Arben Malaj – fjala ne parlament, 10 mars 2011
Ne nje analize jo te thelluar, ka shtate element koncrete ku materializohet perkeqesimi i gjendjes ekonomike e sociale te shume familjeve shqiptare.
1. Ne shkurt 2011. Qeveria i deklaron Brukselit se do te vazhdoje te kete nje borxh te larte publik, deri ne 10% me te larte se parashikimi i meparshem. Rritja e borxhit do te jete nje barre e rende per tu paguar.
2. Banka Qendrore deklaron se eshte tejkaluar niveli i inflationist. Te mos harrojme qe inflacioni mesatar nuk eshte ai qe shprehet, por eshte ai qe fsheh rritjen e varferise per klasen e mesme dhe ate te varfer ne vendin tone, sepse inflacioni per mallrat e perditeshme te ushqimeve, te dritave, te karburanteve, te ilaceve eshte akoma me i madh.
3. Banka Qendrore deklaron se vazhdon zhvleresimi i monedhes kombetare. Ndoshta ne perqindje ky zhvleresim duket pak, por rendon shume ata qe kane marre kredine perpara dy-tre vitesh, ky zhveleftesim i lekut me euro shkon deri ne 15%. Çdo vit ata rendohen jo thjesht nga zhvleresimi i monedhes kombetare, por nga renia e fuqise blerese te pagave dhe te te ardhurave te tyre, sepse u duhet te japin nje pjese gjithnje e me te madhe per te shlyer kredite ne monedhe te huaj, pra u mbetet nje pjese gjithnje e me e vogel per te perballuar jetesen e tyre.
4. Banka Qendrore deklaron se vazhdon perkeqesimi i kredive te keqia, ndersa qeveria vazhdon te deklaroje se jemi vendi i mrekullise ekonomike. Lind pyetja: nese ka rritje ekonomike, pse nuk ka rritje punesimi? Pse ka rritje deficiti e borxhi publik? Nese ka rritje ekonomike, pse ka perkeqesim te jeteses se shqiptareve?
5. ERE deklaron se nuk jane realizuar asnje perqind e koncensioneve ne energjetike. Ju deklaruam se licensat ishin korruptive dhe ne disa raste ishte kapje e shtetit, e verteta nuk vonoi. Deshtimi i reformave dhe investimeve ne energji ka rritur ndjeshem koston e energjise ne buxhetet familjare. Pa investimet e rreja pasiguria e krizes se ardhme te energjise mbetet e larte.
6. Instituti i Statistikes deklaron se deficiti tregtar ne janar 2011 eshte ulur vetem me 0.6%. Pra qeveria deklaron se eksportet jane rritur me 50%, importet jane ulur, por cuditerisht sipas njoftimit zyrtar, deficiti tregtar i vendit eshte ulur vetem 0.6% . Çdo ekonomist e kupton se raporti eksport – import eshte akoma shume i larte, se eksporti eshte shume i vogel ne raport me importet, ndaj ai perkohesisht mund te rritet edhe me 50%, por ndikon shume pak ne permiresimin e deficitit tregtar qe e vendos gjithnje e me te ekspozuar vendin nga krizat globale.
7. Lira ekonomike ne vitin 2011 eshte perkeqesuar ne 9 nga 10 elementet e saj. Korrupsioni eshte perkeqesuarme me shume se c do elementet e tjere Liria per punesim eshte perkeqesuar ndaj skemi punesim. Mungesa e lirise se prones vazhdojne te pengojne ekonomine dhe te gerryejne buxhetin .
Pse qeveria nuk e ndjen perkeqesimin e varferise dhe cohesion social dhe risqet qe ato mund te sjelllin ne te ardhmen?
Para nje viti erdhi ne Tirane nje profesor filozofie dhe teolog, i cili foli per vlerat njerezore te liderve te biznesit dhe te politikes, duke trajtuar kryesisht problemet e liderve ne Lindjen e Mesme, midis tjerave theksoi: “Ata kane gjithcka, por njekohesisht nuk kane asgje”.
Ata kishin materialisht gjithcka, miliarda dollare pasuri, pushtet te pakufizuar, por ata s`kishin asgje sepse ata kishin frike nga gjithcka. Kishin frike nga menyra si kishin ardhur ne pushtet, nga menyra si e mbanin pushtetin, kishin frike deri edhe nga vetvetja.
Shqiptaret e kuptojne se edhe ju po ndjeheni sikur keni gjithcka materiale, keni nje pasurim te shpejte dhe korruptive, por keni filluar te keni frike nga gjithcka.
Ketu ne parlament, ju keni frike nga fjala e lire e opozites. Ky Parlamenti i nje Republike Parlamentare, harxhon me shume kohe per sherr, fyerje dhe masa penalizuese se sa per pune konkrete.
Ju keni frike nga zgjedhjet e lira, ndaj nuk bëni transparence te votes. Ju jeni te frikesuar nga reagimi publik ndaj krizes suaj, prandaj kerkoni te blini vota duke falur kasa, taksa dhe gjoba.
Ju I trembeni reagimit te publikut, ndaj beni premtime vetem populiste duke e renduar akoma me shume situaten politike dhe ekonomike ne vend.
A nuk ishit ju qe nuk degjuat asnje propozim te opozites per masat antikrize? A nuk ishit ju qe vendoset parapagimin e detyrimeve fiskale dhe penaliteteve dhe I krijuat krize likuiditetesh biznesit? Ceshtja shkoj deri ne Gjykaten Kushtetuese dhe ju humbet.
A nuk ishit ju qe i keqperdoret frimat private ne vitin 2009 per investime elektorale pa financime deri ne 150 milion euro, duke I cuar disa prej tyre deri ne falimentim?
Kjo eshte kriza juaj, por mos e ktheni kete ne krize te cdo shqiptari. Ju duhet te kuptoni pa vonese se rruga qe keni zgjidhur nuk ju con gjate.
Kjo mund t`ju coje deri tek mitingjet luksoze partiake tek Pallati i Kongreseve apo tek sheshi, por nuk ju con dot tek hallet konkrete te shqiptareve, qe paguajne perdite keq qeverisjen tuaj, korrupsionin tuaj, kapjen e shtetit dhe nepotizmin ne cdo qelize te administrates publike.
Ju rrezikoni serish ta mbani Shqiperine jashte Europes, sepse ndoshta keshtu mund te vazhdoni te qeverisni si jo europiane.