Mijëra amerikanë nënshkruajnë peticione: Të ndahemi nga unioni

0
23

TemA, 13 Nëntor 2012

Më shumë se 100 mijë amerikanë kanë nënshkruar peticione në drejtim të Shtëpisë së Bardhë për të lejuar shtetet e tyre që të ndahen nga SHBA pas rizgjedhjes së Barak Obamës në krye të vendit.

Peticionet janë hedhur në faqen ‘Ëe the People’ të Shtëpisë së Bardhë.

BBC raporton se peticionet kanë mbërritur nga 20 shtete, që kanë votuar për kandidatin republikan, Mit Romni.

Kushtetuta amerikane nuk ka ndonjë klauzolë që lejon shtetet të shkëputen nga unioni.

Në total janë dërguar 20 peticione. Ai i shtetit të Teksasit ka më shumë se 25 mijë firma.

Herën e fundit kur pati shkëputje të shteteve nga unioni, shpërtheu lufta civile.

Peticioni më popullor vjen nga Teksasi, ku Romni mori 15 përqind më shumë pikë se Obama.

Duke qenë se peticioni ka marrë 25 mijë nënshkrime, atëherë administrata Obama duhet të japë një përgjigje.

Në tekstin e peticionit, nënshkruesit ankohen për abuzime të tmerrshme me të drejtat e amerikanëve.