Nëse Rama fiton, do merrem me të çdo ditë, – thotë Nano dhe shton për Berishën: Ai herë më duket një i sëmurë, herë një gomar

0
58

ResPublica.al, 19 tetor 2012

Gazetarja Mira Kazhani, e cila publikon një rubrikë periodike të quajtur Lunch në të përditshmen Shqiptarja.Com, ka botuar sot një bisedë me Mustafa Nanon. Flasin për shumë gjëra që nga duhanpirja, divorci, fëmijët dhe jeta në Tiranë, deri te emisioni i ri – (“Deja Vu”-ja e famshme e Nanos është tranferuar këtë sezon nga TCH drejt Ora News me regji dhe studio të re, madje edhe me një emër të ri – do quhet “Jamais Vu”) – ku i ftuari i parë do jetë Adi Krasta.

Diku, gazetarja e çon bisedën te politika dhe shkruan:

“Përfitoj ta pyes Muçin për Ramën për të cilin më përgjigjet i prerë: Do flas për të vetëm pas zgjedhjeve parlamentare. Nëse do fitojë do merrem çdo ditë me çdo akt dhe lëvizje të tij.

– Po nëse humbet? Nëse humbet nuk besoj se do merrem me të, sepse Rama është alamet çuni e do dijë të merret me atë ç’ka më të fortë në veten e tij: artin dhe publicistikën.

– Si e sheh 2013-n? Shoh një humor të konsoliduar kundër Sali Berishës. Ai herë më duket një i sëmurë, herë një gomar… Disa kanë frikë e të tjerë janë mercenarë.. Kazhani, po më prish shijen e kësaj kafeje, mos më pyet për këto gjëra të lutem…” (A.N.)