
Nga Bledar H. Prifti
Tragjedia e 21 Janarit dhe ngjarjet që pasuan atë nxorën në dritë për mbarë shoqërinë faktin se Sali Berisha mund të konsiderohet tashmë një plak i rrjedhur i cili ka humbur llogjikën dhe cdo lidhje me realitetin politik dhe shoqëror. Në një shkrim të para disa kohëve e konsideroja Sali Berishën një skizofren pasi kisha marrë më parë informata nga një doktor i cili më shpjegonte se lëpirjet e shpeshta të buzëve nga ana e Berishës janë një indikator i fuqishëm se ai përdor një medikament, të quajtur “haloperidol”, për të kuruar psikozat dhe tendencat e tij skizofrenike. Ndaj duhet të kuptojmë se asgjë që ka ndodhur nën pushtetet e Berishës nuk është rastësi, dhe çdo tragjedi dhe krizë politike ka qënë rrezultat i veprimeve perverse dhe skizofrenike te pushtetarit/njeriut Berisha.
Gjatë regjimit të tijë 1992-1997, Berisha masakroi popullin dhe të gjithë kundërshtarët e tij politik dhe në vend të zgjedhjeve demokratike, ai orkestroi kasapana zgjedhore ku pushteti vet votonte, vet numëronte, dhe vet vendoste. Berisha është shëmbëlltyrë e diktatorëve oriental ku mbizotëron motoja e famshme e Profesor Bernard Lewis, “një burrë, një votë, vetëm një herë”. Këtyre zorzopëve me mentalitet diktatorial demokracia iu nevojitet vetëm për të marrë pushtetin por jo për ta ripërtërirë dhe legjitimuar atë po në rrugë demokratike.
Për më shumë, trajtat skizofrenike të Berishës u dalluan qartazi gjatë tragjedisë së vitit 1997 kur Berisha urdhëronte bombardimin e popullsisë së pafajshme dhe kur ai kërkonte të rizgjidhej president në një kohë kur popullin po e kërcënonte lufta civile për shkak të marrisë së Berishës për pushtet absolut. Për të mos mjaftuar kjo marrëzi, skizofreni Berisha, I mbytur nga doza të forta paranoje, orkestroi një sulm të hapur kundër kancelarive perëndimore, qeverisë Amerikane, dhe shërbimeve të inteligjencës. Skizofrenia dhe paranoja e Berishës diktonte mendimin se kushdo që ishte kundër Berishës ishte ose puçist ose anti-Shqiptar. Një ngjarje tjetër e krijuar nga skizofrenia e Berishës është edhe grushti i shtetit më 14 Shtator 1998 kur përkrahësit e skizofrenit morën tanket dhe autoblindat dhe sulmuan ndërtesat qeveritare dhe radiotelevizionin, nga ku do të deklaronin edhe triumfin e grushtit të shtetit. Por skizofrenia e Berishës nuk do të mbaronte me kaq.
Duke shfrytëzuar drejtimin e papërgjegjshëm të vendit nga Fatos Nano dhe Ilir Meta dhe i ndihmuar nga humbja e koshiencës dhe kujtesës së shoqërisë Shqiptare në lidhje me tragjedinë e vitit 1997, Sali Berisha vjen në pushtet në 2005-ën përmes një minorance votash popullore. Një popull që harron të kaluarën dhe historinë e tij është një popull i destinuar të jetojë në skllavëri dhe të dështojë pafundësisht deri në shpërbërje. Ndaj e them me bindje të plotë se njërëzit që propogandojnë harresën e ngjarjeve të 1997-ës, të 28 Qershorit, dhe të 21 Janarit në rastin më të keq janë hiena dhe shërbëtorë të ndyrë të pushteteve diktatoriale dhe në rastin më të mirë individë injorantë, mediokër, dhe të pavlerë për shoqërinë.
Trajtave të së shkuarës skizofrenike të Berishës i bashkohen edhe trajtat e së tashmes së tij skizofrenike. Për muaj me radhë gjatë protestave të opozitës për transparencë, Berisha nuk kishte asnjë lidhje me realitetin dhe opinionin publik. Çfarë e thoshte sot, ai e mohonte nesër; çfarë shante sot e mburrte të nesërmen; çfarë pështynte sot , ai e lëpinte të nesërmen. Herë fliste se transparencën e ndalonte Gjykata, herë se e ndalonte Kushtetuta, herë se e ndalonte Kodi Zgjedhor, dhe ngahera e fillonte nga e para. Berisha nuk pranonte vlerat, normat, dhe moralin e shoqërisë, llogjikën e thjeshtë, dhe opinionin publik.
Berisha është i bindur se në shoqërinë Shqiptare ai nuk është pjesë e realitetit dhe e vlerave të shoqërisë por se ai është personi që ka në dorë krijimin e realitetit dhe monopolin e krijimit të rregullave, principeve, dhe vlerave (e mirë/keqe, e drejtë/padrejtë, e vërtetë/gënjeshtër) të shoqërisë. Në mendimet e Aristotelit, ky njëri me emrin Sali Berisha DUHET të jetë ose Zoti, ose përbindëshi, ose djalli i mishëruar në tokën Shqiptare! Ndaj nuk kemi pse të habitemi kur dëgjojmë skizofrenin Berisha kur deklaron se është i gatshëm të organizojë mijëra funerale si ato të vitit 1997.
Nuk duhet të habitemi kur dëgjojmë skizofrenin dhe të djallëzuarin Berisha i cili në darkë akuzon Edi Ramën se vrau protestuesit me armë nga brënda turrmës, në mëngjes deklaron se ata tre njërëz të pafajshëm dhe paqsorë me duar në xhepa të çpuar i vrau garda për të mbrojtur institucionin e diktatorit, apo dhe kur del të nesërmen dhe tenton të fus në realitetin tonë të vrarë një grusht shteti për të cilin ky zorzop paska pas informacioni edhe para se të deklaronte se vrasjet e protestuesve i bëri Edi Rama. Nuk duhet të habitemi kur skizofreni Berisha kërcënon publikisht popullin dhe liderin e opozitës me marrje jete. Nuk duhet të habiteni kur, ashtu si edhe në 1997 kur sulmonte qeverinë Amerikane dhe shërbimet e saj të inteligjencës, skizofreni Berisha sulmon sot Presidentin e Republikës, Kryeprokuroren, shërbimet sekrete, median, dhe kur ky skizofren kërcënon dipllomatët e huaj me shpallen e tyre “nongrata” nëse kundërshtojnë veprimet e tij diktatoriale ose kur nuk i shkojnë pas avazit.
Nuk duhet të habitemi pasi asgjë nuk është e rastësishme në botën e këtij skizofreni politik. Një këshillë e vogël për gazetarët dhe median. Nëse nuk e keni kuptuar skizofreninë Berishiane përmes fenomeneve politike, ju këshilloj ta “provokoni” në konferencat e shtypit dhe do të shikoni një mori të trajtave skizofrenike të Berishës si reagim kundër qëndrimeve dhe pyetjeve të tuaja. Kaq për skizofreninë dhe trajtat skizofrenike të Sali Berishës.
Vetvetiu, tani ne gjendemi përballë përballë një pyetje thelbësore: A është skizofreni Berisha kërcënimi real i demokracisë dhe shoqërisë Shqiptare? Jam shumë i bindur se problemi real nuk qëndron tek skizofrenia e plakut Berisha por tek ata që e mbështesin atë. Mbështetësit e Berishës mund të klasifikohen në mbështetës politik dhe social. Mbështetësit politik mund të ndahen në mbështetës të brendshëm dhe të jashtëm. Mbështetësit e brëndshëm përfshijnë një shpurë e vogël besnikësh të cilët në realitet i shërbejnë vazhdimit të karrierës dhe interesave të tyre banale dhe primitive. Ilir Meta dhe organizata filomafioze LSI është një nga përkrahësit më të fuqishëm të Sali Berishës. A e dini përse? Sepse kjo bandë është e vdekur politikisht dhe se fati i tyre është i lidhur tërësisht me fatin e skizofrenit Berisha. Nëse Berisha bie nga pushteti, Meta me kope do të presin faturën kush për në pension politik e kush për tu paraqitur para drejtësisë. Ky fakt i ka shndërruar ata në një tufë mercenarësh që harbojnë dhe dëshirojnë të instalojnë në Shqipëri një regjim që do tu ofronte atyre mbrojtje edhe në të ardhmen.
Mbështetje i vjen skizofrenit Berisha edhe nga disa kancelari Europiane të cilat një Zot e di se çfarë e drejton politikën e tyre të jashtme perkundrejt Shqipërisë, nëse ajo është vërtet institucionale. Por ata kurrsesi nuk mund fajësohen për fatkeqësinë tonë pasi detyra dhe misioni i tyre është që t’i shërbejnë interesave të popujve dhe organizmave që ata përfaqësojnë. Ata nuk janë Nënë Tereza, dhe ju kaq gjë duhet ta kuptoni! Edhe në rastin e kauzës për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit, ashtu siç e kam thënë edhe më parë, Europianët kurrsesi nuk mund të lejonin transparencë për vet faktin se nëse do të zbulohej masakra zgjedhore e 28 Qershorit, atherë raporti i OSBE/ODHIR do të shndërrohej në një letër higjenike dhe dipllomacia Europiane do të humbiste kredibilitetin e saj ose, edhe më keq, do të mbante për sot e mot erë qenefi. Por për këtë çështje nuk mund të flitet me shumë siguri pasi (edhe për arsye të rolit sekondar të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare) nuk e dimë me siguri nëse politika Europiane në Shqipëri është një politik institucionale e unionit, një politik e hartuar dhe e zbatuar nga politikanë/politologë diletant dhe mediokër për arsye trajnimi dhe studimi, apo një politikë personale e individëve të veçantë për interesa kryekëput personale dhe banale.
Dhe ja ku mbërritëm tek mbështetja që i vjen skizofrenit plak nga element të shoqërisë. Këtu po merrem vetëm me intelektualë dhe analistë, si ngahera. Intelektualët dhe analistët politik në media janë një burim mbështetje për skizofrenin Berisha ashtu siç ajo ka qënë edhe gjatë regjimit komunist të diktatorit Hoxha. Edhe këta intelektualë dhe analistë duhen ndarë në dy grupime: në njërin grupim janë ata që dinë çfarë thonë, bëjnë, dhe sunojnë. Këta janë hafijet, shërbëtorët, dhe mercenarët e pushtetit. Këta bashkohen me njëri-tjetrin në mbrojtje të skizofrenisë dhe djallëzisë vetëm për hir të plaçkës. Për ideal këta zorzopë kanë plaçkën, për vlerë kanë primitivizmin dhe antivlerën, dhe për moral kanë kusarinë dhe imoralen. Nga këta mund të pritet çdogjë monstruoze.
Grupimi i dytë i intelektualëve dhe analistëve janë ata që nuk dinë se çfarë thonë, çfarë bëjnë, dhë çfarë synojnë. Në pjesën dërrmuese, intelektualët dhe analistët e këtij grupimi kanë shumë të zhvilluar ndjenjën e dalë nga fabula e dhisë, Zotit, dhe Shqiptarit, të cilën e tregojmë rëndom mes nesh. Zoti u dha dy Shqiptarëve të drejtën e plotësimit të një dëshire çfardo. I pari kishte nevojë për të ushqyer fëmijët dhe kërkoi Zotit një dhi. Zoti ia plotësoi dëshirën menjëherë. I erdhi radha Shqiptarit të dytë. Dëshira e të dytit ishte pak e çuditshme për Zotin, por që Ai duhej ta përmbushte. I dyti shprehu dëshirën që t’i hiqej dhia Shqiptarit të parë. Dhe kështu u bë.
Kështu është edhe puna e këtyre intelektualëve dhe analistëve tanë. Këta syresh janë të verbuar në mëndje dhe shpirt dhe kurrsesi nuk mund të pranojnë një të mirë për veten e tyre dhe popullin nga e cila përfiton edhe Edi Rama. Këta mëndje-rrjedhur dhe zëmër-ngushtë motivohen dhe gëzohen nga humbjet e Ramës dhe jo nga fitimet e tyre. Këta syresh nuk gëzohen që të kërkojnë një dhi për veten e tyre por gëzohen kur kërkojnë tia heqin dhinë Edi Ramës, dhe rrjedhimisht edhe popullit. Ndjej keqardhje për këtë grupim pasi pjestarët e tij janë shndërruar në mënyrë të pavetdijshme, në sajë të verbërisë mendore dhe i zëmërngushtësisë njërzore, në mercenarë të skizofrenisë Berishiane. Kjo ishte e gjitha për plakun skizofren dhe për mercënarët e skizofrenisë.







