Ku gënjen Blerim Çela

0
113

Mitat Shuli

Në intervistën e Blerim Çelës të botuar tek “Tema” në 8 janar të këtij viti autori i intervistës thotë mes të tjerash “e djathta as nuk vret as nuk pret ” kur e lexova ngriva njëçikë, e pastoj thashë eh jo!!!!! ketu po na genjen njeçikë zoti Blerim.

Por sidomos tani pas vrasjes së 4 protestuesve ne mes te bulevardit nga shefi i partisë së tij nuk mund të mos shkruaja këto radhë.

Nga doni që ta fillojmë atëhere?, i drejtohem Blerimit matanë ekranit të kompjuterit, njëlloj si në një “kuiz” konfront pasi jam i sigurt se çfarëdo moment historik apo vend të zgjidhni do përpiqem të ju dëshmoj të kundërtën.

Mirë i them, atëhere ta fillojme nga vëndi më i madh demokratik.E djathta e të fundit Bush nuk ka vrarë pak, veçse disa miliona njerëz në luftërat e tij në Irak e Afganistan e shpesh kundër diktatorësh që paskan qënë o miq të familjes Bush o direkt ortakë të familjes nëpër pazaret e naftës nëpër botë e nëpër vite.

Unë zgjedh dhe vë të dy duart në zjarr për Obamën dhe politiken e tij të majtë në vend të së djathtës se Bushit.

Ndërsa në shqipëri pritej Bushi si perëndija, ne shqiptarët u jemi borxhlinj kjo është e vërtetë, ne këtej nëpër evropë ku kryqëzatat e Bushit e kishin humbur me kohë shkëlqimin e luftës së shenjtë na qesendisnin jo pak për atë pritje.

Po kështu them se do zgjidhja Martin Luter King të akuzuar si komunist nga kokëboshët e CIA-s dhe jo neonazistët e racistët e kuklusklanit.

Do të zgjidhja idealistin dhe ëndërrimtarin Robert Kennedy dhe jo të djathtën e shëmtuar të Richard Nixon.

Dotë zgjidhja Salvador Allende-n presidenti socialist i Kilit i vrarë në grushtin e shtetit organizuar nga kolonelët në 1973 dhe jo Pinocetin.
E djathta nuk vret??? Historia dhe numrat janë aty për këdo.

Do zgjidhja Enrico Berlinguer-in në itali dhe jo Andrteotin dhe te vërtetat e fshehura e tij mbi mafien dhe politikën, mbi grushtet e shtetit gjysmë të realizuara e gjysmë të zbuluara njëlloj si vrasja e Aldo Moros.

Do zgjidhja Prodin dhe Bersanin sot e gjithë ditën dhe jo Berluskonin që nga tre bashkëpuntorë të drejtësisë ish bos të mafies akuzohet sot edhe për atentatet në fillimet e viteve 90. Më quaj komunist po deshe është ajo që bën Berluskoni përditë ndaj opzitës ndërsa po e shndrron Italinë në një republikë bananesh. Dhe tjetra isha student dhe isha 20 vjeç në 1990-tën.

Po bëhet përpjekja hileqare dhe shpesh e pakuptuar se ç’do gjë e keqe u lidhka me të majtën me komunizmin,dhe këto po e hanë të gjithë përfshirë dhe atë fshatarin që mesi ushqen fëmijët në shqipëri dhe ska për të përfituar kurrë nga ndonjë e djathtë qoftë kjo edhe moderne e seriose.E djathta e Godos, goxha burrë përfundoi me kryetar Fatmir Mediun dhe mirë që mësuam se e djathta nuk vret.

I pari që më ka thënë me seriozitet që Berisha të vret në vitet 92-93 ka qënë pikërisht një i afërm i dikujt që thërrasin Mandela i Shqipërisë për 36 vitet burg në regjimin enverian.Ky më thotë që një bashkëvuajtës nëpër burgjet enveriste vjen takon Hakiun dhe i thotë ky nuk të çon 36 vjet brenda por të nesmen thuhet që gjeti vdekjen në një aksident automibilistik. Kush më shumë nga ajo derë priti rrëzimin e regjimit’?.

Por me sa duket Berishën e njihnin, jeta i kish mësuar të nuhatnin, të ndjenin,ta njihnin shpejt diktatorin e lyer me emër demokrat.
Hileja në këtë frazë por edhe në sjelljen e ndërkombëtarëve të tipit Doris Pack bashkuar pastaj sahanlëpirësit e Berishës e analistët kokëboshë është ta njehsojnë opozitën e sotme me regjimin e vjetër.Një tentativë tinzare,hileqare njëherësh të genjeshtërt dhe të kobshme për popullin opozitar dhe mbarë popullin shqiptar. Kemi të bëjmë me një makartizëm të ri. Idhtarët e rinj të makartizmit po përdorin hijen e regjimeve të vdekur të Evropës lindore për të delegjitimuar të majtën.

Ndërsa kjo e fundit nuk po përdor bëmat e Hitlerit, Musolinit apo Pinoçetit për të delegjitimuar të djathtën populiste e demagoge të Berishës. Berisha akuzon Ramën si njeri i regjimit të vjetër pasi kemi parë tesëren e anëtarësisë së Berishës në partinë e Enverit,pasi pamë fotografitë e tij me familjarët e Enverit.Si ka mundësi? a ka njëfarë dinjiteti ky njeri ? A ka ndonjë fije që e lidh me të vërtetën këtë harbut??

I madhi Rexhep na tha se gënjeshtra është esenca e Sali Berishës. Ajo që dinë të bëjnë ai dhe Partia e ashtuquajtur demokratike e Tij është vetëm të gënjejnë e bëjnë demagogji. Demagogjia dhe propaganda e tyre po na nxjerrin sytë dhe një ditë, kur kjo natë e zezë të marrë fund do na duhet të rigjejmë emrat për të thirrur me emrin e vërtetë sendet e çka na rrethon.

Pa këtë tymnajë të errët, pa këtë demagogji të qëllimshme dota kishim shumë më të lehtë të shihnim e zgjidhnim të vërtetën. Të vertetën që ka kaq frikë e djathta e errët dhe kriminale e Sali Berishës.