TemA, 25 Shtator 2012
Në Shqipëri ka gjithsej 55 multi-milionerë, që në total kanë një pasuri prej 7 miliard dollarësh. Ky është përfundimi i raportit të përvitshëm të Wealth X, kompani e inteligjencës, e specializuar në fushën e studimit të multi- milionerëve, me zyra në shumë vende të botës.
Raporti i quajtur “World Ultra Wealth Report” merr në studim vetëm ata persona që kanë një pasuri mbi 30 milion dollarë.
Shqipëria lë pas vende si Sllovakia, Qiproja, Bullgaria, Estonia, Maqedonia e Mali i Zi sa u përket numrit të multi- milionerëve. Ndërkohë para Shqipërisë është Serbia dhe Bosnja, e cila duhet thënë se ka një numër shumë të madh multimilionerësh. Serbia ka 90 multimilionerë me një pasuri prej 11 miliard dollarë, kure Bosnja ka 85 multimilionerë me një pasuri prej 9 miliard dollarë.
Në vend të parë në Europë është Gjermania, e pasuar nga Britania e Madhe dhe Zvicra.







