Përshëndetje e nderuara redaksi po ju dërgoj këtë artikull ne emrin e Dibran Demakut pasi qe ma bëri një kërkesë te tillë, për arsye të defektit ne kompjuterin e vet dhe mos mundjes se përcjelljes së fotove. Faleminderit për mirëkuptimin. Shfrytëzoj rastin tu uroj edhe kërshëndellat dhe vitin e ri gëzuar për ju dhe familjet e juaja për shumë mote me respekt Asllan Dibrani.
PRITET THEMELIMI I SHOQATËS SË PIKTORËVE DHE SKULPTORËVE SHQIPTARË NË GJERMANI
Shkruan Dibran Demaku
Në akademinë përkujtimore në njëqind vjetorin e lindjes së Nënës së Madhe të njerëzimit-NËNËS TEREZE,q kohë më parë u mbajt në Ennepetal të Gjermanisë dhe në të cilin takim u lexuan shumë kumtesa për jetën dhe veprimtarinë e humanistes sonë të madhe u organizua edhe një konkurs shpërblyes në fushën e arteve pamore që do të thotë në artin e pikturës dhe të skulpturës.
Grup Shkrimtarësh dhe artistesh pjesëmarrës në përvjetorin e Nënë Terezës,
pas vizitës se ekspozitës
Në këtë dite u hap një ekspozitë artistike nga Malë Myrtaj skulptor, Dan Gashi, Sokol Maloku, Valdete Berisha, Asllan Dibrani,dhe Augustin Pergega nga te cilët ishte një ekspozitë me tematikë kombëtare por pjesa frekuentuese e pikturave ishin te fiksuara ne figurën e Nëne Terezës. Në ambientet e asaj shtëpie të kulturës ju dha një petk me nuanca flleshi e valëzuar me ritmin muzikal të gërshetimin rrezatues në bramshin kombëtare. Këta piktorë i dhanë një dukje mbështetëse kësaj figure që frymëzoj poetet, krijuesit, këngëtarët, por kësaj here preku botën dhe shpirtin e këtyre piktoreve qe u përballen me figura e Nënë Terezës, ku secili në këndin e vet madhështuan figurën e Nënë Terezës. Iniciativa ishte nga Piktori Asllan Dibrani ku njëkohësisht është edhe anëtar i Kryesisë se Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani.
Të pranishmit në atë akademi patën rastin që me shumë artistë të njihen me këtë veprimtari të pikturës dhe skulpturës si dhe me punimet e tyre. Numri i tyre ishte i madh si asnjëherë më parë. Dhe në konkursin në fjalë u shpërblyen disa nga ata. Juria e përbërë nga Pal Sokoli,Shaban Cakolli dhe Sadri Gashi, e shpërblyen me vendin e parë piktoren nga Belgjika-Valdete Berishën. Vendin e dytë e ndanë për piktorët nga Gjermania, Asllan Dibrani dhe Dan Gashi. Ndërkaq vendin e tretë e ndanë gjithashtu për piktorët nga Gjermania,Sokol Maloku dhe Augustin Përgjegjaj. Ndërkaq shpërblimin e publikut e mori skulptori i njohur Malë Myrtaj.
Asllan Dibrani piktorë e në Atelienë e vete te punës
Duhet theksuar se shumë nga këta piktorë dhe skulptorë tashmë janë të njohur për publikun shqiptarë si dhe për publikun në vendet ku ata jetojnë dhe krijojnë. Shumë nga ata artin e bukur të pikturës dhe skulpturës e kishin filluar në Kosovë dhe e kishin vazhduar pastaj në vendet ku ishin vendosur. Ndërkaq një numër i konsiderueshëm i tyre(i atyre më të rinj në moshë hapat e parë në fushën e këtyre arteve i kishin bërë këtu në vendet e ndryshme në Diasporë. Por edhe pse të rritur e ndonjëri i lindur këtu,arti i tyre kishte të bënte kryesisht me historinë dhe zakonet e kombit të vetë,pra të kombit shqiptarë. Andaj publiku duke i shikuar punimet e tyre domosdo do të ndiente një krenari të ligjshme për ta dhe punimet e tyre. Kjo do të thotë se ata edhe pse të shkëputur fizikisht nga atdheu i tyre,shpirtërisht ishin ngushtë të lidhur për trungun dhe rrënjën e atdheut.
Asllan Dibrani artisti dhe krijues shumëdimensional!
Pa asnjë dyshim, nga këta krijues të arteve pamore, kishte kohë qe ishte kujdesur për tubimin dhe afrimin e këtyre krijuesve artist në një ombrellë bashkëpunimi të grumbulluar në një Shoqatë të krijuesve të artit pamor. Zoti Asllan Dibrani është edhe një publicist i veçantë. Si rezultat i kësaj pune të pa lodhshme të zotit Asllan Dibranit një njeri shumëdimensional, piktor që punon në realizëm në stile të ndryshme në vaj, akuarel, grafikë, pastele por edhe në drugdhendje.
Grup piktorësh prezent ne hapjen e Ekspozitës Dan Gashi, Sokol Maloku,Valdete Berisha dhe Asllan Dibrani
Asllan Dibrani në gatishmëri për t’i bashkuar piktorët skulptorët dhe krijuesit tjerë ma me zë në Gjermani dhe ma gjerë!
Një punim i tij gjendet në Muzeun e Shkodrës, Shqipëri, portreti i heroinës Maria Shllakut. Punon edhe në karikatura sidomos në karikatura me karakter politik . Veprimtaria e tij prej një artisti shumëdimensional, i afirmuar gati në të gjitha fushat e arteve pamore, me të drejtë zë vend te merituar në fushën e kulturës posaçërisht në piktorë ku përmes tij arritëm ti mësojmë emrat e shumë piktorëve dhe artistëve dhe në takimin në fjalë do t`i publikonte ata emra që për pjesëmarrësit do të ishte një befasi e këndshme. Do tu hynim në hak nëse nuk do t´i përmendnim emrat e tyre për lexuesit tanë.
Dhe ata janë: Gjelosh Gjokaj, Arsim Kajtazi, Dalip Kryeziu, Augustin Përgjegjaj, Rafet Jonuzi, Bedri Shala, Bekim Rexhepi, Arta Hajdari, Bukirie Dalladaku, Asllan Dibrani, Fadil Bujupi, Valdete Berisha, Fadil Sadiku, Gazmend Cakiqi, Hidajete Zeneli, Malë Myrtaj, Mentor Ejupi, Dan Gashi, Ramë Ukaj, Dafinë Hysenaj, Zenel Avdiu, Musa Aliu, Shani Sejdiu, Zeqir Berisha, Avni Alia, Sebahate Byci, Elvine Dibrani, Muhamet Lutfiu, Martin Lucaj, Sylë Muja, Qemajl Bekeri, Bedri Veseli dhe Besnik Hyseni etj.
Pra siç e cekëm edhe më lartë dikujt nga këta krijues duke e ditur numrin kaq të madh të këtyre krijuesve,i kishte lindur ideja që të ftonte piktorët dhe skulptorët që të formonin shoqatën apo asociacionin e tyre në diasporë. Dhe idenë e vetë do ta shpaloste pikërisht në akademinë kushtuar Nënës Terezë.
Asllan Dibrani anëtar i kryesisë se LSHAKSHGJ ku për here te pare shpalosi idenë për themelimin e shoqatës se seksionit artistik të piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në Gjermani me bazë, por edhe për shtetet tjera ne Evropë ku gravitojnë shqiptarët.
Nga kjo do te thotë se me punën përkushtuese piktorit dhe krijuesit shumë i njohur dhe të talentuar zotit Asllan Dibranit, Diaspora Shqiptare do te jetë edhe ma e fuqishme në fushën e artit dhe kulturës. Me propozimin e Asllanit për themelimin e këtij asociacioni u pajtuan si piktorët dhe skulptorët ashtu edhe pjesëmarrësit tjerë. Kjo ide e Asllan Dibranit , nga publiku pjesëmarrës u përcoll me vëmendje dhe me duartrokitje të gjata.
Ideja për themelimin e një shoqate apo asociacioni të piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në diasporë,Asllanit i kishte lindur kaherë, por ai këtë ide e shpalosi pikërisht në Festën e së Madhes sonë-Nënës Terezë.
Me atë rast ai tha se një shoqatë apo asociacion i tillë do të jetë me rëndësi të madhe për piktorët dhe skulptorët shqiptarë në diasporë në përgjithësi,e për ata të rinjtë në veçanti. Pas themelimit të asaj shoqate apo asociacioni,piktorët dhe skulptorët shqiptarë në diasporë do ta kenë një çati të përbashkët,ku ata do të mund të takohen dhe njëherit edhe t`i shkëmbejnë përvojat e tyre. Pastaj si shoqatë apo asociacion ata do ta kenë më të lehtë që të depërtojnë tek publiku i vendeve ku ata jetojnë.
Përveç kësaj ata pas themelimit të atij asociacioni do të mund të hapin edhe ekspozita të përbashkëta. Nëse është e vërtetë ajo fjala e urtë popullore se:”Bashkimi bën fuqinë” atëherë edhe shoqata apo asociacioni i piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në diasporë,shpresojmë se pas themelimit do të paraqitet me shumë sukses. Jo vetëm që shpresojmë por jemi shumë të bindur në këtë konstatim. Andaj nuk na mbetët tjetër vetëm që themelimin e kësaj shoqate apo asociacioni të piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në diasporë ta përshëndesim dhe t´i urojmë shumë suksese!
Dhe krejt në fund për lexuesit po i publikojmë edhe disa nga fotot e piktorëve dhe skulptorëve si dhe disa nga punimet e tyre gjatë këtij takimi.
Valdete Berisha me punimet e publikuara ne ekspozitë.
Publiku gjatë vizitës së ekspozitës
Ekspozitë e përbashkët nga skulptori Male Myrtaj dhe piktoret Asllan Dibrani piktor, Valdete Berisha piktore dhe poete Dan Gashi piktor, Sokol Maloku piktor etj.
Punim në vaj vërshima e ujt të një pasdite nga Asllan Dibrani
Punimet e Asllan Dibranit te publikuara ne ditën e kësaj feste
Skulpturë nga Malë Myrtaj
Punime nga Valdete Berisha
Punimet e Asllan Dibranit te publikuara ne ditën e kësaj feste
Martin Çuni – kryetar i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artissteve Shqiptare ne Gjermani
Punimet nga piktori Dan Gashi të publikuara ne ditën e kësaj feste
Valdete Berisha punimet te publikuara ne ekspozite.
Rastesish pash ket faqe dhe me erdhi mire qe ka aq emra te njohyr ne diaspore ne fushen e artit figurativ.Dhe keni nje numer artisteve por me nje keqardhje nuk keni permende emrin e nje artisti ne fjale ku ter kendet e botes e pranojne kure ju te nderuar keni harruar ket emer te ketij artisti shqiptar Shefqet Avdush Eminit.
Nuk ka aq rendesi te madhe se a e permendeni ju o koleg e bashk komas,edhe pa e permende ju bota e civilizuar e ka permende po e permende dhe e pranoi ne nje shkalle me te larte.Ju deshiroj sukses me shprese se do ta njiheni veteveten me mire.
Pershendetje,
Shefqeti
Comments are closed.