SOS — Q E P A R O

0
29

Fshehtas, ne mbremjen e verber te Vitit te Ri , 1990, ne qender te fshatit, zbret nje makine e zeze, pa targe dhe krakerin: – U hapen kufite me Greqine ! Ikni , ikni !
Ish krakerima e korbit per kataklizmen e neserme, nga do te rridhnin gjithe tragjedite Eskiliane
Shpernguljet masive biblike te Himarioteve.

Ne kufirin Greko-Shqiptar, turma te coroditura, spontane, refugjatesh.
Autobuse e makina, ngarkoheshin aty dhe shkarkoheshin ne Filipjadhe.
Kapanonet, fjetinat, mencat, te pergatitura me kohe . Gjithcka e paragatitur, e planifikuar, e kurdisur. Nje komplot i madh, tragjik, kunder popullit te pambrojtur te paditur, vinte ere: – Ore, s’me duket e mire kjo pune. S’dime c’do na bejne. S’dime ku do vemi. Po e leshojme jeten tone ne duar te panjohura ! Me duket se do vemi per lesh , po do dalim te qethur . — O Zot !

Ishte perpjekja per t’u shpetuar thonjeve te skamjes, varferise, ku qellimisht i katandisi qeveria e Ramiz Alise dhe Saliut, dy mbeturinave te fundit te regjimit komunist.
Ishte endrra per t’u pasuruar, – Drejt Evropes! Ishte endrra per emancipim total njerezor,
qe perbene boshtin e asaj strategjie shfarrosese te komplotit antipopullor per ta braktisur Himaren, Qeparone e Shqiperine dhe per ta gllaberuar bejleret e monopolistet, sundimtaret e rinj, qe pasi ia arriten shpernguljes tragjike, po e bejne realitet qellimin e tyre te vertete.
Tani hoqen maskat demokratike dhe dolen, pa frike, hapur.

Manieristet dhe ambiciozet politike, te etshem per pasuri, brenda nje kohe te shkurter, arriten miliarderet e botes, te cilet kane qindra vjet perpjekje per te mbritur ku jane sot.
Braktisja e Qeparoit ishte me e madhja ne Bregdet, shkretim i plote. Mbeten vetem 17 pleq qyqare ne Qeparone e lartem. Ne krahinen e Himares varferia qe absolute, vdekjeprurese. As buke, as uje as drite. Doemos, shkembi do goditur me vare qe te thyhet e te shkulet.

Thirrja – Te rrafshojme cdo gje deri ne zero , u be frymezuesja e shkaterrimeve katastrofike barbare. Shpertheu kazma e nxori themelet, shpertheu zjarri e perveloi plantacionet, shpertheu sopata e rrafshoi c’la zjarri . Ta kthejme gjithcka ne zero, u be bombe ne gji te popullit. Brenda pak muajsh humben ndertesa, pronat, tokat. Njeriu, humbi njeriun:

familjen, femijen, prindin. Brenda nje viti aq viktima, te vdekur e te humbur sa s’kishin ndodhur as per 20 vjet . Populli humbi busullen dhe s’e kuptonte se po vriste veten.
Pas fsheses mbi Himaren , erdhi invadimi mbi vendin e zbrazet, mbi mallin pa zot, i cili ende po behet teper kercenues per ekzistencen e fshatit . Sic korbat bien mbi kermat, rane e po bien per dite invadoret e rinj mbi 2 fsatrat e Qeparoit . Prurjet u bene e po behen te paligjshme. Ardhesi invador, fut ca pare ne xhep te njerit dhe gjen shesh e ben pershesh.

Toka, shtepia, prona, shiten privatisht, por jo nga pronaret e tyre, se toka eshte e pandare ligjerisht, e lene qellimisht ne ate gjendje. Ujku mjegull do. Okupimi i Qeparoit eshte i tipit mesjetar, osman, serb, perberes i strategjise shfarrosese te fshatit. Pruresit e paligjshem ne
Qeparo Mal, perbejne gjithe forcat e punes dhe gati gjithe banoret e fshatit. Nje kryqezate shkaterrimesh te reja, barbare mbi fshat, imediatalisht e pandalshme.

Ka kohe qe Qeparoi ka leshuar sinjalin S.O.S.Ai eshte ne buze te varrit, si as ne kohen e okupimit osman. Viktime e komunisteve me kostum te ri. Ai person, ata persona jane vrasesit e vertete: Edipet, Kainet, Makbethet, Neronet, Atilet, autoret e kesaj tragjedie, shkaktaret e viktimave perditoredhe mjerimit absolut te Qeparoit.

Himara ka rrembyer 3-4 km. katrore nga kufiri shekullor, i ligjshem i Qeparoit. Borshi, 2-3 km. nga ana e tij.

Kryeqeveritare e qeveritare,deputete dhe te huaj, jane perhapur neper turall te Qeparoit si metastaza kanceri. Tani kerkojne rreth30 shtepi te braktisura heret t’i pervetesojne. Flitet se me token tone jane bere dhurata te majme te te huajve : turq, ruse, serbe. ( Na kujtojne sulltanet e Anadollit qe ua falnin tokat e rajave spahive te tyre per sherbimet qe u benin.)

Por edhe ne e fshiu gjeografia Qeparone, nuk e harron historia. Ajo do t’ua jape pergjigjjen pashallareve te rinj grabites, sic ua dha te pareve, qe nga Iljaz Pasha e deri te Ali Pasha dhe me pare venecianeve, italianeve qe u gezuan kur okupuan Palermon, Panormen e Sugen, por s’i gezuan. Qesh mire, kush qesh i fundit ! Qeparotasin kurre ne histori s’e kane marre dot neper kembe. Ai kurre s’e ka lene haken e tij t’ja marre Zoti.

Shkelesit e paligjshem, te huaj e vendes, nuk duhet te harrojne se dheu Himariot eshte vendlindja e Damjani, Vasil Lacit e mbiheronjve te tjere vetmohues, te cilet, ne te tilla gjendje historoke, Himara i ka nxjerre per t’u pare befasisht sy me sy me dhunuesit e saj.

Kush do te shkele ne Qeparo , te pyese orakullin e historise, pra te guxoje.
Troja e Roma u rrafshunan e u bene hi nga zjarri i beseshkaleve, por ja ku jane edhe sot ; Kartagjena e Kadiksi, u pluguan e u mbollen kripe, por mbine perseri nga dheu dhe ja ku jane edhe sot.
Ne Qeparo sot, ka probleme sociale mesjetare: – varferi te thekshme. Ende pa uje, pa drite, pa pune, me semundje te tejkaluara, grabitje e vjedhje te perditshme, rrahje e grindje, cmime katastrofike e korrupsion te hapur, me kope qensh te eger qe demtojne kafshet e njerezit, me prishje karakteri e analfabetizem.

Gjendje te tilla kane njollosur teper figuren morale te Qeparotasit e Himariotit dhe
kane korruptuar rende Demokracine e vertete Evropjane e boterore.

Qeparoi me fushe te bute Misiri ,me male shkembore e humnera shpate, me kreshta thike e kanione te thella, me gadishujt mahnites te Palermos, Panormes e Suges, me Joninj e kalter ujeraki, me dhjetra ballkone natyrore nga mund te shohesh peshkun ne fund te detit, me vajin e rralle e mjaltin ballsam te fsakes me agrumet e frutat gjithevjetore. Qeparoi, syri i kalter i Rivieres, paraqet nje kartoline gjigande, te cilen Baba Joni e mba gjithe jeten ne buzet e tij.

Qeparoi me ate klime aq te shendetshme, me toke, gure, rere, det e diell, sot ka mbetur vend varrimi per Qeparotasit qe sjellin nga kurbetet te prehen ne dheun e embel te tyre prane prinderve, ne vatren e tyre epokale.

Qeparoi me Qeparotasit e Tij te penes e te dyfekut, qe c’ju sheh syri, ua ben dora, krenare per historine e vendine tyre. Qeparoi, kjo cope parrajse, sot rrezikon te zhduket.

Enveri e mori te gjithe Qeparone, por s’e gezoi. Dishepujt e tij pasardhes po krijojne cifliqe me tokat tona. Kjo eshte vetem nje enderr e gezueshme mashtruese e tyre. As ata s’do ta gezojne, as vendesit e shitur qeparotas. Ate do ta gezojne vete qeparotasit trashegimtare te vertete, vetem ata. Dhe keshtu do te behet Qeparotas, Himariote, Shqiptare, te gjithe, te gjithe, kudo qe jini, ngrini zerin e vini doren ta shpetoni . Qeparoi te mos mbytet !

Me dashuri
_ Kodra _
(Dërguar nga: gjinvlashi@aol.com)