Vendi i Shqiponjës, që drejtohet nga korbat grabitqarë dhe kukuvajkat lukandire *

0
19


Nga Partizan Cene

16/02/2011.. Po parlamenti, u mblodh sot dhe i hoqi imunitetin, ish-kryeministrit, dhe ish-ministrit të jashtëm, Ilir Meta. Ky veprim procedurial, pamvarësishtë se duket në pamje të parë krejt normale, mendoj se ajo që mund të tregojë në opinion, është mjegull dhe vetëm mjegull…

Ilir Meta, për të gjithë tashmë u bë një ish. Pra, Ish-kryeministër, ish-ministër i jashtëm, ish depudet me imunitet.. Ish, dhe ish, por prap është…

Është pra paterica ose më saktë bastuni i kalbur, që mba në këmbë, një qeveri antipopullore, të pa votuar, dhe mbi të gjitha një qeveri autoritare, e drejtuar nga një njeri, që nuk njeh as ligj as Kushtetutë, as bashkëpunëtorë dhe as kundërshtarë…

Ky njeri, i cili i është pohtisur **, vendit dhe popullit tim, me të vetmin qëllim, që të mos ta lerë të rritet, të marrë frymë dhe të jetojë i lirë…

Pra Është sot Ilir Meta, që megjithse emërtisht, u bë një – ish, praktikishtë është njeriu më i vlefshëm sot për Berishën, Topallin dhe të tjerë nga ai oborr, që e shpërblyen për shërbimin që u bëri…

Që kur ka filluar bashkëpunini i ngushtë, dhe “dashuror” i të “majtës” LSI – Meta, me të djathtën ekstreme që praktikon Berisha, skandalet dhe çudirat nuk kanë të sosur…

Një gojdhënë nga Greqia e lashtë tregon, për një shqiponjë, që kishte shumë vite që e kishte lënë folenë, dhe kur u kthye, e gjeti të rrethuar nga korbat e zinj, që kërkonin të largonin kukuvajkat që kishin zënë folenë…

Pra, në rastin e Shqipërisë, që personifikohet, me Shqiponjën dy krenare, krahasimi nuk do shumë mend të bëhet.

Do të më falin përkrahësit e rrymës së kundërt politike, nga ajo e imja, por për fat të keq as ata vetë nuk kanë arritur ta konceptojnë, se folenë tonë e kanë zenë kukuvajkat dhe korbat grabitqarë.

Vetëm se tashmë që në fole nuk ka më as vezë dhe asgjë, ata kanë kapur mat Shqipen me dy krena, dhe pasi i rropën puplat dhe lëkurën, po i hanë mishin dhe po i bluajnë kockën ..

Me pak fjalë dhe në mënyrë metaforike, kjo është edhe gjendja në Shqipërinë e sotme, ku varfëria dhe mos kamja po mbyt fëmijët dhe pleqtë, duke marrë jetë njerzish dhe shuar ëndërra, për nesër dhe pasnesër…

Metat dhe Priftat, u bënë urë, në kalimin e Ushtrisë pushtuese, brutiane, duke tradhtuar jo idealet që nuk i kishin kurrë, por gjithshka që mund t’i afronte me njerzit normal. Për ta, korja e bukës, dhe kocka e zhveshur, u bë det me kos, dhe lugët i morën në gazermat e “ushtrisë pushtuese” , të cilën ndihmuan të vijë dhe të sjellë ” lumturinë” … Por vetëm për ta ….

Imunitet apo jo, historia më pas dihet .. Ashtu siç u pa me Gërdecin edhe me Meta – Priftin , Ai i madhi do të dijë si t*i rregullojë gjërat, që të mos thyhet bastuni, që e mban në këmbë…

Për Atë, nuk ka problem se çfarë grabitën kukuvajkat, se Korbat e mëdhenj ai i ka me Imunitet ….

Sa do ta drejtojnë korbat grabitqarë, vendin tim ??? Besoj aq sa populli të gënjëhet nga puplat e korbave të hirtë, dhe të magjepset nga ngjyrat e kukuvajkave lukandire ..

* Lukandires : Shikim i rremë (latinishtja e hershme)
** Pohtisur : Shpifur (Nga greqishtja e sotme)

***************
Gazeta C