Në murin e Parlamentit grek “aneksohen” qytetet shqiptare

0
106

Shekulli, 29.10.2012

Në murin e Parlamentit grek janë shkruar me bojë të zezë disa nga emrat e qyteteve shqiptare.

Atje janë shkruar kryesisht emrat e disa prej qyteteve jugore të vendit tonë, të cilat pretendohen nga shteti helen, se territori ku shtrihen këto qytet i përket Greqisë.

Ajo që vihet re është se veç emrave të qyteteve të shkruar në shqip, anash tyre është shkruar edhe emri i përkthyer në greqisht, duke treguar në këtë mënyre në sytë e vizitorëve dhe ndërkombëtarëve të shumtë se disa prej qyteteve shqiptare i përkasin Greqisë.

Greqia nuk na lejon që në dokumentet shqiptare Janina të quhet “Janinë” por “Ioannina”. Selanikun duhet ta quajmë “Thessaloniki”, Kosturin “Kastoria”, Korfuzin “Kerkira”, ndërsa Follorinën “Florinas”.

Tani nga ana tjetër, jo vetëm që emrat e qyteteve shqiptare i përdorin sipas qejfit të tyre, por i vendosin edhe në murin e Parlamentit grek, sikur të ishin të tyret. Por, nga ana tjetër nstitucionet tona shtetërore kanë heshtur në lidhje me këtë fakt.

/Shekulli Online/ Eljona Lata/