Rubi dhe Kavalieri: Atë natë i thashë se isha minorene

0
68


Nga PIERO COLAPRICO/ GIUSEPPE D’AVANZO

Ka pasur një sekret në këto hetime, i ruajtur mirë për 7 muaj, si të ishte një pllakë ari. Sekreti është në tre fraza të procesverbalit të Rubyt në 3 gusht 2010. Janë pak fjalë, pak kujtime dhe zgjidhin një dëshmi determinante duke i dhënë përgjigje tre pyetjeve decizive: Silvio Berluskoni i ka kërkuar Rubyt ndonjëherë të bëjë seks? E dyta: E dinte Berluskoni që vajza në pranverë të 2010 nuk i kishte mbushur ende 18 vjeç? Tre. Si lindi, dhe nga kush, shprehja e “mbesës së Mubarak”?

Duhet të dëgjojmë Rubyn. Duhet të rikthehet në skenën e 14 shkurtit, tamam një vit më parë. Ishte hera e parë, thotë Ruby që takova kryeministrin. “…Berluskoni më mori mënjanë dhe më çoi në një dhomë ku po qëndronim vetëm. Më tha se jeta ime mund të ndryshonte, por edhe pse nuk foli kurrë në mënyrë të qartë për raporte seksuale, nuk ishte e vështirë për mua të kuptoja se ai po më ofronte seks”. Ai është 74 vjeç. Eshtë i vetëm në dhomë me vajzën. Ruby nuk thotë se e ka prekur. Ruby kujton vetëm premtimet e atij burri shumë të pasur. “Jeta ime do të ndryshonte…” Pse nuk duhet ti besoja? Më në fund, mendon vajza.

U arratis nga shtëpia për në Itali, për të ndjekur ëndrrën për një tjetër jetë të çmendur, me bindjen e dëshpëruar për të mposhtur fatin e saj të shkruar për një marokene vajzë e një shitësi ambulant. U arratis nga dy komunitete. Kërcënte andej-këtej. U kthye në një kubiste në një disco-pub në rrugën që të çon në periferi. Po, është një prostitutë. Ka vjedhur. Ka besuar në fjalët e Emilio Fede, që e admiroi gjatë një konkursi bukurie dhe u bind për udhëtimin drejt Milanos.

Nuk kishte asnjë dyshim se “Emilio” do ta ndihmonte. Nuk ishte ndihmë fakti që Lele Mora e pranoi në skuadrën e vet? Nuk duhet të japë një falenderim tashmë, ditën e Shën Valentinit për atë që e drejtoi drejt vilës Arcore? Kur natën e 14 shkurtit, Ruby hyri në një dhomë vetëm me kryeministrin (“një zyrtar”, siç e kujton ajo), qielli ishte në duart e saj, çdo dhimbje përfundoi dhe e shkuara duhet të fshihej përfundimisht. Burri 74-vjeçar, atë natë, nuk bën vetëm premtime. I tregon se e ka seriozisht. Dëgjojmë Rubyn: “Berluskoni më dha një zarf me 50 mijë euro…” dhe vajza nuk kishte parë asnjëherë më parë, një shumë të tillë parash të mbledhura së bashku.

Ajo ç’ka kujton Ruby do të jetë decizive për procesin (por edhe për një gjykim ekstragjyqësor, politik). Pra që herën e parë që e takoi, Berluskoni i ka kërkuar Rubyt seks, flet vetëm për seksin dhe për asgjë tjetër. Eshtë i gatshëm të paguajë. Shumë. Sa herë janë takuar së bashku 74 vjeçari me minorenen? Në 3 gusht 2010, vajza i tregon Prokurorëve versionin e saj të fakteve: në pjesën më të madhe të sinqerta, por disa pjesë të fshira, disa të tjera me mburrje, disa fjalë më shumë e të tjera më pak.

Prokurorët me anë të telefonit zbulojnë se Ruby nuk ka qenë në Arcore vetëm 3 herë sikurse thotë “për një darkë” apo “për një natë”. Ka qenë vazhdimisht në vilën San Martino që nga data 24 deri në 26 prill 2010. Silvio Berluskoni atë ditë ka qenë në Scala me presidentin e republikës Giorgio Napolitano dhe ka qenë “rrezatues”. Më pas takon Vladimir Putinin dhe e shoqëron në Arcore. Një ditë më pas ka një konferencë shtypi në Vilën Gernetto por kthehet pas në Vilën San Martino. Po në Arcore kush ishte?

Aty ishte vajza e re dhe entuziaste Ruby e cila “ishte prezent ditë edhe natë” ashtu sikurse kanë gjetur edhe teknikët të cilët kanë analizuar trafikun e telefionit të saj për llogari të prokurorisë. Ka qenë edhe për Pashkë dhe të hënën e parë të pashkëve, ka qenë edhe në 1 maj, pra katër javë para asaj nate për të cilën u akuzua për vjedhje nga një balerinë, mikja e saj, duke përfunduar në Kuesturë në rrugën Fatebenefratelli: eshtë pikërisht nata në të cilën telefon Silvio Berluskoni duke u shpjeguar se kishin të bënin me një “vajzë që ka ikur nga shtëpia” dhe jo “me mbesën e Mubarakut”.

Ndërmjet 14 shkurtit deri në 1 maj, Ruby ka qenë në Arcore në datën 14 (e diel), 20 (e shtunë), 21 (e dielë) 27 (e shtunë0 dhe 28 shkurt 2010. Dhe më pas në 9 mars 2010, ditë e martë; në 4 dhe 5 prill (ditë e shtunë dhe e diel) në datën 24 dhe 25 (e shtunë dhe e dielë); në 26 prill 2010/ Në maj, 1 maj (festën e punëtorëve) dhe në datën 2 maj, ditë e djelë. Pra 15 netë. Në 77 ditë arrihen të kapen 77 kontakte telefonike. Gati nga një çdo ditë. Frekuentimi i përhershëm gjatë pranverës nuk e shkëput vëmendjen nga pyetja kryesore: A e dinte Berluskoni moshën e Rubyt? Ishte i vetëdijshëm për moshën e saj minorene?

Edhe njëherë duhet të dëgjojmë se çfarë na thotë Ruby: “Deri në atë moment, mbrëmjen e 14 shkurtit Berluskoni dinte se unë isha 24 vjeç. Herën tjetër, më kujtohet ka qenë mars shoferi i Emilio Fedes erdhi të më marrë në rrugën “Settala” ku edhe banoja. Kthehem në Arcore dhe aty, duke folur me vajzat e tjera që ishin ftuar, mora vesh se të gjitha ato që rrinin me atë, pra me Silvion, mund të merrte një shtëpi falas. Disa vajza më thanë se kishin në Milano 2 një apartament me qira të paguar për 5 vjet”.

Flasim për Dimora Olgettina, ku jetojnë Marysthell, Barbara, Iris, Imma dhe të tjerat. Ruby i njeh. E di se janë komode dhe luksoze.

Ndalojmë për pak: një shtëpi, në Milano 2, falas për pesë vite. Për Rubyn është një ëndërr, është një fitore kundër fatit të një vajze që “është arratisur nga shtëpia”, nga Letojanni, provincë e Messinës. Ky propozim është hapi i parë drejt suksesit. Është suksesi, i pari në një varg të tillësh. Ruby varet nga buzët e Berluskonit, që bën lëvizjen e tij. Atë natë i flet për mundësinë e një sistemimi. Për një apartament aty në Olgettina. Më në fund vetëm, më në fund e pavarur në një apartament të gjithin për veten.

Ruby është shumë dyshuese përballë gjithë këtij fati. E di që shtëpia tregon se ka hyrë në rrethin e ngushtë të të preferuarave të sulltanit. Ka vetëm një hall që e prish gjithë atë lumturi. Tani ua kujton prokurorëve që e pyesin: “Berluskonin e kam gënjyer duke i thënë se jam 24 vjeç dhe se isha egjiptiane. Kur më propozoi për të më dhënë atë shtëpi, duhet ti thosha si ishin gjërat. Nuk mund të gënjeja më. I thashë të vërtetën: isha minorene dhe isha pa dokumente”. Berluskoni nuk e vrau mendjen mesa duket. Hedh idenë që tashmë i është kthyer si një i pandehur që vjedh.

I sugjeron: “Do t’u thuash të gjithëve që je mbesa e Mubarakut dhe në këtë mënyrë mund të justifikosh të gjitha burimet që do të vendos në dispozicionin tënd”. Dhe Kavalieri shpiku këtë gjë, që sot paturpësisht e thotë në Parlament për të shpëtuar nga procesi milanez. Eshtë muaji gusht dhe prokurorët më aventurierë kanë filluar të hetojnë për kryeministrin. Në prokurorinë e Milanos, përkundrazi, duket se është urgjente marrja e dëshmive të minorenes përpara se të lëvizë Silvio Berluskoni. Gënjen Ruby? Po pse duhet të gënjejë?

Hetimet paraprake përqëndrohen në faktin nëse vërtet Ruby e njeh Kavalierin: nëse vërtët ka qenë me të në Arcore; nëse vërtët vajzat që thotë se i ka takuar në Vilën San Martino frekuentojnë shpesh festat dhe darkat e kryeministrit; nëse vërtet ekziston “dicka” e quajtur ‘bunga bunga’, një gjë e panjohur deri atëherë. Secili nga këta pasazhe zbardhet në dokumentet dhe fjalët e mbledhura por edhe nga dëshmitë direkte: tre vajza M.T, shoqe e Nicole Minetti, Maria Magdoum dhe Natasha e re, shoqa e Aris Espinoza, një prej më të frekuentuarat dhe të paguarat e kryeministrit – përshkruajnë në të njëjtën mënyrë ceremonitë erotike, sallat nëntokësore, skenat, baletet, kryeministri që prek vajzat që kërcejnë të zhveshura përpara tij. Eshtë ajo që Ruby e quan në dëshminë e saj si ‘riti i haremit”.

Kuadri jothelbësor në këtë pikë është bërë më preciz, madje deri në detaje. Në 6 tetor prokurorër kanë prova evidente që i bind se janë në rrugë të mbarë. Ruby pyetet nga një i dërguar i Berluskonit në prezencë të Lele Morës dhe një avokati ku i kërkojnë që të ripërsërisë atë që ka treguar pak muaj më parë në prokurori.

Duan të dinë gjithçka, edhe për ato gjëra që Ruby preferon të heshtë. “Skenat e forta me kr…” sikurse thotë në telefon Luca Risso, i dashuri aktual i Rubyt. Mund të humbet gjithcka ndërkohë që për prokurorët skena është e qartë. Berluskoni ka marrë vesh për hetimet dhe përpiqet të riparojë katastrofën që po e kërcënon dhe dedektivët duhet tëe shpejtojnë për të evituar mbledhjen e provave dhe dëshmive. Këtu, duhet të thuhet edhe tjetra.

Meraku i krueministrit për të fshirë çdo gjurmë të lidhjes së tij me minorenen ishte arsyeja e ndërhyrjes së tij të gabuar natën e 27 majit, në orën 23.45 për shefin e kabinetit të kuesturës milaneze. Eshtë prova kyç në këtë çështje gjyqësore. Cristina Di Censo ua tregon gjykatësve në hetimet paraprake. Duhet vendosur nëse Milano është kompetent dhe nëse prokuroria ka mbledhur prova të qarta për ta kthyer në të panevojshëm seancën paraprake dhe të fillojë një proces shumë shpejt. Telefonata në kuesturë e zgjidh këtë rast. Berluskoni nuk telefonon si kryeministër i vendit sepse kryeministri nuk mund të urdhërojë shefin e kabinetit në kuesturë, siç mund ta bëjë këtë ministri i brendshëm.

Kavalieri atë natë, vuri mbi tavolinë kualitetin e tij si zyrtar publik; influencën e tij dhe jo funksionin e tij; peshën dhe forcën e tij dhe jo detyrat e tij institucionale. Kjo diferencë “rrënjësore” sikurse mund të thuhet për kompetencën në juridiksionin territorial të prokurorisë dhe jo tek këshilli i ministrave, sikurse mund të ndodhte nëse do të kishte shfrytëzuar funksionin e tij. “Topi i mbesës së Mubarak” sic thotë kuestori i kësaj epoke, nuk i ndryshon një presje kësaj perspektive. Ashtu sikurse nuk ndryshon asgjë për aktet seksuale me një prostitutë minorene që janë kryer tashmë në Arcore, sepse krimi më i madh- rryshfeti- tërheq si një mangnet veprën penale më të vogël dhe në këtë rast frekuentimi me Rubyn 17-vjecare me një “kontekst” seksual të paqartë, por që ka edhe pikëtakimet e veta.

Gjykata i përmbledh në 15 faqe të “fakteve historike” dhe të pranuara, ose thënë në një mënyrë tjetër, provash evidente. Sipas atyre procesverbaleve të Rubyt çështja ka marrë udhë dhe vetëm në 21 dhjetor, Berluskoni është regjistruar në regjistrin e të pandehurve. E gjithë ajo çka di, e gjithë ajo që ka bërë para dhe pas 27 majit është tashmë e demostruar. Rreth tij, Lele Mora, Emilio Fede dhe këshilltari rajonal Minetti organizojnë në Milano shumë vajza, dhe për të thënë, me Nicolën janë “zoccole” (vajzat me pagesë) dhe “ciganet”. Këtu më shumë interes ka për “zoccole” sepse janë ato që denoncojnë krimet. Për Lelen, Emilion dhe Nicolën, sepse kryeministri është vecse një “përdorues i fundit” dhe deri tani i palidhur me ndonjë akuzë penale. Eshtë pikërisht kjo “zoccole” minorene që e ka vënë në hall të madh kryeministrin.

Ose më saktë, nëse Ruby ka të drejtë, kryeministri e ka pisk punën. E vërtetë, në 14 shkurt mendoi se Ruby është 24 vjeç dhe i premton detin e malet. Ndoshta e paturpshme për të gjithë ata që në mënyrë të lirë kanë zgjedhur të marrin detyra publike dhe për shkak të funksionit të tyre duhet të ushtrojnë detyrën me dinjitet dhe nder, por në asnjë rast nuk është krim. Ajo që e shkatërron Berluskonin është konsumuar në mars, kur do që ti japë vajzës një apartament.

Në këtë rast, vajza i tregon të vërtetën dhe tani, Berluskoni e njeh të vërtetën e moshës së saj, por nuk dorëzohet. E do Rubyn krah tij dhe dijenia për moshën e saj nuk e ndal dot dëshirën e kryeministrit. Ruby është e vetëdijshme se bëhet fjalë për tekat e një njeriu që është 74 vjeç. “Ajo tjetra Noemi është nxënësja, unë jam assi”. Kavalieri duket se kërkon arsye për të qenë i kujdesshëm vetëm pas asaj nate të vështirë të 27 majit. Nuk do ta takojë më Rubyn, të paktën për ato që dihen deri tani. Dëgjohen vetëm në telefon. Dhe Ruby ka shkruar në procesverbal frazën e fundit të Silvio Berluskonit: “Mund të takohemi atëherë që do kesh mbushur moshën madhore”.