‘Darka e gabuar’, Ngjela: Mos u merrni me një të marrë që do thyejë qafën në qershor

0
35

TemA, 11 Dhjetor 2012

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në një intervistë për A1Report atë që kryeministri Sali Berisha e quajti ‘darka e gabuar’, ku po gatuhej një puç ndaj tij.

Ngjela tha se nuk duhet marrë seriozisht një i marrë.

“Ju më duket se i merrni seriozisht të marrët. Sipas Ajnshtajnit, marrëzia dhe universi nuk deshifrohen. Universi ka filluar të deshifrohet me gjuhën e matematikës, marrëzia nuk kapet. Ti kuptove gjë nga ato që tha ai? Pse, atë do pyesin njerëzit se ku do bëjnë darkë? Është në hall dhe bërtet se ka shkelur ligjet, ka vrarë. Në çdo cep rruge shikon një komplot, njëherë flet me Zotin, njëherë me të vdekurit,” tha Ngjela, duke shtuar se nuk bëhet komplot me lugë e pirunj.

“Preçi kishte 55 vjetorin, më ftoi mua, Ramën, Frangajn, Fevziun, Besnik Mustafajn. Këta nuk janë kundërshtarë. Mos u mërzitën se u thashë unë lëreni Saliun. U thashë atyre mos i shkoni nga mbrapa se u merr me vete, ai është kufomë dhe nuk fiton dot. Do të mundet këtë radhë. Kjo është historia që mund ta ketë mërzitur atë,” tha Ngjela.

Avokati tha se Berisha është rrangallë, kurse PD është me ujëra të ndenjura.

“Nisi të bëhej parti në ’91 dhe këta që hodhi Partia e Punës i morën këta. Ky është më qesharaku,” theksoi Ngjela.

Ai tha se Berishën e urren gjithë populli dhe se do largohet pas gjashtë muajsh

“Kështu e pësoi Enver Hoxha, injektoi urrejtje dhe iu kthye mbrapsht. Do të thyejë qafën në qershor. Nuk e pranon më Perëndimi,” tha Ngjela, duke shtuar se opozita është e përgatitur për fitore.

Ngjela i bëri thirrje Ilir Metës që të korrigjojë gabimin që bëri kur u bashkua me Berishën, duke e rrëzuar atë.

“Rikthimi me rrëzimin e Saliut do pritej më mirë sesa gabimi që bëri kur u bashkua me të”.