Eagles Up (Shqiponjat Lart): Zëri që bashkon hip-hopin Kosovar në Amerikë

0
61

Shkruan: Nora Kalaja, New York

Rinia sot mundohet të gjejë se çfarë identiteti ka në shoqëri ku secili person përdor mënyra të ndryshme për t’u angazhuar, mbijetuar dhe krijuar një imazh. Disa të rinj kanë gjetur tek hip-hopi në veçanti sfondin për të arritur pikërisht këtë qëllim – një zë për të patur identitetin social.

Kompania diskografike e Amerikës, në shtetin e Connecticut-it, me emrin “Eagles Up” / EU (përkthim: Shqiponjat Lart) është një brez i ri i hip-hopit amerikan. Me nisje që nga fillmet e vitit 2000 “Eagles Up” ka influencuar kulturën e hip-hopit, që shkon përtej lirikave të reperave. Kompania “Eagles Up” nxjerr në pah një krijimtari artistike, veshje, stil muzikor dhe filozofi përkatëse për kulturën e hip-hopit, duke përcaktuar një fenomen të ri kulturor në muzikën e hip-hopit. Me drejtues dhe themelues, reperin e njohur botërisht, Amerikanin me origjine kosovare Gem Belushi, kompania e tij ka sjellë tek adhuresit e muzikës rap në Amerikë, një pjesë të kulturës së Kosovës.

“Misioni i Eagles Up është që të përfshijë europianët në skenën e hip-hopit. Ne si prezantues të shqiptarëve, me krenari duam të sjellim ekspozim për Shqipërinë dhe Kosovën në Amerikë. EU sjell talente të papara dhe origjinale dhe është e rëndësishme të përcjellim aspektin europian në industrinë muzikore në Amerikë, e cila mungon. Jam tepër krenar për prejadhjen time shqiptare, edhe pse kam lindur në Amerikë, dhe e ndjej si detyrë që kultura dhe muzika shqiptare të deportojë në Amerikë,” shprehet themeluesi i kompanisë diskografike, Eagles Up, Gem Belushi.

Gem Belushi

Ekipi, mendja dhe inspirimi pas kompanisë “Eagle Up” janë tre të rinj të talentuar dhe vizionarë: Marty Magz, (Martin Berishaj), Gem Belushi (Gjergj Merturi) and Phaze (Arben Rrugova). Marty Magz ka bërë bujë në Amerikë me talentin e tij, që nga Detroit deri në New York, i nominuar si një nga reperët e rinj më premtues (angl. Most promising male rapper) nga Underground Music Awards. Marty pretendon të pushtojë hip-hopin dhe angazhohet vetëm me art për të zhvilluar më tej imazhin e tij artistik. Ndërsa Gem Belushi është një gjeni muzikor dhe inteligjencë artistike me pikëpamje përtej muzikës. Gem Belushi ka ambicie për industrinë, aspektin kulturor, rininë dhe konsiderohet si një mendjedhënës për gjeneratën e re. Ndërsa Phaze njihet për krijimtarinë dhe vullnetin e tij, si artist i lirë, mjaft i aftë me energji dhe talent të paparë kushtuar veprimtarisë krijuese të muzikës.

Vitet e fundit, hip-hopi është përdorur si mjet fuqizimi për rininë, sidomos për shoqëritë e prekura nga lufta si Kosova. Kompania “Eagles Up” po krijon një rrjedhë të re të kësaj kulture, duke përdorur hip-hopin si një mjet inspirimi për gjeneratën e re, duke nxitur dhe inkurajuar të rinjtë të përdorin talentet dhe aftësitë e tyre artistike tyre në mënyrë pozitive, në shërbesë të kulturës dhe identitetit shqiptar.

“Nëpërmjet muzikës të rinjtë jo vetëm mund të shprehim dhembjet dhe vuajtjet e përjetuara gjatë luftës, por mund të japin një mesazh të fuqishëm për botën që i japin rinisë në vendet të dalë nga lufta një ndenjë bashkimi, arritje dhe përkatësie në komunitet. Për artistët e Kosovës hip-hopi shërben si një platfortë e fortë për t’u dëgjuar pa përdorur dhunë,” thekson reperi i talentuar Gem Belushi.

“Kam shkuar në ferr dhe jam kthyer, dhe e ndjej veten zënë në kurthin e mendjes time. Armiku më i keq është vetja ime, por kjo më shtyn më shumë që të arrij përsosje në pasionin tim – muzikën. Sot është shumë e lehtë të manipulohesh nga ajo që sheh dhe ndëgjon. Prandaj jam këtu për të përhapur një qëndrueshmëri pozitive dhe të mirë për të rinjtë. Edhe pse qëllimi dhe ideali janë më të mëdha sesa vetë unë, jam këtu për ta përjetuar dhe rrëfyer të vërtetën. Jam krenar të jem pjesë e familjes ‘Eagles Up’ dhe më vjen mirë që fansat e konsiderojnë EU si një shtyllë përkrahje për t’u lidhur me përvojat dhe realitetin e tyre,” shprehet reperi i njohur, Martin Berishaj me pseudonimin artistik, Marty Magz.

Kompania diskokgrafike “Eagles Up” (www.eugang.com) u themelua në vitin 2005 frymëzuar nga superhiti i Gem Belushit “Put your Eagles Up”. Publikimet më të hershme të kompanisë përfshijnë: albumi megahit “King and Ace”, lëshuar në vitin 2005, bashkëpunim nga Gem Belushi, Kash Dash dhe Leo Luck; albumi klasik i hip-hopit me emër “Suicide Kingz” që u prodhua në vitin 2008, një vizion i Leo Luck në lidhje me Gem Belushi; dhe projekti i shumëpritur i vitit 2010 “The Fast Life”, më vonë riemëruar “Money Out The Belu” (M.O.T.B.), që pritet të lëshohet në 2013.

Marty Magz

Kultura e Hip-Hopit e ka origjinën nga Bronksi i New Yorkut që në vitet 1970. Filloi si një lëvizje nga komuniteti zezak dhe latin me recitimin e vargjeve mbi tinguj dhe muzikë instrumentale. Ky lloj arti përdorej për të rrëfyer vështirësitë që hasnin minoritetet e Amerikës në atë kohë duke i dhënë frymëzim interpretimit dhe krijimtarisë të lirë (freestyle). Sot ky trend mbizotëron dhe është influenca më e fortë në muzikën urbane dhe krahinore në Amerikë, me influenca multi-etnike me rrënjët thellë në përvojën dhe realitetin e hip-hopit. “Eagles Up” luan një rol ndikues në aspektin e lidhur kulturor me industrinë e muzikës, duke sjellur një influencë të fortë europiane në hip-hopin amerikan.

“Shqiptarët që emigruan në Amerikë gjithmonë i kanë ruajtur traditat dhe kulturën e tyre. Sidomos shqiptarët që erdhën në qytetin tim, Stamford, Connecticut, u pranuan menjëherë nga komuniteti i pranishëm haitjan dhe latin, sepse shqiptarët kanë një prezantim të përkryer në aspektin kulturor dhe social dhe u arritën të respektohen dhe kuptohen mirë nga emigrantët e tjerë. EU (Eagles UP) sjell një perspektivë europiane tek hip-hopi amerikan. Kjo kompani të jep një sens të ri dhe përfaqëson një epokë e re për hip-hopin, me vargje dhe rrjedha të reja, që janë ndryshe nga çfarë luhet sot,” tha producenti dhe reperi Gem Belushi.

Duke ruajtur aspektin kulturor shqiptaro-europian, kompania Eagles Up Entertainment po ndihmon në krijimin e një kulture mjaft të njohur të kulturës amerikane, për të rinjtë, dhe gjeneratat e para dhe të dyta në Amerikë.


PhaZe

“New York i ka dhënë jetë kulturës së hip-hopit që ka deportuar nëpër botë. Qëllimi jonë është që sjellin një pjesë të botës në New York me lidhjet tona shqiptaro-europiane,” shtoi i talentuari Gem Belushi.

“Besoj se një nga vështirësitë më të mëdha që një person duhet të kalojë është zbulimi i identitetit. Mesazhi im është që të jeni gjithmonë vetvetja dhe jetoni ëndërrën tuaj. Kam lindur në Amerikë, jam rritur nga një familje shqiptare, me tradita dhe vlera shqiptare. Këto vlera më kanë influencuar në krijimin e këngës “Jam Shqiptar” tashmë një himn për rininë. Jam krenar që rinia sot qëndron e bashkuar në krenarinë dhe dashurinë për atdheun. Është e rëndësishme të njohësh dhe vlerësosh prejardhjen tënde, për t’u bërë dikushi në jetë,” thotë reperi dhe këngëtari i talentuar PhaZe.

______________________________
Informata të mëtejshme për Artistin:

Eagles Up Entertainment: www.eugang.com; http://www.facebook.com/EUgang
Gem Belushi: Twitter @GemBelushi; http://www.facebook.com/GemBelushi
Marty Magz: Twitter @martymagz; www.facebook.com/martymagz; www.youtube.com/mobtypemusic
PhaZe: Twitter @whosphaze; www.facebook.com/phaze101; www.youtube.com/phazzee123
Jam Shqiptar Videkoklip: http://www.youtube.com/watch?v=LUOtf0Kecwk&sns=fb

Eagles Up: The Voices that connect the post-conflict Kosovo

By: Nora Kalaja, New York

As young teens struggle to find an identity that truly defines who they are, many have found a place in hip hop as means of expressing self-identity. Hip Hop culture goes beyond rap lyrics – it embodies a lifestyle, creativity, artistic expression, fashion and a strong message that defines a cultural phenomena. Dating back to mid 2000, Eagles Up was founded by the world-renowned rapper, producer and entrepreneur Gem Belushi with the purpose to create music that stays true to Hip Hop and to empower youth in channeling their talents and musicology.

The team behind Eagles Up (www.Eugang.com), namely Marty Magz, Gem Belushi and PhaZe united with one mission in mind: to make legendary music that shapes the lives of hip-hop fans and defines the hip hop community. “The EU’s mission is to bring European rappers into the hip-hop scene. We are representing Albanians with pride but more importantly giving exposure to Europe as a whole. We bring to the table raw and rare talent,” said founder of Eagles Up Entertainment, Gem Belushi.

In recent years using hip-hop as a tool to empower youth has evolved as a subculture within post-war countries, such as Kosovo. Eagles Up Entertainment is using hip-hop music as a medium to inspire the young generation, encouraging young teens to use their talents for positive change. “Through music young people not only can express their pain and struggles of war, but it can be a powerful message that gives teens today in war-torn countries a sense of achievement and belonging in community. For Kosovo artists hip-hop is a way to be heard without the violence,” added Gem Belushi.

“I been through hell and back, I was trapped in my own mind. My worst enemy was myself. People are easily manipulated by what they hear and see. I’m here to spread the positive way. Even though the message is bigger than me, I’m just here to speak it. Being part of the E.U. family is a blessing and I am thrilled that our fans look up to Eagles Up as a way to connect to their own realities,” said the well-known rapper, Marty Magz.

Record Label ‘Eagles Up’ Entertainment was founded in 2005, inspired by the superhit Gem Belushi song, “Put your Eagles Up”. The early EU releases include megahits albums such as “King and Ace”, released in 2005, featuring Gem Belushi, Kash Dash and Leo Luck; followed by another smashing hit and a hip-hop classic album “Suicide Kingz” released in 2008 a vision of Leo Luck featuring Gem Belushi; and the 2010 project “The Fast Life”, later renamed “Money Out The Belu” (M.O.T.B.), expected to be released in 2013.

Hip hop was originated in South Bronx, New York in the early 1970s, as a movement of reciting rhymes over instrumental beats, providing Black and Latino youth an opportunity to freestyle about the struggles within their communities. Today it has become the ultimate trend and the strongest influence in the urban and suburban America, with multiethnic influences deeply rooted by the hip hop experience and the local realities. Eagles Up Entertainment plays an influential role in the cross-cultural aspect of the hip-hop music industry, by bringing in strong European influences to the American Hip-hop music industry.

“The Albanians who immigrated to United States always kept their culture and traditions. Albanians in my hometown in Stamford, Connecticut are accepted by the Haitian community and the Spanish community because they have a culture background and they understand where the Albanian immigrants are coming from, historically and socially speaking. EU (Eagles Up) is bringing a new European perspective to the American Hip-Hop. EU is a new age in hip hop, with a new creative flow that makes it different from what’s already out there,” said producer and rapper Gem Belushi.

While keeping many aspects of their Albanian/European heritage, Eagles Up Entertainment is emerging as a popular culture in United States, for youths and first and second generation groups that came to United States.

“New York has given birth to the hip-hop culture that has transcended world-wide. Our goal is to bring a taste of the world to New York with our strong European ties,” added Gem Belushi.

“I feel as if one of the greatest challenges a person has to overcome is finding out who they truly are. My whole message in and out of music is be yourself and live the dream. I was born in US and raised in an Albanian household with Albanian values. So I took what I knew and basically created a song for the Albanian community “Jam Shqiptar” that grew into an anthem. I am so proud of the youth nowadays who are united in the pride and love for the country. It is important for one to know where they come from, in order to be someone in life and move ahead,” said the talented musician/rapper PhaZe.

___________________________
Useful links and Artist Updates:

Eagles Up Entertainment: www.eugang.com; http://www.facebook.com/EUgang
Gem Belushi: Twitter @GemBelushi; http://www.facebook.com/GemBelushi
Marty Magz: Twitter @martymagz; www.facebook.com/martymagz; www.youtube.com/mobtypemusic
PhaZe: Twitter @whosphaze; www.facebook.com/phaze101; www.youtube.com/phazzee123
Jam Shqiptar Videkoklip: http://www.youtube.com/watch?v=LUOtf0Kecwk&sns=fb