Para apo liri?

0
74

ResPublica.al, 31 tetor 2012

Protagonistët e kësaj historie janë dy vende të largëta që në pamje të parë s’kanë asgjë të përbashkët. Nga një anë Spanja, i sëmuri më i rrezikshëm i Europës (pas Greqisë), ku papunësia arrin në 25% (rekord absolut në eurozonë). Nga ana tjetër Arabia Saudite: kombi i ulur mbi një minierë me ar të zi, por ku feja islame është në shumë aspekte ligj shteti.

Arabia Saudite ka ofruar për infermieret spanjolle 100 mijë vende pune me një super kontrate: 3.500 euro në muaj, fluturimi vajtje ardhje i paguar, ushqim gratis, hotel gratis dhe jo më pak se 54 ditë pushime në vit. Kush mendon se kjo është një ofertë që nuk mund të refuzohet, e ka gabim.

Shpjegon Amaia Ibarrola, e cila prej një viti punon në King Faisal Specialist Hospital ne Riad: “Këtu jeta sociale është e mohuar. Duhet të mbajmë veshur gjithmonë “abayan”, që mbulon nga qafa deri tek këmbët, me jihab në kokë. Nuk mund të duken as krahët dhe as gjunjët, as mund të vishen xhinse apo rroba të ngushta. Por nuk mbaron me kaq: nuk mund të ngasim makinën dhe as të flasim me burra. Mutawa, policia fetare, na ndjek kudo.”

“Për këto arsye, – shpjegon Maximo Gonzalez Jurado, presidenti i sindakatës së infermierëve – oferta arabe nuk ka patur sukses në Spanjë. Trajtimi i grave në ato zona është diskriminues.” (E.X.)