Nga Australia në Shqipëri për të luajtur me kombëtaren e vajzave

0
58

Kush është 20-vjeçarja që la Australinë për t’u bërë pjesë e kombëtares shqiptare të femrave. Jeta në Australi, origjina shqiptare dhe dashuria për këtë vend deri në marrjen e shtetësisë

Entela Resuli, 08.11.2012

-“Ndeshja ka filluar shpejt dhe sulmuesja shkodrane që luan në Australi Elvana Curo ka shënuar më kokë në minutën e 14-të të ndeshjes…” Ky ishte komenti i parë që iu bë sulmueses së re të kombëtares së vajzave gjatë ndeshjes me Malin e Zi, e cili përfundoi në rezultatin 4 me 3. Disa muaj më parë emri i saj doli në listën e personave që sapo kishin marrë shtetësinë shqiptare. U interesuam për të kuptuar më shumë për historinë e saj dhe faktin pse kishte zgjedhur Shqipërinë për të zhvilluar karrierën në futboll. Duket se gjaku që i rrjedh në vena e ka drejtuar drejtë kësaj toke.

20-vjeçarja e lindur dhe rritur në Australi po më babain nga Kraja i Shkodrës dhe mamanë nga Zogaj është pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit. Pasioni që ajo ka, shkon përtej çdo limiti, aq saqë paguan vetë edhe çdo shpenzim që ka të bëjë me vajtjen dhe ardhjen në Shqipëri. Curo jeton në Australi dhe vjen në Tiranë sa herë që ka grumbullime. Ajo është një personazh i rrallë mes shoqesh në atë kombëtare. Ne kemi biseduar me të dhe na ka rrëfyer jetën, dashurinë për futbollin dhe marrëdhënien e saj më Shqipërinë.

/Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën “Shekulli”/