Ju tregoj unë si bllokohet ky ligj…

0
33

ResPublica.al, 9 nëntor 2012

“Doni t’ju tregoj unë si bllokohet ky ligj. Në amandamentin e fundit kur të vijë për t’u diskutuar do të shihni se si bllokohet ligji. Do të shihni kur t’i marrim këto foltore, këto mikrofona dhe këtij Parlamenti t’i vëmë zjarrin. Doni kështu… Sepse gjërat e tjera që i bëni për të bllokuar ligjin janë vetëm lojra fjalësh”.

Fjalët janë të Zijadin Sela (në foto), deputet i PDSH-së në Maqedoni.

Raporton TCH: “Ky reagim i ashpër erdhi pas vendimit që sollën deputetët maqedonas për kufizimin e fjalimeve të deputetëve lidhur me shqyrtimin e mbi 15 mijë amendamenteve të Grupit Parlamentar të BDI-së lidhur me ligjin për forcat e sigurisë në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale. Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, tha se me këtë vendim të kolegëve maqedonas ndërpritet demokracia në Maqedoni: “15 mijë amandamentet tona janë garancia më e mirë se ky debat do të vazhdojë, do të zgjasë dhe në fund do të rezultojë me mosmiratimin e një ligji të debatueshëm, përjashtues, imponues, arbitrar dhe me pasoja të rrezikshme për perspektivat e shtetit”, deklaroi Mehmeti.

Pas debateve të ashpra, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i ka dhënë fund seancës ku po diskutohet për projektiligjin konfliktual të VMRO-së me arsyetimin se amandametet e BDI-së ende nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe. Deputetët shqiptarët po kundërshtojnë ashpër këtë projekt ligj pasi i njejti parasheh të drejta të posacme vëtëm për forcat maqedonase të sigurisë dhe përjashton ushtarët e UÇK-së. Re.Pu