Telendarku i Shqipërisë

0
35

Nga Arben Manaj, 5 Tetor 2012

Litari që la jashtë varrit komunizmi në Shqipëri dhe që drejton sot administratën shqiptare, i përmbys të gjitha vetitë e mallkimit për këtë vend dhe këtë popull, që fillimisht nuk e meritonte këtë zgjatim. Dhe si çdo litari që luan me zjarrin dhe marr flakë, i vjen fundi. Fjala është për Sali Berishën.

Tërë jeta e tij politike në këta 22 vjet pas kapërcimit të ylberit komunist drejt demokratit të deleguar, është një enciklopedi sjelljesh prej grash të liga për nga fjalori dhe pashpirtësia njerëzore e veprimeve politike me vdekjet e shkaktuara, që kapin mijërat e jetëve të shqiptarëve.

Përveç frustrimit dhe gjymtimit psikologjik, që mund të ketë pësuar ky njeri i shndërruar në “bishë politike” gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës së izoluara, nëpër thepe malore e majë shkëmbinjsh të derdhjes së Valbonës, nuk ka sesi shpjegon prototipin e tij.

As ata që vuajtën tërë egërsinë e ish-regjimit komunist nuk kanë aq vrer dhe ligësi sa ç’demonstron ky njeri me të gjithë, majtas, djathtas e në qendër. Ky malësor i pabesë bëhet i tillë sa herë çdo njeri, bashkëpunëtor apo i njohur i del nga rreshti i diktatit të tij, duke të shndërruar nga engjëll në djall brenda ditës.

Ata që janë marrë intensivisht me jetën politike në Shqipëri nuk kanë sesi harrojnë fjalorin prej rrugaçi politik dhe jo vetëm, të këtij individi me arsim të lartë dhe çuditërisht mjek.

Shumë nga bashkëpunëtorët e tij orgazmohen me nivelin e tij intelektual dhe thellësine e kulturës së tij poliedrike, e cila mund të jetë krijuar nga “peshkopllëku” i bibliotekave, që në jo pak raste ishte produkt sa i këmbënguljes për tu pasaportizuar pas studimeve në kryeqytet ose mungesës se jetës sociale dhe injorimit nga moshatarët dhe mospasja e një jete dhe botëkuptimi qytetar të mirëfilltë.

Kjo shpjegon faktin që ky njeri di vetëm të ngulet në zyrat e partisë dhe qeverisë pa ditur as në fundjavë, siç do njeri normal, të shijoj gjërat e bukura apo edhe hedonizmin e pastër që ofron jeta e cila jetohet vetëm një herë.

Ky kompleks provinciali duket se shpërthen si çdo vullkan sa herë mbushet me llavën e urrejtjes ndaj të tjerëve, që janë më mendjehapur dhe më fin në jetë.

Profili psikologjik i këtij njeriu do të duhet te jetë një minierë e thelle për psiko-analistët për të shpjeguar sjelljet dhe karaktero-patinë e Berishës.

Askush nga politikanët bashkëkohorë të tij nuk ka pasur dhe nuk një fjalor dhe humbje kontrolli sa të frikshëm aq edhe keqardhëse, si ai, i cili pa imunitet përbën padyshim vepër penale në një shoqëri normale civile.

Ky telendark edhe atë kulturë të fituar e ngel në klasë me ndotjen verbale që shkakton sa herë bëhet pjesë e diskursit, kur e ka pisk politikisht dhe ekzistencialisht.

Vetëm një njeri normal dhe i cilësuar i kulturuar, nuk mund të jetë aq harbut dhe i pistë në fjalor sa ky, i cili kam gjithë të drejtën të mendoj se edhe në familje dhe në komunikimin brenda shtëpisë së tij biologjike, do duhet të jetë i tillë.

E keqja është se ky duhet të jetë edhe shembulli më i keq dhe më deformuese për fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij, nëse komunikon kështu dhe brenda derës së jashtme të shtëpisë së tij, siç sillet në publik.

Fatkeqësia është se është vonë ta mbledhësh këtë rast klinik akut në këtë stad të jetës, që edhe normal të jesh ose kesh qenë, degjeneron në sjellje të pakontrolluara për shkak të moshës.

Sali Berisha ka krijuar edhe mostrën, dhe modelin për shumë jargavitës dhe zvarranikë të tij të afërt, të cilët e imitojnë shëmtueshëm në sjellje dhe fjalor, duke i shndërruar në gra shumë burra politik dhe jo pak gra në “burrnesha” me mercedeska.

Dhe kjo do të jetë trashëgimia më e keqe e këtij njeriu, kur historia ta analizoj ftohtë duke na përbuzur dhe përqeshur që të gjithë neve që jetuam kohën e tij e tij politike, duke na përdhunuar epokën tonë.

Përveç se një telendark, epiteti më i shpeshtë që të imponon të përfytyrosh për të, është ai i njeriut katil në shpirt. Shembulli i fundit i këtij pseudo-Theçeri shqiptar, janë grevistët e urisë, por edhe fëmijët e viktimave të 21 janarit dhe kunati i tij në Gërdec.

Mungesa totale e dhembshurisë më elementare njerëzore e cila nuk pyeti as për mijërat e atyre jetëve njerëzore që humbën gjatë 97-ës për menderen e tij presidenciale, apo të të tjerëve pas shansit të dytë, që shqiptarët naiv i dhanë dhe i ridhanë, është ajo që frikëson më shumë me mallkimin me fytyrë njeriu.

Kjo e skualifikon atë edhe nga diploma e mjekut. Stresanti më i madh i një populli të thinjur edhe prej ligësisë dhe pranisë gërditëse fizike të tij në jetën shqiptare, Sali Berisha, ky frikacak me antiplumb, është nënprodukt i vetë shoqërisë sonë e cila lejon që të mbijetoj politikisht një ish-kufomë politike një dekadë më parë, të shndërruar në litarin jashtë varrit të komunizmit, si një mallkim të vet-imponuar dhe vet-toleruar, për të na kujtuar çdo sekondë se sa larg shkon poshtërimi dhe tallja, që mund ti bëhet një kombi, nga një pervers politik, kur nuk luajmë siç duhet dominon politike dhe mbajmë dopio-gjashtën në dorë.