Tirana nuk është festë e as panair (VIDEO)

0
56

TemA, 27 Tetor 2012

Shiu i parë i vjeshtës e përmbyti Tiranën në katër anët. Vjet kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ia la fajin paraardhësve, edhe pse përmbytjet ishin më të vogla. Tani sapo ka nisur vjeshta dhe nëse vazhdohet kështu, Tirana do jetë Venecia.

Lulzim Basha, me sytë e fryrë nga pagjumësia, u shfaq në drekë me një çadër me sloganin “bëje mirë, bëje vetë” të Megatek-ut në një nga zonat e përmbytura.

Më pas, siç e ka zakon, i zhduku të gjitha pamjet nga mediat dhe la vetëm ato ku dukej sërish i përgjumur në krye të një të ashtuquajturi komitet emergjencash.

Më në fund u kujtua se Tirana nuk është vetëm zyra e tij, pedonalja dhe Galeria e Arteve. Nëse hyn në sajtin e Bashkisë do të shohësh vetëm festa, panaire, e pasarela në faqen e parë. Kudo Basha, Berisha, Berisha fotograf, Eliza. Kujton se Tirana është festë dhe panaire. Njeriu që u trembet kamerave si djalli temjanit, edhe kur bën takime me qytetarët, mbledh punonjësit e bashkisë, siç dëshmon në videon e mëposhtme një qytetar që i është përmbytur shtëpia.

Kujton se bëhesh kryebashkiak duke shitur ëndrra, iluzione, plane, festa e panaire. Ndoshta bën lek me to, por qytetarët nuk i gënjen.