Pse Berisha e ka falsifikuar ditëlindjen?

0
81

Regjistri Kombëtar i shtetasve – 2009 

15 Tetor 2012

Sali Berisha ka dy ditëlindje. Ditëlindja e tij zyrtare, e regjistruar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, është 1 korrik 1944. Kjo ditëlindje është mbartur në gjithë dokumentacionin zyrtar të tij dhe shpeshherë ka qenë problem dhe për të dhënat në shumë kancelari perëndimore.

Vetë Sali Berisha pretendon se e ka ditëlindjen më 15 tetor, por shumë bashkëkohës të tij thonë se Berisha ka filluar të festojë ditëlindjen më 15 tetor pas vitit 1974, kur kishte forcuar lidhjet me diktaturën dhe ishte sekretar partie. Dëshira e tij që ditëlindja të ishte afër ditëlindjes së Enver Hoxhës mund të jetë një shkak.

Sidoqoftë regjistri i gjendjes civile të vitit 2009, i cili është më i ploti, vazhdon (siç e shikoni në foto) ta ketë atë të regjistruar me ditëlindjen 1 korrik 1944.

Pretendimi i disa të afërmve të tij se ditëlindja 15 tetor ka të bëjë me ditën kur baba i tij ka zbritur në qytet dhe e ka regjistruar nuk është bindës, pasi e regjistruar është ditëlindja më 1 korrik. Kjo do të thotë se 15 tetori është shpikur për të qenë pranë Enver Hoxhës.