Braçe: Berisha pakt me killera për të na mbyllur gojën

0
39

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste bën publike për mediat përmbajtjen e një CD-je kërcënuese në drejtim të tij dhe kryetarit të Partisë Sociliste Edi Rama.

“Ditën e hënë personeli i ka dhënë këtij institucioni një zarf, brenda tij është një kartolinë dhe brenda saj është një CD, nga ana e pasme e së cilës është materializuar ky tekst “Ke 24 orë kohë, ndryshe të gjitha televizionet do ta publikojnë”, thekson Braçe.

Sipas deputetit socialist zarfi mban emrin e shtetasit Daut Kadriovski, një njeri i lidhur me krimin, siç tha Braçe, ndërsa shton se ky i fundit më akuzon mua, Ramën dhe politikanë të tjerë se kemi lidhje me trafiqe dhe jemi të përfshirë në dy vrasje”.

Po ashtu Braçe shprehet se në zarf janë edhe emrat e politikanëve kosovarë Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, deri tek politikani maqedonas Menduh Thaçi.

Duke hedhur poshtë përmbajtjen e kësaj cd-je kërcënuese, Braçe shigjeton kryeministrin Berisha dhe deklaron se ai ka qënë në dijeni të përmbajtjes së zarfit dhe këtë e bën sipas Braçes, për të penguar transparencën e kërkuar nga PS.

“Sali Berisha në cilësinë e kryxeministrit të Republikës është angazhuar personalisht në ndërprerjen e fushatës së transparencës, duke kërcënuar drejdpërdrejt njerezit qe po i tregojnë shqiptarëve vjedhjet e Sali Berishës. Sali Berisha po bashkëpunon me krimin e organizuar”, tha Braçe.

Për përmbajtjen e CD-së theksoi Braçe është vënë në dijeni edhe Presidenti i Republikës, ndërsa shton se “kam marrë kontakte edhe me Prokurorinë e Tiranës“

(m.a/BalkanWeb)