Neki Babamusta: Veprimtaria patriotike dhe Lëvizja Arsimore

0
58

Ermira Babamusta, Ph.D.
Prishtina Press
Tel: (646) 245-2591
www.prishtinapress.info

BIOGRAFIA: NEKI BABAMUSTA

Profesor Neki Babamusta mbi 40 vjet ia ka përkushtuar profesionit të tij në letërsi shqiptare si dhe histori shqiptare dhe botërore. Veprimtaria e tij patriotike vijon nga dy fise të mëdha të kombit shqiptar: Canëve në Peqin dhe Babamustave në Kavajë, Durrës dhe Tiranë. Nga dy fiset Cani dhe Babamusta kanë mbaruar me studime të larta brenda dhe jashtë vendit 50 vetë.

Të parët e tij Mustafa Cani, Ramazan Cani, Kastriot Cani, Dill Cani, Cen Kruja bashkë me luftëtarët trima në çetën e Peqinit vunë përpara si bagëtia serbët pushtues, që erdhën nëpërmjet rrugës Egnatia dhe skuqën brigjet e Shkumbinit. Edhe në Kavajë, fisi patriot demokratik Babamusta, me të parët e tyre, Murat Babamusta, Beqir Babamusta, Ibrahim Babamusta, së bashku me luftëtarët besnikë të Kavajës dhe vëllezërit shkodranë dhe me prijen patriotike të Bajram Xhanit, i kthyen armët pushtuesve serbo-malazezë.

Në luftrat kundra pushtuesve dhe për çështjen e arsimit kombëtar, dy fiset i kanë dhënë kombit heronj dhe dëshmorë. Mësues Populli janë persekutuar nga diktatura, duke pësuar internime, burgime me vdekje dhe pushime nga puna. Dyert e tyre plot bujari pritën e përcollën njerëz të thjeshtë por të nderuar, njerëz drejtues dhe kapedanë të Kombit si Ismail Qemali, Aqif Pashë Elbasani, Avdi Bej Toptani, Avni Rustemi, Shyqyri Peza, Mustafa Gjinishi, etj.

Këto fise ishin bashkëluftëtarë të Rilindjes dhe të baca Bajram Currit, si dhe në bashkëpunime me diplomacinë Anglo-Amerikane. Gjatë Luftës II Botërore, dy fiset u lidhën me organizatën antikomuniste “Fronti i Rezistencës” në aleancë me Anglo-Amerikanët (v. ’44 – ‘46) nën drejtimin e Hamdi Frashërit e Dill Canit, për rrëzimin e komunizmit.

Veprimtaria për lëvizjen arsimore në shërbim të çështjes kombëtare

Gjatë punës së tij si mësues dhe hulumtues historie Neki Babamusta ka shkruar mbi 100 kumtesa dhe referate shkencore historike. Këto kumtesa i kushtohen vlerave patriotike si vëllezërit Bajram dhe Qamil Xhani, Ismail Qemali, Ramazan Cani, Afiz Ali Korça, Mustafa Gjinishi, vëllezërit Myslim dhe Shyqyri Peza dhe shumë të persekutuarve të tjerë. (Neki Babamusta, “Haxhi Qamili: një Pugaçov, apo një hallduk shollvarëgjërë”, 14 janar 2012; Neki Babamusta, “Kontributi i Popullit të Kavajës në Luftën e Shkodrës”; Neki Babamusta, “Një Altar i Shenjtë me apostuj karizmatikë. Një shekull: nderi dhe lavdia për arsimin tonë kombëtar, 12 tetor 2011, Londër;).

Shkrimet e tij pasqyrojnë padrejtësitë historike ndaj vendit tonë: genocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë (28 qershor 1945), genocidi dhe shtypja ndaj shqiptarëve të Kosovës (1913-1999) dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, duke shkelur marrëveshjen e Ohrit (13 gusht 2001). Ka shkruar kumtesa për figurat patriotike të Kosovës si Gjenerali Popullor Isa Boletini, për lëvizjen arsimore në Kosovë, veprimet luftarake të shqiptarëve të Kosovës kundër pushtuesve serb. (Neki Babamusta, “Jam Kosovar Pra, Jam Shqiptar”, 14 shkurt 2012, Londër).

Prof. Neki Babamusta i është drejtuar me letër të hapur ish ministrit të punëve të jashtme të Serbisë. Z. Jeremiç kur u kthye nga seancat e OKB-së. Letra drejtuar ministrit me datë 28 dhjetor 2011 hedh poshtë me fakte pretendimet tij, si pasardhës i Millosheviçit për ripushtimin e Kosovës. Me datë 7 mars 2011 i është drejtuar haptazi Konsullit Grek të Athinës. Z. Ikonomus, me detyrë në Gjirokastër me letrën me titull “Afërdita e Shqipërisë nuk është helenë Troje për Greqi”. Konsulli grek pretendonte se në Shqipëri ka mbi 1 milion grekë. Regjistrimi i pakicave greke në Shqipëri vërtetoi mashtrimin e konsullit. Gjithashtu ka bërë shkrime për forcimin e miqësisë me Perëndimin me Sh.B.A.-në dhe Anglinë. Në këto shkrime hedh poshtë mentalitetet komuniste për të ashtuquajturin rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë.

Në vitin 2011 Neki Babamusta i dërgon letër përgjigje Karla DelPontes, ish kryeprokurore e Hagës, e cila pa fakte akuzon luftëtarët e UÇK-së si kriminelë dhe trafik marrje organesh njerëzore.

Shkrimet e tij i kushtohen edhe vlerave fetare në Shqipëri që janë në harmoni të plotë. (Neki Babamusta, “Haxhi Xhaferr Shkodra, besimtari i parë në Shqipëri që veshi uniformën e Islamit, në fillimin e proceseve demokratike”, 27 shkurt 2012). Po ashtu i kushtohen edhe vlerave kulturore në shkallë kombëtare si artistes së popullit Margarita Xhepa. Neki Babamusta bashkë me shoqatën “Bajram Xhani” ka organizuar Simpoziumin për Sportistët më të mirë (1996) dhe Simpoziumi për Mjekët më të mirë (1998), të cilët dhe u dekoruan në shkallë kombëtare.

Neki Babamusta i ka dedikuar shumë shkrime vuajtjeve të persekutuarve politikë nga diktatura komuniste dhe proceseve demokratike. Ka dhënë mendime si duhet shkruar e vërteta për historinë e Shqipërisë, shtrembëruar nga diktatura komuniste. (Neki Babamusta, “26 marsi 1990: Vullkani që tronditi komunizmin në Shqipëri”; “Kavaja nderon kombin”; “Neki Babamusta, “Predha në Qytetin e Artë”; “Qelia nr. 31”, “Kanali i Vdekjes”, “At e bir të rënë për Atdhe në një ditë tek beteja e Gërhotit, Gjirokastër”, janar 2012, etj).

Në disa kumtesa dhe simpoziume historike, z. Neki Babamusta flet me respekt për kontributin e emigrantëve shqiptarë (afro 2 milion) në të mirë të kombit. Flet gjithashtu për inteligjencën shqiptare brenda dhe jashtë vendit dhe mbi armatën e madhe të studentëve shqiptarë, kudo që ndodhen, të cilët po nderojnë kombin tonë.

Për të zhvilluar lëvizjen arsimore në Shqipërinë e Mesme dhe Kosovë, Neki Babamusta ka mbajtur disa kumtesa dhe ka përgatitur materiale historike. Në kumtesat historike në Durrës dhe Tiranë (tek Ministria e Arsimit) z. Neki Babamusta ka dhënë mendime për ndryshimin e teksteve të historisë dhe organizimin e metodave të mësimdhënies, sipas profilit perëndimor. Gjithashtu ka dërguar materiale për ngjarje historike tek Instituti i Historisë në Tiranë.

Në 1999 ka jetuar në Miçigan. Më pas u rikthye në atdhe dhe tani jeton në Londër.

DEKORIME

(1965, 1968, 1973) – “Mësues Shembullor”, ngritja e 3 kabineteve mësimore shembullore historike në shkallë republike, ku mësues nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë vinin për trajnim dhe marrje eksperience (1965 në gjimnazin e Kavajës, 1968 në shkollën Fiqiri Kurti, Kavajë dhe 1973 në shkollën Mehmet Babamusta, Kavajë).

(1988) – Titulli “Mësues për Ndërgjegje të Lartë” për metoda bashkëkohore në mësimdhënie” me kërkesë të kolektivit.

(1994) – Titulli “Mësues i Merituar” me fitoren e demokracisë në Shqipëri për vlera të larta patriotike dhe demokratike.

(Korrik 2003) – Pritja nga Senatori Tom Harkin, Kongresi Amerikan i cili përgëzoi familjen në emër të qeverisë dhe kongresit amerikan për kontributin dhe miqësinë SHBA- Shqipëri.

(2004) Dekorim dhe ngritja e Flamurit Amerikan në Kongresin Amerikan për rivendosjen/forcimin e lidhjes së miqësisë Shqipëri-SHBA dhe fitoren e Demokracisë për Neki Babamustën dhe familjen Babamusta, si dhe vëllanë Qemalin, ish bashkëpunëtor me dëshmorin Mehmet Babamusta, dhe Mustafa Gjinishi pranë Shtabit të Përgjithshëm, në Pezë, Shqipëri, pranë oficerëve anglezë.

(2004) Dekorim dhe ngritja e Flamurit Amerikan dhe mbajtje zi 1 minutë, te Kongresi Amerikan për patriotin nacionalist Kastriot Cani (i ati i bashkëshortes, Suzana Babamusta dhe biri i Patriotit të Kombit, Ramazan Cani – Hero Popullor/Mësues i Popullit, eshtrat e tij prehen tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Elbasan), si pjesëmarrës në Frontin e Rezistencës 1944 dhe ish-adjutant i Mustafa Gjinishit (ish-bashkëpunëtori numër 1 me oficerët anglezë pranë Shtabit të Përgjithshëm.

(2004) Dekorim dhe ngritja e Flamurit Amerikan në Kongresin Amerikan për vajzën, Ermira Babamusta, për veprimtarinë në fushën diplomatike, të paqes dhe politikë.