ResPublica.al, 25 tetor 2012
“Rama është alamet çuni, Berisha është gomar”, ky është titulli i intervistës së perifrazuar që gazetarja Mira Kazhani ka kryer me analistin Mustafa Nano për rubrikën e saj… Por z. Nano është ndjerë i tradhëtuar, pasi ato fjalë, edhe pse i ka thënë pikërisht ashtu, nuk do t’i kishte përdorur në atë formë “krejt vulgare” si shprehet ai vetë. Pyetja është, a ka të drejtë Kazhani ta citojë Nanon ashtu si zgjedh vetë – pasi ky i fundit e dinte se ishte duke u intervistuar, e jo thjeshtë duke pirë kafe? Apo ka të drejtë Mustafai, kur thotë se transformimi i një batute banale në kumtin e intervistës viktimizon pikërisht atë që i tha ato fjalë, ama në një kontekst aspak të ngjashëm me faqen e parë të një gazete…”
Kështu e shtronte për diskutim me lexuesit, Blendi Salaj në PPU, replikën e Mustafa Nanos ndaj mënyrës si ishte edituar një bisedë me të në një rubrikë të së përditshmes Shqiptarja.Com fundjavën e shkuar.
Nano reagoi pas botimit të bisedës duke shprehur shqetësim për titullin; më saktë për mënyrën e të bërit gazetari që çon në tituj të tillë. Vërejtjet e Nanos kanë të bëjnë me disa nuanca të editimit, – (të zbehta në dukje, por shumë të rëndësishme) – për të cilat e ulët është pritshmëria se mund të trajtohen në thelbin e tyre në shtypin e sotëm.
Edhe autorja e shkrimit, ka mbetur te habia që Nano “edhe e pranon që i ka thënë ato fjalë, edhe nuk i pëlqen titulli”, – madje, në replikën e saj botuar sot në Shqiptarja.Com ajo duket e bindur se “meraku” i Nanos është te… Berisha e Rama.
Shkruan gazetarja: “Ju vetë e konfirmoni në shkrimin tuaj se kisha shkruar pikë për pikë atë që më kishit thënë… Nuk kuptova nëse merakun e kishit te kryeministri Berisha apo te Edi Rama kur flisni për gjendjen shok që ju kishte dhënë ky titull “Rama alamet çuni, Berisha gomar”. Por ju kish trembur më shumë simpatia për Edin Ramën sesa ajo shprehja vulgare për kryeministrin… Dikur në TCH kam mbuluar qeverinë dhe kurrë nuk më kërkoi dikush nga stafi i kryeministrit të ndryshoja rreshtat e kronikave. Zoti na ruajtë z. Mustafa se është edhe dita e Kurban Bajramit, ju na dolët më keq se kryeministri Berisha”. Ehe 🙂 A.Thano
Debati në PPU:
http://www.peshkupauje.com/2012/10/private-vs-publike
Replika e autores:
http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/replike–kazhani-une-…