Shkrimtari spanjoll që refuzoi Çmimin kombëtar

0
128

Arjan Th. Kallço

Nuk ndodh shpesh që të dëgjosh lajme të tilla që një shkrimtar i shquar të ngrihet dhe të protestojë në emër të kulturës së një kombi dhe të mos e pranojë çmimin më të rëndësishëm të vendit. Janë tjetër brumë ata që e bëjnë atë, duke dalë mbi egoizmin personal dhe mbi famën që çmimi mund t’u sjellë. Nuk ta rrit madhështinë një çmim, por janë veprat që e vulosin pikërisht atë. Tek ne mesa kemi parë një refuzim I tillë ende nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur, pasi i vetmi synim është një çmim me çdo kusht.

Nëse shkrimtarë të shquar shqiptarë do të ngriheshin mbi egoizmin e tyre të sëmurë, por edhe mbi disa interesa klanore, atëherë një shembull i tillë do të vlerësohej edhe nga të tjerët, si një gjest tepër i guximshëm për t’i thënë JO katrahurës kulturore shqiptare. Askush nuk po e bën, e megjithatë duhet ngritur zëri. E keqja është s e edhe ata që marrin çmime shpesh kanë qënë dhe janë pjesë e pushtetit dhe është e kuptueshme që nuk mund t’i refuzojnë. Shjembullin më të mirë na e jep shkrimtari spanjoll Javier Mariasi.

“Faleminderit, jo. Si koherencë kundër sistemit. Që të mos ndihem një maskara pa fjalë, sepse secili është i lirë të zgjedhë për veten : të tjerët e kritikuan pushtetin dhe më pas i pranuan favoret. Unë preferoj të qëndroj koherent, sepse kultura është e vetmja gjë që e mban të bashkuar Spanjën dhe shkurtimet e qeverisë janë skandaloze dhe të pakuptueshme”. Shtypi spanjoll, por edhe ai europian po i bën jehonë një vendimit të tillë të Javier Mariasit që e refuzoi Çmimin kombëtar të tregimtarisë, një nga më të rëndësishmit që shteti spanjoll u jep shkrimtarëve të vet. Mesa duket Mariasi është njeri që nuk i ndan fjalët nga veprat, por e mban atë duke thirrur një konferencë për shtyp në sitin e gazetës më prestigjoze të vendit, El Pais, që të shpjegonte arsyet e veta të refuzimit. Të gjithë e dinin se nuk do ta pranonte, prandaj ia dhanë që të kursenin duke i mbajtur paratë – ishin komentet e para pas konferencës.

Çmimi kap shifrën 20 mijë euro, por kjo shumë simbolike nuk do ta ndalin hovin e krizës financiare që ka përfshirë gadishullin iberik. Kjo shumë gjithashtu nuk do të mund ta përmirësojnë gjendjen e Mariasit, një shkrimtar tepër i suksesshëm në Spanjë. Shkrimtari duhet vërtet vlerësuar për gjestin madhështor, pasi janë të paktë ata që e bëjnë një “mëkat” të tillë. Një shembull tjetër është edhe nobelistja,Doris Lessing, që e refuzoi titullin Dame Commander of the British Empire, sepse në rini punoi shumë që ta zhdukte atë pjesë të vogël perandorie ku lindi.

Javier Mariasi është 61 vjeç dhe nuk e ka moshën që të mendohet shumë. Ai ka shprehur hapur edhe mendime për paraardhësin e kryeministrit aktual spanjoll kur tha : Më bën të turpërohem që e kap paniku sa herë që shikon një peshkop dhe për ta qetësuar e mbulon me paratë e taksapaguesve. Pak ditë më parë kur bëri prezantimin e librit me tregime, e ka ttitulluar qëllimisht Karakter i keq, deklaroi: shkrutimet për kulturën e vënë në një plan partinë popullore me frankizmin.

Natyrisht është e vështirë që Mariasi ta pranojë një çmim nga i njëjti institucion që e sulmoi, do të dilte nga karakteri i vet. “Edhe sikur të ishte në pushtet e majta, do ta kisha refuzuar çmimin. Është një vendim që e kam marrë që në vitin 1995. Asnjë çmim dhe ftesë nga shteti. Me vendet e tjera është ndryshe. Po prej Spanjës, jo” – theksoi shkrimtari spanjoll. Kritikët mendojnë se ka edhe pak froidizëm në këtë refuzim dhe ndoshta prejardhja e tij nga një familje intelektuakësh të shquar ia përforcoi mendimin. “Babai im ishte filozof, ka shkruar një mal me libra, por nuk ka marrë asnjë çmim.

Kush jam unë që ta marr një çmim që atij nuk ia dhanë kurrë”? Por nëse ai do ta pranonte këtë çmim, do ta kishte dhënë në ndihmë të institucioneve të librit dhe leximit, pasi po vuajnë shkrutimet e financimeve për shkak të krizës globale dhe vendore. “Nuk pata kohë që të mendohesha, pro le ta bëjë Ministri dhe t’i përdorë lekët për bibliotekat publike që në vitin 2013 do të kenë një buxhet gati zero euro. E kuptoj se shkrutimet në kinëma dhe shfaqje janë të pranueshme, por jo për bibliotekat. Është një skandal që nuk e kuptoj dhe e pranoj” – u shpreh ai.