21 Janari, arrest gardistit, vrau demonstruesin Veizi

0
62


TIRANE – Një gardist është vënë në pranga mbrëmjen e së hënës, i akuzuar si autor i një prej vrasjeve në demonstratën e 21 janarit, ku u vranë 4 demonstrues. (Pamjet e vrasjes u transmetuan live në News 24)

Me urdhër të Prokurorisë në pranga është vënë Agim Llupo, shefi i shtabit të njësisë speciale të Gardës se Republikes pasi organi i akuzës e akuzon atë se ka qëlluar për vdekje demonstruesin Ziver Veizi.

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur vetem sot se provat e ekspertizës balistike vërtetuan se Veizi u vra nga fishekët e automatikut MP 5, armë kjo që u përdor nga gardisti Agim Llupo që ndodhej në detyrë në 21 Janar.

Ziver Veizi nga Gjirokastra u vra më 21 Janar së bashku me 3 shtetas të tjerë, Hekuran Dedën, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikën. Në momentin që u qëllua, Vieizi jashtë rrethimit të godinës së kryeministrisë.

uk

Pas ngjarjeve të 21 Janarit, Prokuroria lëshoi urdhër arrest për 6 gardistë. Urdhër-arresti për 6 drejtues të Gardës shkaktoi jo pak polemika që prej ditës së demonstratës, ku kryeministri hyri në një konflikt të hapur me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.

Pas demonstratës, kryeministri shprehu vlerësim të lartë për punën e Gardës së Republikës, ndërsa akuzoi kryeprokuroren se shkeli paktin për gardistët. Një ditë më parë Berisha theksoi se nuk do të lejojë ndalimin e hetimeve për zbardhjen e 21 Janarit,q ë sipas tij ishte grusht shteti. Berisha premtoi gjithashtu dhe zbardhjen e 4 vrasjeve.

Ndërkohë opozita prej ditësh ka kërkuar arrestimin e gardistëve dhe dorëzimin e tyre para organeve të drejtësisë.

(d.b/BalkanWeb)