Katër vrasjet e 21 janarit brenda një minute

0
55


TemA

Prokuroria ka sekuestruar deri tani 2.326 gëzhoja plumbash që mendohet se nuk është e gjitha ajo që është qëlluar të premten e 21 janarit. Shikimi i vendit të ngjarjes u bë, të paktën tre orë pasi ishin kryer katër vrasjet në sheshin përpara kryeministrisë.

Në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tani, prokuroria ngre dyshimet se vrasjet dhe plagosjet kanë ndodhur në harkun e një minute, pak pasi ora kishte kaluar 16:00. Megjithatë ende është e vështirë të përcaktohet se cila armë e ka kryer qitjen, për arsyen se, armëve ende nuk u është bërë një ekspertizë balistike.

Burime të prokurorisë kanë thënë se Garda refuzon të japë edhe regjistrimet e bëra nga 25 radiomarrëset e përdorura prej tyre gjatë datës 21 janar 2011. Ndërkohë Policia e Shtetit vazhdon të refuzojë urdhër-ndalimet e nxjerra nga prokuroria shqiptare për zinxhirin komandues të gardës.

Prokuroria disponon planin e veprimit për ruajtjen e mitingut të opozitës ne 21 janar, ku është përcaktuar edhe momenti se kur mund të përdoreshin armët. Kjo është një ndër provat materiale më të vlefshme deri më tani në duart e organit të akuzës. /Telegrafi/

———————–

Arma që qëlloi Ziver Veizin ishte e një gardisti. Identifikohet edhe autori. Prokuroria kërkon tabulatet e drejtuesve të Gardës

Arma me të cilën është qëlluar mbi Ziver Veizin është e gardës. Burime pranë grupit të ekspertëve kanë sqaruar se bëhet fjalë për një armë që përdoret nga njësia speciale e gardës. Tre herë janë bërë analizat për plumbin në trupin e Veizit dhe tre herë është arritur në të njëjtin përfundim. Mësohet se është identifikuar dhe gardisti që ka qëlluar mbi Veizin, por emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu dhe tabulatet e telefonatave të drejtuesve të Gardës.