“Cari” Sali Berisha

0
44

Nga Kledian Lula

Nëse ka një simbol, me të cilin mund të krahasohet kryetari i PD dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha, ky është “CARI”, ish “Zeusi” i dinastisë ruse të shekullit të kaluar, nën këmbët e të cilit vihej, gjendej, shtypej, lëpihej, vendosej e shkatërrohej gjithçka. Përveçse me “CARIN”, Sali Berisha nuk ka asnjë krahasim tjetër më të plotë për të përshkruar këtë sundimtar e diktator të pakufi, që vazhdon të qeverisë si i tillë në mes të Europës edhe sot në Shekullin e XXI. Përse e meriton kryeministri Sali Berisha, të quhet me plotë kuptimin e fjalës: “CAR”?

Sali Berisha, për 20 vjet e ka drejtuar PD si “CAR”

Historia 20 vjeçare politike e qeverisëse e Sali Berishës është tejmbushur me episode të hidhura me natyrë diktatori, që e paraqesin atë si të tillë. Berisha u desantua në lëvizjen studentore të Dhjetorit ’90, si misionar special i ish-presidentit komunist Ramiz Alia, me rekomandimin e posaçëm të Sigurimit të Shtetit, si njeri “extra i besuar” dhe kontigjent aktiv e produktiv i tij. Me makinacione e puçe të njohur tashmë, Sali Berisha u vendos në krye të lëvizjes studentore e më pas të PD, duke monopolizuar dhunshëm drejtimin e kësaj force demokratike. Pikërisht në këtë moment, ka nisur dhe “carllëku” i këtij neo-diktatori, që siç rezulton është “pa din e pa iman”.

Ata që e njohin kronologjinë e veprimtarisë (ç)drejtuese të Sali “CARIT” si kryetar i PD, kanë në kujtesë “provat” e plota të këtij sundimi prej diktatori. Sali Berisha ushtroi reprezalje masive e të dhunshme ndaj bashkëpunëtorëve e kundërshtarëve të tij brenda kësaj partie e cila siç dihet, u krijua prej vlerave, por u uzurpua e u shkatërrua prej plehrave. Nga të gjithë ata që krijuan PD, brenda saj ka mbetur dhe dëgjohet vetëm “CARI” Sali Berisha. Për të mbretëruar e për të qënë NJESH i përjetshëm i kësaj partie të madhe, ai sulmoi fillimisht themeluesit e PD, studentët anti-komunistë të lëvizjes “Dhjetori ’90”.

E pasi i nxori ata jashtë loje me ndihmën e Sigurimit të Shtetit, krijoji “oborrin” e servilëve, të të paaftëve dhe njerëzve me vese. Vetëm Azem Hajdari, rezistoi përballë puçeve të organizuara në kryesinë e PD e të parlamentit prej “mikut” Sali Berisha. Atë nuk e “vranë” dot puçet e Sali Berishës, por e vranë plumbat e pabesisë në pritë, për të cilat edhe pse Sali Berisha “qau me ngashërim” e deklaroi se do të dëshmonte në prokurori, ende nuk e ka marrë mundimin për ta bërë këtë akt, paçka se drejtësia e kërcënoi për ta marrë edhe forcërisht.

Pasi spastroi të gjithë ata që i duheshin PD, por jo skemave sunduese e mbretëruese të tij, Sali Berisha vazhdoi prapaskenat prej njeriu të pabesë, duke iu vërsulur intelektualëve potencialë në krye e në bazën e PD. Duke përdorur “ekipet e shantazhit e të dhunës”, Sali Berisha siguroi largimin nga PD e nga Shqipëria, të atyre që i rrezikonin postin si kryetar i PD, duke e mbajtur këtë post për 20 vjet me puçe e dhunë fizike.

Ata që mbetën brenda PD, pranuan më përulësi publike diktatin dhe komandën e tij. Personaliteti dhe fati i tyre varet vetëm nga “CARI” Sali Berisha, përballë të cilit ata janë “HIÇ”. Sali Berisha prej 20 vjetësh, veçanërisht 10 vitet e fundit e ka kthyer PD në “kazermë”, ku të gjithë qëndrojnë “gatitu”. Askush nuk ka të drejtë të hedh ide, askush nuk bënë dot propozime, askush nuk guxon as të teshtijë pa lejen e “CARIT”. Ata që guxuan, janë anatemuar e janë përzënë me dhunë prej PD e prej posteve qeveritare duke mos e kthyer më kokën nga PD-ja e kalbur dhe e ndotur prej sundimit barabar e të dhunshëm të Sali Berishës.

Të vetmit që janë kthyer tek “stani Berisha” janë disa dhëmbëthyer, duarprangosur, disa fytyrë pështyrë, disa brinjënxirë e disa monstra, që vazhdojnë të “lehin” për Sali Berishën e të pasurohen për vete edhe pse në vitin 1997 u “rrahën me presh bythëve” në Lushnjë.
Partia Demokratike, për shkak të këtij uzurpimi e ç’drejtimi është tjetërsuar në një barakë të qelbur deputetësh, ministrash, politikanësh e zyrtarësh manekinë e mikrofonë, që lëpihen poshtë kolltukut të “CAR” Berishës, në shkëmbim të përfitimeve ekonomike e financiare.

Ata janë të kënaqur për pozicionin e tyre të zgjedhur prej zvarranikësh e “altoparlantësh” në shërbim të “CARIT” (Berishës). Për pseudokryetarin diktator, ata konsiderohen “gogla” që seleksionohen, numërohen, skartohen e zëvendësohen si bagëtitë vetëm nga “CARI” i PD. Ka mbi 1 vit, që nuk po mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Pse? Sepse nuk do “CARI”. Kur do të mblidhet? Kur të dojë “CARI”. Të tjerët vazhdojnë të qëndrojnë me vesh e me gojë hapur nën këmbët e “CARIT” Sali Berisha, për të dëgjuar e shpërndarë çmenduritë që rrjedhin prej trurit të tij.

Pushtetet e “carëve” ngrihen nga krimi dhe bien nga populli

Sepse ishte një PD e tillë me në krye një “CAR”, ndaj dhe Shqipëia u bë shkrumb e hi në vitin 1997. Sepse vazhdon të jetë një PD e tillë “me mbret”, ku dëgjohet vetëm zëri i Sali Berishës, me funksionarë mumje që nuk pipëtijnë edhe kur Saliu (mender) i “dhjet në fytyrë”, ndaj dhe kemi një qeverisje me fytyrë korrupsioni e krimesh deri njerëzore. Ndaj kemi një pushtet, që nuk ka në program integrimin e vendit, as mirëqenien ekonomike të popullit, por vetëm pasurimin e klikës që e ka uzurpuar këtë pushtet, me në krye kryeministrin “CAR”.

Kundër këtij “CARI” shqiptar, shpërtheu 10 ditë më parë “revolta e urisë”, e varfërisë ekstreme deri në dhimbje nënash e lot fëmijësh për bukë. Gurët dhe hunjtë e popullit nuk kishin lidhje as me “puçet” e Saliut e as me kapardisjet e Metës, por vetëm me bukën thatë. Shqiptarët nuk po kërkojnë salltanete si ato që kanë fëmijët dhe mbesat e “CARIT” shqiptar, Sali Berisha. As jetë luksi siç kanë fëmijët e Ilir Metës. Shqiptarëve ua çoi thikën në shpirt kjo qeverisje duke u premtuar parajsën e duke u sjell mjerimin.

U ngritën se nuk duronin dt më. Dhe nuk do të heqin dorë nga revolta, sepse ka arritur mjerimi deri në atë gradë, sa njerëzit janë “punësuar” në kazanët e plehrave, mijëra familje u janë kthyer lakrave e misrit të zier. Ndërsa Sali Berishët, Genc Rulët, Lulëzim Bashët, Shkëlzen Berishët, Ilir Metët, Ridvan Bodet, Jozefina Topallët Majlinda Bregët e CO, vetëm për parfumosje mujore shpenzojnë aq sa merr një pensionist gjatë gjithë vitit! Eshtë kjo klikë në pushtet e komanduar prej Sali “CARIT”, që nuk po qeverisë vendin, por po shton me babëzi super pronat, super llogaritë bankare, super luksin. Jeta luksoze e “carëve” të këtij pushteti, ka mbërritur deri në atë kulm, sa kanë filluar të çojnë edhe qentë e macet për pushime në plazhet më të shtrenjta të botës.

Ndërsa shqiptarët akuzohen si “puçist” prej hajdutëve e kriminelëve, dhunohen, arrestohen, ofendohen e vriten! Sipas delenxhinjëve në pushtet, ata kanë bërë “krimin” që janë ngritur në protestë. Po çfarë të bëjnë? Të vuajnë e të qajnë për koren e bukës?! Të vazhdojnë të shikojnë akoma, se si ju dhe familjet tuaja zotërinj hajdutë e kriminelë shëtisni botën me paret e vjedhura prej koncensieneve, liçensave, tenderëve, ryshfeteve miliardëshe e taksave të popullit?! Jo! Shqipëria e rrëzoi dhe e tërhoqi zvarrë një “mbret” dhe nuk mund të lejoj që ta komandoj e ta shkatërroj një “CAR”.