“Hajdut me leje”, apo “hajdut i pavarur”!

0
43

Mero Baze, 29 Shtator 2012

Ka një përpjekje që debati publik rreth abuzimeve të Arben Imamit, të fokusohet tek fati i tij në qeverisjen e Berishës. Në përpjekje për ta mbrojtur atë si një ministër më të mirë se të tjerët, në një koment të tij Artur Zheji, vlerësonte faktin që Imami është i shkolluar, qytetar, dhe që i ka lezet rikthimi tek PD-ja, pasi i jep asaj një pasuri të re politike.

Biles për ta bërë të fort diferencën, ai vë në fokus ministra të tjerë, që nënkuptohet që janë të palexuar, fshatarë dhe që kanë qenë gjithnjë me PD-në si shenjë e paaftësisë së tyre. Ky natyrisht që është një koncept që nuk ja vlen të debatohet, pas vizaton cektësinë me të cilën shikohet personaliteti i ministrave në qeveri. E vërteta nuk ka të bëj me këto kritere. Debati nëse Arben Imami është hajdut apo jo, nuk është i ndarë nga raportet e tij me Berishën, por është shumë i ndarë nga cilësia e tij në krahasim me ministrat e tjerë.

Së pari unë besoj se Arben Imami nuk ka bërë asgjë që nuk e di Sali Berisha. Biles gjithë procedurat e armatosjes së SHIU-t blerjes së aparaturës së përgjimit, përgjimi i diplomatëve të huaj, gazetarëve dhe opozitarëve, është bërë prej Berishës.

I futur në një spirale makthi nga që nuk kishte nën kontroll Shërbimin Informativ, Berisha e ka përdorur Shërbimin sekret të ushtrisë, si një shërbim sekret paralel në varësi të tij, gati gati si shërbim privat. Këtu Arben Imami natyrisht nuk është aq fajtorë sa thotë opozita, por është shumë më pa integritet saç thotë Zheji, pasi ka pranuar të bëj gjëra që rrallë ministra, biles as atë që s’dinë ku bëhet shurra në hotelet me pesë yje, ngaqë skan pas para të shkojnë më parë nuk e bëjnë!.

Pra në këtë pikë ose do pranomë që kemi një Ministër pa dinjitet , pa personalitet, servilë, dhe deri në mohues të vlerave të tij politike për të cilat ka luftuar siç është liria e opozitës, ose do bëjmë budallallëkun të themi që Imami i ka bërë të gjitha këto me kokë të tij se i duhej SHIU të rrëzonte Berishën. Zheji mund të zgjedh kë të dojë, por në të dy rastet do ta vej në siklet Imamin.

Së dyti kemi një histori të fort abuzimesh me atë që Imami vete e quan shitje të mbeturinave të komunizmit në ushtri. Njësoj si Berisha ai përgjigjet për gjëra që nuk e ka akuzuar njeri. Nuk ka thënë kush pse po shet fishek e armë , por si po i shet dhe me kë po i shet. Po i shet me dy kompani serbe, me lidhje shumë të forta me Damir Fazllicin, sekserin e familjes së kryeministrit, që na është bërë i pari i shtëpisë në çdo biznes ku milionat firmosen me një të rënë të lapsit. Është klienti i Argita Berishës.

Është njeriu që Berisha e fton pas darke ën shtëpi për të bërë bilancin e fitimeve nga bizneset që bën me Shqipërinë e nxjerr në ankand. Është njeriu, i parë dhe fotografuar me Arben Imamin, në mjedise private, është njeriu që Berisha na e ka futur deri në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Është një spekulant mbarballkanik, serbo boshnjak, që i del emri sa herë ngrihen pikëpyetje për mafien në Ballkan. Ju thoni se Arben Imami e ka bërë me kokë të tij këtë Pazar? Nuk ja jap dot këtë meritë.

Edhe në këtë histori të pistë abuzimesh është një ushtar servil, i pafytyrë deri në miklimin e shpresës se e bija e “Atij” ndoshta do të reflektoj dhe do ti dukem djalë i mirë, dhe mund të bëj zemrën gur dhe të më hap ndonjë vend në të ardhmen në selinë e PD-së. Është aq i vogël, aq tinëzar, aq servilë, aq mashtrues dhe aktor diletant në gjithë këto sjellje prej shërbëtori ndaj Familjes, sa kërkon të laj me lekët që nxirren nga “fundërrinat” e Enver Hoxhës, gjithë biografinë e tij politike me PD dhe familjen Berisha. Nuk i them dot në këtë rast që ai po bën miliona, pasi ato po i bën Familja, dhe kjo më ngjall një ndjenjë edhe më të pështirë për aktorllëkun e tij si gjoja njeri me personalitet.

E treta që mi sjell zorrët tek fyti, është deklarata e tij kundër Erion Braces. Ja kishte shkruar Sali Berisha. Nga fjali e parë tek e fundit. Ishin fjalët e tij, shprehjet e tij, biles dhe epitet që ai përdor herë pas here për Erion Bracen. Epo Arben Imami, ti marrësh të keqen të gjithë ministrave të tjerë të asaj qeverie, që duan të vjedhin, duan të servilosen, duan të bëjnë qejfin Argitës dhe Shkëlzenit, duan ta kenë mirë me Berishën, duan një të ardhme të poshtëruar në atë parti…

Ata kanë më shumë guxim se ty ti thonë Berishës, së paku “ta ndreqin vet tekstin”. Imami as atë se bën dot por thjesht e reciton dhe këtu debati rreth fakti se “Ai vlen edhe pse është hajdut”, bie. Ai vlen vetëm si një hajdut me leje nga Sali Berisha. Dhe ky është statusi më i pështirë që ka pasur ndonjëherë në jetë. Shumë shpejt ke për ta parë se i gjithë aktrimi tij, për tu bërë urë nën këmbët e Berishes, ka për tu shpërblyer me një shkelm bythëve.

Mësova se Berisha ka nisur kontrollin e brendshëm në atë ministri, jo se nuk e di se çfarë ka ndodhur, por se i duhet dhe alternativa e “duarve të pastra” , nëse Imami nga servilizmi e ka trashur. Do ta sakrifikoj pa ju dhimbsur dhe atëherë do të duken dhe më të shëmtuara gjithë këto që bërë në emër të ëndrrës së tij për ta blerë me lek të pista të shkuarën aspak të pastër në raport me këtë njeri, që deri tani i ka prishur gjumin, por duket se po i prish gjithë jetën.