ResPublica.al | 9 nëntor 2013
“Më vjen keq që as Deklaratën e Pavarësisë nuk lexojnë shqiptarët. Ismail Qemali ishte burri më i mençur e i kulturuar nga të gjithë ne të tjerët që erdhëm pas”, thotë Kristo Frashëri i intervistuar ngamira Kazhani për Mapon.
Historiani i vjetër nuk sheh asgjë të keqe në marrëdhënien e “rigjetur” me Turqinë. Për të ”Turqia është një vend mik dhe që na do për shkak edhe të historisë që kemi. Ajo edhe politikisht është një gjetje, pasi qëndron si kundërbalanca me Greqinë. Si i thonë asaj fjalës, ‘armiku i armikut është miku im’.”
Ai nuk beson se jemi më mirë me Turqinë se në BE, dhe thotë: “Shqipëria e ka vendin në BE. Bashkimi Europian është një superfuqi. Turqia duket e mirë nga jashtë, por është e krimbur nga brenda. Ajo kërkon vetë të jetë në BE, po zor se do e pranojnë me këto politikat islamiste. Ky Erdogani nuk duket ta ketë shumë drejt këtë kauzë. Më lakrat që ka në kokë ai, vështirë se e pranon BE.”
k.c.
http://mapo.al/2013/11/09/kristo-frasherite-gjithe-kane-kthyer-kurrizin/