T’i kthejmë nderin dhe vlerat fshatit Dabishevc mbi të kaluarën e lavdishme historike!

0
43

Shkruan Asllan Dibrani

Thirrje bashkëpunimi për interesat e së kaluarës të tashmes dhe të së ardhmes së këtij fshati dhe ma gjerë!

Të dashur qytetarë, bashkatdhetarë të nderuar intelektualë,gazetarë,këngëtarë, veteran, humorist, aktivist dhe krijues dhe të gjithë qytetarët tjerë kudo që jeni dhe jetoni, nga fshati Dabishevc, shfrytëzoj rasti t’ju përshëndes përzemërsisht duke ju uruar shëndet dhe suksese. Në saje të një të kaluare të hidhur dhe të pa përshkruar mbi historinë, vlerat, kulturën dhe zakonet e këtij fshati thërras, që ta nisim një projekt të mirëfilltë të nxjerrjes së një “Monografie të shkëlqyeshme” (të një libri me materiale të ndryshme mbi të kaluarën e tij, të zakoneve, kulturës, historisë, luftërave, shkollimit, zhvillimit, shpërnguljes, pozitës së tij strategjik për Kosovën mbas vitit 1913, qe u copëtuan trojet shqiptare dhe mbetën nën administrimin dhe pushtetin serbo-grek, rolin e Dabishevcit në ruajtën e integritetit territorial të vetin dhe të Kosovës, besën dhe moralin e veçantë në rajon, zhvillimi i tregtisë, të ekonomisë, përmes këtij libri ta paraqesim gjendjen reale të punës në bujqësi me mjete primitive si përmend, plug ma vonë etj, përfshirjen e zhvillimit të blegtorisë së lehte, shkollimit të parë nga qëllimet e errëta shoviniste të Serbisë hapjen e mejtepeve në gjuhën arabe mësim vetëm për fe, pastaj traditave, humorit, lojnave të ndryshme të fshatit, bashkëorganizimin në punë shoqërore si në kositjen e livadheve, prashitjen e misrit, të fshirat e grurit, dasmat, martesat, etj. Ju lutëm të rrini në bashkëpunim përmes mjeteve elektronike të kontaktojmë së bashku që në të ardhmen të kemi kontakte me përfaqësuesit e lagjeve të ndryshme në fshat, qe duhet të përcaktohen nga vet ju. Sipas të dhënave aktuale një numër i madh fshatarësh u shpërngulen pas luftës së fundit që posedojmë këto të dhëna me sa vijon:

Shpërngulja dhe gjendja aktuale e banorëve në Dabishevc!

Lagja e Hasimajve kanë mbetur dy familje Emin Hasimi dhe Agim Hasimi.


Foto nga Asllan Dibrani: Pejsazh i fshatit Dabishevc që përkufizohet me fshatin Prapashticë dhe me Gllogovicën e cila lidhë lagjja e Llapcidesë. Lart atje është “Streha e Brasë” mbrapa e vetmja familje e Murat Hysenit qe akoma jetojnë në fshat, por nuk shihet, pastaj shtëpia e Feti Sahit Dibranit qe shihet kulmi në rrafsh, i shpërngulur qe 32 vjet, shtëpia dhe toka e tij ndan Gllogovicën dhe Dabishevcin. Rruga që shihet lart është rruga që e lidhë Prishtinën dhe Dardaninë ish Kamenicë që kalon për fshatin Gllogovicë, Krilevë, Srexofc për Dardani. Djathtas është shtëpia e Veli Sherif Abazit, djali i tij Shefki Abazi akoma jeton atje. Ma poshtë janë shtëpitë e Rrahman Hysenit qe shumica janë shpërngulë i vetmi është Ujup Hyseni që jeton edhe tani në fshat qe shihet kulmi i shtëpisë lartë, veteran i arsimit, mësues në fshatin Dabishevc. Ma poshtë shihet vetëm trualli i Behë Ibish Sherifit të gjithë të shpërngulur, majtas shihen arat e Rizahit të Lahit, Liman Halit Imerit, Jatullah të Metes, Zahir Laposhtakut, Miftar Kuqines krejt majtas arat e Mehmet Maqedancit në Llapcide te shprengulur mbi afer 40 mqa parë etj.

Në atë të lagjes llapcide, tri familje Ujup Hyseni,Shefki Abazi dhe Shaban Abazi. Lagja e Ymerajve është e boshatisur e tëra, lagja e Dibranëve të gjithë të shpërngulur, po ashtu edhe lagja e Mutivodës. Të Matoshët si lagje në vete, ka mbetur vetëm një familje Jetullah Beqiri bash në zonën kufitare me Serbinë.


Foto nga Asllan Dibrani: Peizazh qe duket lart e ndanë vinë kufitare me Serbinë për kodër qe shihet edhe rruga që lidhe Banjën e Sjarinës, tani nën Serbi qe vazhdon drejt Qytetit të Leskovcit, Majtas shtëpitë e lagjes Hasimaj, lagja e Imerajve ma poshtë shtëpia e Ajet Ibrahim Hysenit ma lart shtëpitë e Hashimit të Rames, Pojazitit të Imerit, ma lart shihen gjurmët e shtëpive të Ramadanit të Hafizit, Dautit të Xhemes, Naman Feratit lart majtas dhe djathtas Vetëm gjurmët e familjes se Feti Sahit Dibranit u shpërngul fillimisht ne Llapcide dhe vëllezërit, Hamdi Dibranit, Selman Dibranit dhe Jakup Dibranit të shpërngur ma tepër se 35 vjet në Prishtinë.

Lagjja e Ramadenëve, po ashtu është pa as një familje, Lagjja e Dulevitëve qe përkufizohet me Prapashticën, po thuajse të gjithë të shpërngulur, në lagjen e Dulahëve kanë mbetur vetëm dy familje Dulah Dulhu dhe Ramiz Dulahu ndërsa të lagjja e Babiqëve sot jetojnë Muhamet Azemi dhe Fehmi Azemi, Në Lagjen e Beqirajve janë familjet e Sokol Rexhepi, Nezir Rexhepit dhe Aziz Fetahut të Babiqët këndej lumit është Sejdi Babiqi dhe një familje tjetër. Kështu që mund të themi se gjithsejtë janë 17 familje që jetojnë sot në Dabishevc! Qe të mësojmë saktësisht të dhënat reale dhe gjendjen aktuale të njerëzve tjerë ku gjenden ku jetojnë, sa janë me numër, sa intelektual, sa heronj , sa artist, ku gjenden në Kosovë apo gjetiu në emigrim do të përcaktojmë nga një përfaqësues nga se cila lagje që t’na i dërgoi të dhënat e sakta në të gjitha fushat e lartpërmendura.


Foto nga Asllan Dibrani: Pejsazjh i fillimit të fshatit Dabishevc që majtas shkon rruga e qendrës së fshatit qe e lidhë rrugën për fshatrat Hajkobillë, Zajçevc, Tuxhevc rrugë qe lidhet me Dardanen. Kjo rrugë ndan fshatin Prapashticë dhe djathtas rruga që shpie për Gllogovicë, Krilevë, Strxofc dhe lidhet prapë me qytezën ish (Kamenicën) Dardanën.

Qëllimi është qe të sjellin materiale nga luftërat,kultura,zakonet, traditat dhe të kaluarën e këtij fshati gjatë historisë, me qëllim që ta nxjerrim këtë “Monografi” sa ma të pasur për këtë fshat që ka një histori te bujshme , të dhimbshme, por edhe shumë të pasur. Asnjëherë në historinë e shkruar nuk u përmend, as që u shkrua për këtë fshat me një strategji aq të madhe qe pati në rajonin e Gollakut dhe ma gjerë!Falsifikimi i historisë nga ana e Serbisë, gjeja se pushka e parë ka kris ne serbi kundër pushtuesve nazist , ajo nuk përkon me realitetin se rezistenca e parë në shtetet e Ballkanit kundër pushtimit nazist u nisë ne fshatin Dabishevc!Forcat gjermane Serbinë e kaluan dhe e pushtuan pa asnjë rezistencë!?… Falsifikimi i propagandës se pushka ne luftën e dytë kundër nazistëve gjerman do të bie nga fakti i saktë se pushka e parë në shtetet e Ballkanit ka krisur pikërisht nga fshati ynë i lavdishëm , nga luftëtari dhe patrioti ynë Asllan Ajeti .

Asllanit të Ajetit ju bashkëngjiten me qindra fshatarë të Dabishevcit në luftë kundër pushtimit. Si pasojë Nazistët patën të humbur me dhjetëra ushtarak po edhe shumë mercenare serb lanë eshtrat në Dabishevc. Alarm i madh i madh u arrit edhe në qendrën ushtarake në Berlin e udhëhequr nga Hitleri nga e cila u përgatitën artileri e madhe ushtarake pas një jave u dogj fshati i tëri sipas te dhënave rastësisht shpëtuan vetëm tri shtëpi! Prandaj mos të hezitoni grumbulloni foto të vjetra , dokumente, dhe dëshmi mbi të kaluarën e fshatit tonë me një bujari, mikpritje , moral dhe një vlerë të madhe për veten e vet ,por edhe ma gjerë…

Ta kompletojmë një përmbledhje mbi zakonet, lojërat, kulturën dhe traditën e kësaj treve qe në mungesën e fotove un e plotësoj edhe me anën e skicave , pikturave qe i zotëroj dhe përshkrimeve për secilin kapitull veç e veç qe do të realizohen edhe në stilin artistik. Përmes kësaj libri monografik do të kemi një përmbledhje të veçantë dhe do të jetë një shembull shumë i mirë në krahasim me rajonet tjera. Duke u mbështetur në këto fakte jam shumë krenar qe kam lindur dhe rrjedh, unë nga fshati Dabishevci… Për këtë shkak e kemi hapur eshe faqen enkas ne “Facebook”( Fshati Dabishevc) që mund ta gjeni në Google. Të drejtë anëtarësimi në këtë faqe kanë vetëm njerëzit e fshatit Dabishevc, që kanë lind aty ose kanë prejardhjen nga ky fshat. Edhe se u shpërngul shumë herët nuk ka kurrfarë të keqeje kudo qe jetoni bashkëngjitenu . Njerëzit jashtë fshatit nuk pranohen të jenë pjesëmarrës i kësaj faqeje të FB.
Le të mbetet ky si mesazh i vullnetit të mirë për interesat e fshatit që mos të mbetet kush pa u përfshirë në Monografi, sikurse ka ndodh me monografitë tjera qe i kanë shkruar në forma të njëanëshe lokale ,lagjeje apo partie. Këto elemente nuk do te vijnë në shprehje tek unë se edhe vet nuk jam partiak, prandaj do të jetë një vepër me vlera artistike, kulturore dhe në frymën kombëtare dhe pasuri edhe për historinë artin dhe kulturën e Kosovës. Një e kaluar, histori, qe nuk shkruhet ajo vetvetiu shkrihet ,tretet, dhe vdes nga faktori kohë, andaj bagazhin e kemi të pasur si fshat, nga ne kërkohet vetëm punë që ta arrijmë synimin e duhur!…Shpresojmë qe së bashku do i’i kthejmë nderin dhe vlerat fshatit Dabishevc mbi të kaluarën e lavdishme dhe historinë e tij!

Shkrimet fotot poezitë këngët trimet pikturat skicat dhe opinionet e juaja për këtë fashat mund ti dërgoni në këto adresa:, të Asllan Dibrani në e-mailet art@asllandibrani.com. info@asllandibrani.com ose gojarisht në telefonat e poshtëshënuar :Tel. 0049 – 711/540 65 201,Tel. 0049 – 711/814 77 553,Mobil: 0049 – 172/ 134 91 96,Mobil: 0049 – 179/ 501 74 84

Me respekt nga Asllan Dibrani, Janar 2013 Gjermani