Blendi Kajsiu: Këtu ka konsensus, të dy palët duan të qeverisin me partinë e korrupsionit

0
68

Blendi Kajsiu, 13 tetor 2012

Në shkrimin e tij: “Krisja e një paradigme” botuar te Panorama e sotme, Blendi Kajsiu analizon situatën politike pas progres-raportit. “Raporti bën thirrje për konsensus“, shkruan Kajsiu, “ndërkohë që problemi i demokracisë shqiptare është që palët po bëhen gjithnjë e më të padallueshme, jo vetëm në ide por dhe në interesa. E vetmja pikë ku ndahen është se kush do qeverisë. Madje, edhe këtu ka shumë konsensus, pasi të dyja palët PD dhe PS, jnaë gati të qeverisin me LSI-në.

Më tej, shkruan Kajsiu: “Sot përherë të parë në 20 vitet e fundit mungon shtylla e demokracisë: opozita. Ajo është gati të bëjë aleancë me korrupsionin në qeveri, mjafton të vijë në pushtet. Për hir të aleancave të vitit 2013, PS-ja e ka amnistuar LSI-në, simptomën më të rëndë të korrupsionit qeveritar. Është e kotë të shash Berishën për korrupsion kur je gati të bësh aleancë me korrupsionin e tij për të ardhur në pushtet. Mungesa e opozitës e ka ulur dhe më tej standardin e qeverisjes.”

BE bën sikur është realisht e interesuar në progresin e demokratizimin e Shqipërisë, duke sugjeruar luftën kundër korrupsionit, teksa legjitimon klasën politike që e prodhon atë…

k.c.