Bregu – si kodra pas bregut

0
75

Mitat Shuli

Filloi ky vit i ri, dhe edhe pse kane kaluar pak ditë shohim përsëri të njëjtin film të çdo dite më parë,të një viti më parë dhe të atij tjetrit më parë e kështu me radhë.
.Ministrja Bregu tha për gazetarët ne intervistën e parë për këtë vit “se ndoshta edhe këtë vit nuk do të marrim statusin e vendi kandidat për shkak të ngërçit politik”.

Gazetarët tanë të mirë nuk e pyetën ministren “ se meqë pasojat ishin të qarta për ju si mazhorancë përse nuk u krijua komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit ” .Mendja ma do që çdo shqiptar e ka të qartë se kjo do të ishte e vetmja rruge e detyrueshme dhe e fundit për të superuar ngërçin në fjalë, pasi me mbylljen e kësaj porte i mbyllet porta dilogut demokratik mes shumicës dhe pakicës në një vend të ashtuquajtur demokratik.Shpresoj të jetë e qartë gjithashtu se krijimi i këtij komisioni nuk është konçesion apo lëshim që shumica (ose më mirë Berisha e kini dëgjuar besoj kur thotë “partia ime”,”qeveria ime”) i bën pakicës por detyrim ligjor,krijim i komisionit hetimor kur ai kërkohet nga një numër jo më i vogël se një e katërta e parlamentit është një e drejte e pakicës parlamentare e mbrojtur me ligj.

Pyetjet mund të ishin të shumta si për shembull “ a përbën ky refuzim një dështim për Ministrinë e Integrimit dhe Kreun e ketij institucioni”….Apo “se si mund të vazhdojë te jetë ministre pasi emri i saj u përfshi në proçese korrupsioni e pazare me mafiozin Prudentino”.

Ka vërtet një aftësi mashtrimi të habitshme tek kjo qeveri dhe ministrat e saj.Të dëgjosh të njëjtin njeri për më tepër ministër që akuzon opozitën si bijë e bllokut duke i caktuar Enver Hoxhën si baba hërë biologjik e herë ideologjik që ndan Anxhelo Prudentino të birin nga Albino Prudentino boss i mafies puljeze më bën të njëjtin efekt të fotografive të Berishës me fëmijët e Enver Hoxhës. Pas 20 vjetësh pallavrash mbi antikomunizmin dhe bllokun.

Për të vazhduar por edhe që të mos u mbetet hatri të tjerëve kjo qeveri pas rezultateve të Mediut në Gërdec e bën ministër të mjedisit, Rulin pas projekteve energjitike për importimin e plehrave nga vendet fqinje në një vendsi i joni prej 28 mijë km katror sa një njëmbëdhjeta e Italisë e bëjmë ministër të bujqësisë e ndoshta rezultatet do të arrijnë edhe në bujqesi.E njëjta gjë mund të thuhet për Ilir Metën që e njëjta etje e pangopshmëri e bëri ti zërë vëndin të përfolurit Dritan Priftit si ministër i energjitikës apo Vasilin e kështu me radhë. Pa asnjë përjashtim.

Me sa duket ka një lidhje, një arsye pse pikërisht Bregu ministrja e integrimit përfshihet në pazaret e Prudentinos në Shqipëri.Ndoshta integrimi që ka ndërmënd Qeveria është një tjetër dhe nuk përket plotësisht me atë tonin, të qytetarëve të thjeshtë që prej njëzetë vjetësh po hamë të detyruar sapunin për djathë dhe nuk di pse por më vijnë përsëri në mënd fotot e Berishës me familjarët e Hoxhës.

Po na tregojnë kodrat pas bregut. Askush nuk e pyeti Bregun se ç’projekt ka ministria e saj,se ç’punë e perpjekje bëri Ajo për zgjidhjen e ngërçit politik. Në një luftë tamam luftë në të cilën vendos Berisha i vetëm dikasteri i saj del jashtë loje.Na patën thënë se ishin dakord për komisionin dhe krijimin e tij .Mund të gjeni plot deklarata të shumicës në të cilat thuej se ishin pro këtij komisioni,ndërsa nuk pranonin rinumërim të fletëve të votimit.

Me sa duket raporti i gazetarit me pushtetin në shqipëri nuk është ai i qenit me shtyllat e dritave buzë rrugës por ai i qenit me të zotin,për të cilin duhet të lehë për të fituar bukën apo copën e mishit.Pra nuk është ai i një gazetarie të vërtetë serioze dhe të lirë në një demokraci të vërtetë.Raporti i Freedom hause është aty duke renditurBurkina Faso në vendin e 86,Mozambiko 87,Nikaragua 95,Haiti në vendin e 100 dhe Shqipëria jonë e 102-ta.
Dhe na thonë përditë e pa turp se po na çojnë në Evropë.

Shqipja na ofron edhe një tjetër shprehje që i përshtatet intervistës në fjalë ajo është “si e ëma e Zeqos në majë të thanës”.Mendoj që vërtet ministrja e Integrimit po fliste si e “ ëma e Zeqos” kur tha se Qeveria do bëjë gjithçka për të realizuar zgjedhje të lira në zgjedhjet e këtij viti.Edhe sikur ato të këtij viti teknikisht të ishin zgjedhjet më të mira në Botë unë kam shumë dyshime. Dyshoj që një vënd i renditur në listën e regjimeve hibride mund të bëjë zgjedhje vërtet të lira,vetem kaq.

Dyshoj që në një vënd ku rroga e trembëdhjetë, siç quhet në gjithë botën,të quhet shpërblim dhe qeveria që vendos çdo vit per sasinë, vendosi këtë fundviti tua marrë rrogëtarëve e ta destinojë për në Shkodër,të ketë zgjedhje të lira.Një drejtor shkolle më tregonte se jo vetëm duhet të mbyllësh shkollën e të çosh nxënesit në mitingjet e PD-së për të qënë në punë, por duhet të skedosh të gjithë kolegët dhe të punësuarit në shkollë dhe natyrisht në miting bashkë me gruan apo burrin.Besnikëria për të qënë e patundshme si në Partinë ku Kryeministri militoi për 25 vjet duhet të jetë familiare.Dhe në fund Bregu na tregoi arritjet e këtij viti për shqiptarët, lëvizja e lirë ishte vërtet aspirata e shqiptarëve pas 40 vjet izolim por është e vërtetë gjithashtu se jemi të fundit në Ballkan.Dhe e dyta ky vendim u mor nga parlamenti Evropian dhe do të sjellë disa qindra milion euro nga Shqipëria në drejtim të vendeve evropiane që morën këtë vendim.

Por ka një problem këto arritje mundohet ti shkatërrojë një antishqiptar një njeri me probleme psikike i famshmi Edi Rama.
Kushedi si do ishte Shqipëria sikur ai të mos ishte ??, po na lodh kjo histori por nuk duken të lodhur as Kryeministri dhe as të tinjtë ndoshta e kanë një arsye… një arsye që vlen mjaft besoj.