioneve, Trebickës filluan t’i rriteshin dyshimet. I merakosur se mos po ndodhte ndonjë gjë e çuditshme, ai mori në telefon ambasadën amerikane dhe u takua me atasheun ekonomik. Ndërkohë që pinin kafe në një bar të quajtur “Chocolate”
Trebicka i tha në mirëbesim atasheut që kutitë e municioneve bartnin shenja kineze. Mos vallë qe problem ky? Po zyrtari amerikan i tha që të mos kishte merak.
Ambasada kishte kohë që po kërkonte para për të shkatërruar municionin, kështu që dërgimi i tij në Afganistan do ua lehtësonte punën. AEY deri më tani s’paraqitej si problem.
Mirëpo Diveroli nuk e përmbajti dot tahmanë e vet. Në një telefonatë nga Miami ai i kërkoi Trebickës që të përdorte kontaktet e veta në qeveri për të marrë vesh se sa e blinte municionin në të vërtetë sekseri Thomet. AEY i blinte fishekët nga Thomet për diçka më tepër se katër cent pakon, e pastaj ia shiste Pentagonit për 10 cent. Mirëpo Diveroli dyshonte që Thomet po përfitonte më shumë se ç’duhej nga ky muhabet.
Doli që kishte të drejtë. Ca ditë më vonë Trebicka raportoi që Thomet po i paguante qeverisë shqiptare vetëm 2 cent për pako – domethënë po merrte nga AEY dyfishin e çmimit, thjesht duke qenë sekser. Kjo e nxehu Diverolin që i kërkoi Trebickës të vihej në kontakt me lidhjet e tij në Shqipëri e të gjente një mënyrë që ta nxirrte krejt jashtë loje Thomet.
Trebicka e dha ndihmën e vet me kënaqësi. Ai mendoi se shqiptarët do përfitonin më shumë po të vendoseshin në kontakt drejtpërdrejt me AEY. Në fund të fundit po të nxirrej jashtë loje Thomet, do kishte më shumë para për të gjithë.
Mirëpo kur Trebicka mori takim me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, veprimet e tij patën efektin e kundërt: pala shqiptare nxori jashtë loje vetë Kosta Trebickën, duke informuar AEY-në që punën e paketimit do ta bënte një shok i djalit të kryeministrit. Ajo që nuk kishte kuptuar Kosta Trebicka ishte fakti se Thomet paguante ryshfet për shqiptarët një pjesë të fitimit të madh që nxirrte nga ky pazar. Kështu që ishte e pamundur të nxirrje nga loja Thomet-në, sepse pikërisht përmes tij fitonin para nën dorë dhe shqiptarët.
Diveroli shkoi vetë në Shqipëri dhe u përpoq që të ndërhynte për të mbajtur në punë Trebickën, po nuk pati aq fuqi sa të kthente pas vendimin e marrë.
Trebicka kështu duhej të përballonte vetë pagesat për punëtorët, si dhe kostot për gjithë ato paketime që kishte prodhuar për municionet. I nxehur për këtë fakt ai mori në telefon Diverolin, ndërkohë që fshehtazi vendosi ta regjistronte bisedën. Në atë telefonatë Trebicka kërcënoi se do tregonte gjithçka tek CIA. “Nëse shqiptarët duan të vazhdojmë bashkëpunimin, unë nuk e hap gojën”, premtoi Trebicka. “Do bëj ç’të më thuash ti”.
Diveroli i sugjeroi Trebickës të përpiqej të korruptonte Ylli Pinarin, drejtorin e agjencisë eksportuese të armëve në Shqipëri, e cila ishte dhe furnitorja. “Pse s’ia puth b**** edhe një herë” i tha Diveroli. “Merre në telefon. Lute. Puthe. Çoji ndonjë vajzë ta q***. Bëje të lumtur. Ndoshta mund ta trembim. Ose jepi ndonjë shumë të vogël, pare xhepi. S’ka për të të kushtuar shumë, 20.000 dollarë”.
Kur Trebicka u ankua për faktin që po e nxirrnin jashtë pazarit me forcë, Diveroli i tha se s’kishte më mundësi të bënte asgjë. Kishte shumë garipë të përfshirë tek pala shqiptare, dhe kjo e bënte punën shumë të rrezikshme. “Muhabeti shkon gjer te kryeministri e te i biri”, tha në telefon Diveroli. “Kjo mafia është tepër e fortë për mua. S’e luftoj dot këtë mafia. Ka shkuar lart muhabeti. Kafshët kanë dalë jashtë kontrolli”.
Ndërsa gjërat në Shqipëri ishin thuajse zbuluar, hallet s’kishin të mbaruar për Diverolin. Marrja e kontratës afgane i kishte krijuar shumë armiq AEY-së.
Një shitës armësh në SHBA ishte ankuar deri në Departament të Shtetit duke pretenduar që AEY po blinte kallashnikovë kinezë për t’i çuar në Irak. Pretendimi qe i rremë, mirëpo gjithsesi Pentagoni kishte nisur hetimet.
Në 23 gusht 2007, pikërisht në ditën kur Packouz dhe Diveroli po ndanin kompaninë në dy pjesë – zyrat e AEY në plazhin e Miamit u sulmuan nga FBI. Pasi i urdhëruan djemtë të largoheshin, ata sekuestruan gjithë dosjet elektronike e dokumentet e kompanisë. Ky kontroll nxori në dritë e-mailet për shenjat kineze në kutitë e municionit që vinte nga Shqipëria, si dhe komplotin e ripaketimit. “E-mailet ishin tepër inkriminues – se nxirrnin gjithçka në shesh”, – rrëfen Packouz. “Që kur i zbuluan e-mailet, e mora vesh që mbaroi gjithçka. Qemë treguar budallenj. Po të mos kishim dërguar email, ndoshta mund ta kishim mohuar të gjithë akuzën.
Po aty ishin emrat edhe datat. S’mohonim dot gjë. E mora vesh që do na kapnin, pavarësisht gjithçkaje, kështu që u dorëzova vetë. Kur agjentët erdhën në zyrën time po talleshin me mua, aq të lehtë e patën të lexonin gjithë e-mailet dhe shënimet. Ishte qesharake”.
Që të mos dënohej rëndë Packouz vendosi të bashkëpunonte, po kështu edhe Podrizki. Mirëpo Diveroli vazhdoi të dërgonte municion në Afganistan, ndërkohë që ushtria amerikane vazhdonte ta pranonte.
Por tanimë procesi i ripaketimit në Shqipëri ishte gjithnjë e më defektoz. Ca nga arkat e drunjta ishin mbushur me milingona, dhe një pjesë e municionit qe dëmtuar nga uji. Ndërkohë New York Times, e informuar nga një avokat i Kosta Trebickës, në mars 2008 botoi një shkrim të titulluar “Nën hetim furnizuesi i armëve për Afganistanin”.
Para se të publikohej shkrimi, Packouzit i kishin thënë që nuk do dënohej për tregtimin e municioneve të prodhuara në kohën para embargos, mirëpo me të dalë artikulli në Times, të tre njerëzit e përfshirë në këtë Pazar, Packouz, Podrizki dhe Diveroli u vendosën përballë 71 akuzave për mashtrim.
Të ballafaquar me një seri provash, të tre u shpallën fajtorë. Sekseri zviceran Heinrich Thomet ndërkohë u zhduk nga skena, dhe ca zëra thonë që është parë së fundmi në Bosnje.
Pasi u publikua gjithë historia ,Kosta Trebicka udhëtoi për në SHBA për të folur me hetuesit e kongresit si dhe me prokurorët federalë. Shumë shpejt e zuri frika se mos qeveria amerikane e arrestonte dhe atë vetë. Ndërkohë, sapo u kthye në Shqipëri u gjend i përfshirë si dëshmitar kyç në një çështje që përfshinte gangsterë e mafiozë të lidhur me kryeministrin.
Por një pasdite të shtatorit 2008 Trebicka u gjet i vrarë në një “aksident” misterioz, ku makina e tij s’dihet se si, ia doli mbanë të rrotullohej mbi veten e vet në një rrugë të drejtë në Shqipërinë e jugut. U gjet i gjallë nga fshatarët, por mjekët dhe policia nuk mbërritën aq shpejt sa duhet në zonë. Në fakt, një nga zyrtarët e parë që arriti në vendngjarje, qe një ish-truprojë i kryeministrit shqiptar.
“Nëse ishte aksident” – u shpreh Erion Veliaj, një aktivist shqiptar që punonte me Trebickën “ishte i një lloji të çuditshëm”.
Mes gjithë atij kaosi, Diveroli dhe Packouz patën siguruar një biznes të majmë me ushtrinë amerikane. AEY bëri 85 herë shpërndarje municionesh drejt Afganistanit me një vlerë prej rreth 66 milion dollarë dhe kishin marrë porosi për municione me vlerë 100 milionë dollarë. Por në këtë dështim u përfshinë edhe disa fëmijë të kësaj kategorie që kishin siguruar pasuri të madhe me tregtinë e armëve. “Kontrata e AEY mund të shihet si një rast që duhet studiuar se çfarë nuk shkon me procesin e prokurimeve”, u pat shprehur një hetues nga Komiteti i Shtëpisë për Reformat e Mbikëqyrjes dhe qeverisjes. Ekzistonte një “nevojë e diskutueshme për kontratën” një “vlerësim i majmë dhe i papërshtatshëm për kualifikimet që kishte AEY” dhe “një zbatim dhe një mbikëqyrje e dobët” e kontratës.
Administrata e Bushit jepte shumë për luftën e tij në Irak dhe Afganistan, pra thënë ndryshe, pati dërguar kompani të tilla si AEY në botën e shitësve ilegalë të armëve – por kur gjërat u përkeqësuan, qeveria federale reagoi me një indinjatë të drejtë.
Në janar Packouz u dënua me shtatë muaj në arrest shtëpie, pasi doli para gjykatës federal në Majemi dhe shprehu keqardhjen e tij për “telashet, stresin dhe dhimbjen e kokës që i kisha shkaktuar”. Por keqardhja e tij ishte politike: Besonte që ai dhe Diveroli ishin kurbanë, të ndjekur penalisht jo se kishin shkelur ligjin ,por sepse kishin vënë në siklet administratën e Bushit. Askush nga qeveria nuk u dënua për këtë rast, madje asnjë zyrtar qoftë i Pentagonit apo i Departamentit të Shtetit e dinin me saktësi që AEY dërgonte me anije municione kineze Afganistanit.
“Ishim kontraktorët e preferuar të Ushtrisë kur mbyllëm marrëveshjen – djem për t’u reklamuar për iniciativat e biznesit të vogël të presidentit Bush”, thotë Packouz. “Do i kemi kursyer qeverisë të paktën 50 milionë dollarë. Po jetonim ëndrrën amerikane, derisa ajo u kthye në një makth”.
Në janar, i veshur me bluzën e burgut, Diveroli doli para gjykatëses Joan Lenard për t’u gjykuar në gjykatën që shndriste të Majemit. Gjykata ishte e mbushur me miq dhe familjarë të tij, por ata nuk i dhanë atë mbështetje që ai priste. “Efraimi meriton të shkojë në burg”, i tha gjykatëses një rabi. Madje edhe nëna e Diverolit ishte në të njëjtën mendje. “E di që më urren që thashë një gjë të tillë”, tha ajo duke iu drejtuar të birit, “por ti e meriton burgun”. Diveroli uli shpatullat.
Diveroli ia tha pendimin e tij gjykatëses Lenard. Kur rojet e burgut panë dosjen e tij, tha ai, e patën pyetur, se si kishte mundësi që një djalë kaq i ri kishte arritur të fitonte një kontratë kaq të madhe ushtarake. “Nuk dija se si t’i përgjigjesha”, – i tha Diveroli gjykatës. “Kam pasur mjaft eksperienca në jetën time të shkurtër. Kam bërë më shumë se sa shumë njerëz ëndërrojnë për veten e tyre. Por duhet ta kisha bërë më ndryshe. Gjithë fama në industrinë time dhe të gjitha kohërat e bukura – dhe unë kam pasur disa – nuk është se kanë bërë dëm”.
Gjykatësja Lenard e vështroi për një kohë të gjatë Diverolin. “Nëse s’do të ishte e mahnitshme, ti duhej të qeshje tani”, i tha. Pastaj e dënoi me katër vite.
Seanca dëgjimore nuk ishte fundi i problemeve të Diverolit. Si një kriminel i dënuar, ishte lënë i vetëm të shiste armë. Ndërsa priste dënimin me akuzën e mashtrimit, Diveroli nuk mund të qëndronte jashtë biznesit që ai e donte aq shumë. Ai arriti që të vepronte si konsulent i një importuesi të licencuar, i cili donte të blinte magazina municionesh të prodhimit korean. Teknikisht marrëveshje ishte ligjore – magazinat ushqenin municionet brenda armëve, e në këtë mënyrë Diveroli nuk po shiste armë, – por e vendosi sërish atë në qendër të një veprimi federal.
Një agjent i ATF-së duke u paraqitur si kontraktor armësh harxhoi javë të tëra që ta fuste Diverolin në shitjen e armëve. Diveroli refuzoi, por nuk i rezistoi dot që të mburrej për aktet e tij; ndërsa agjenti regjistroi çdo fjalë, ai fliste në lidhje me gjuetinë e krokodilëve dhe derrave në Everglades me pushkë të kalibrit ‘a.50’. Në fund, agjenti i ATF-së gjatë një takimi iu lut që Diveroli t’i sillte ndonjë armë dhe të dilnin për gjah së bashku. Por Diveroli nuk e solli armën, e dinte që kjo gjë do të përbënte. Por agjenti i ATF-së, i cili kishte menduar të sillte një armë me vete, ia dha Diverolit një armë të tipit ‘Glock’ që ta provonte. Tundimi ishte shumë i madh. Me një mendjemadhësi tipike ai pastroi dhomëzën për ta inspektuar armën. Si gjithmonë, 24-vjeçari, tregtar i armëve, ishte aktori kryesor i filmit të tij në Hollivud. Pa marrë parasysh se çfarë kishte ndodhur, ai i tha agjentit pak para se të arrestohej, se ai kurrë nuk do të linte biznesin e armëve. “Pasi një kontrabandist armësh”, mburrej ai, “mbetet gjithnjë një kontrabandist armësh”. (GSH)