PUNE DHE MIRQENIE SI NE TETE VITET E SHKUARA!

0
50

Gjin Musa

Lulzim Basha leshon kushtrimin!ta rrezojm kete qeveri! pune dhe mirqenie si ne tete vitet e qeverisjes Berisha,ne e shpetojm shqiperin!ju kujtohet si qeverisem tete vite,ne nuk ndryshojm ne qeverisje,ndryshojm ne korrupsion,ta rrezojm Edi Ramen,ju vjen Lul Basha…….o zot na fale,ç’fare duron kjo politik!.

“Lideri shpirtror” i partis demokratike edhe sot konfirmoj publikisht etjen per pushtet.
“Kryetari”i PD Lulzim Basha dekleroje,pune dhe mirqenie si ne 97 dhe ne tete vitet e qeveris Berisha.
Zeri i çjerrur nuk te burreron o Luli!nuk te liron mbi akuzat qe rendojn mbi ty dhe para ardhesin tane plakushin Berisha.
Demokratet e vertet e din mire se kush i udhheq,ju njofin se çfare keni bere ne tet vite.
Nuk eshte asgja per tu habitur,ligjeratat tuaja i ngjasojn atij vajtorit te mire,qe di te beje njerzit te qajn.
Vaji i juaj ka filluar qe ne 97,nuk po ka te sosur,nuk po ka drejtesi qe do te di ti gjykoje krimet tuaja.
Mitingjet tuaja i ngjasojn nji grumbulli tifozesh te semur ne nji ndeshje futbolli,po nuk ka asgje per tu habitur!demostrueseve ju prin vrastaret e 21 Jeanarit,Berisha dh Luli,”demokrat” te quashe keta te dy eshte nji soje si ti thuash derrit daje.
Eshte per te ardhur keqe qe pase 25 vitesh “demokraci”me nji lider tashma i njohur nderkombtarisht per bemat e tij……dhe deri me sot nuk i ka hyr nji gjemb ne kemb nga drejtesia shqiptare.
Valle demostrata ishte per te sensibilizuar opinionin publik, se gjendja sa vjen dhe po rendohet,jo,jo ky ishte mashtrimi i radhes,qellimi i demostrates eshte çoroditja e opinionit publik,lufta per te penguar reformen ne drejtesi,ky ishte qellimi i klanit te “Zenunit Berisha,Luli”mjeshter te shkaterrimit te shtetit,te perbetuar per ta penguar me ç’do çmim integrimin e shqiperis ne BE.
Dikush do thote po ç’fare ane kete paragjykime?
Fatkeqesisht historia shqiptare ne keto 25 vite ka patur fatkeqesit ma te medhaja ne historin e saj 103 vjeçare shtet.
Dhjetori i 90 shpejt u permbys,u vra anrra e rinis shqiptare,pikrisht ne vitin 1997 kure ishe presidenti Sali Berisha,shqiperia mori nji goditje te pa shoqe!ne asnji vend te botes nuk kishte ndodhur qe te shkaterrohej shteti,ushtria dhe policia,armatimi shqiptar u be pre e shqiptareve,filloj vlla vrasja,tregtia e armatimit ishte puna e dites per trafikantet.
Berisha bie nga kali i turpit,shqiptaret e ndershem priten ndeshkimin e fajtoreve qe sodhen kete tragjedi vendin e mbuloj flaka dhe per pake u perfshij shqiperia ne nji lufte civile.
Nderkombetaret nderhyn qe gjendja te mose perkeqesohej ma tej.
Partia Socialiste erdhi ne pushtet,me nji shqiperi e dalur nga nji “lufte”e vete shqiptareve.
Partia demokratike ne opozit nuk qendronte dote,pushteti eshte i embel per secilen pale.
Sali Berisha filloj nji fushat cep me cep te shqiperis,nuk la fshat ase rrugic pa shkelur,militantet ku me pages. ku pa pages krijonin autokolonen blu,Berisha nuk mbahej,premtime marramendese,pune dhe mireqenie,qeverisje me duar te pastra,çuarja perpara drejtesis te gjithe ata qe kane prekur pronen e popullit.
Populli duke ditur mire se ç’fare kishte bere Berisha ne 97,perseri i beson!me shpresen se do kete mesuar nga gabimet e te shkuares….
Tete vite ne qeverisje,nji korrupsion i pa pare,nji pa siguri per jeten,krime nga ma te shemtuarat,nji politik nderkombetare totalisht e deshtuar,pa asnji mellef politik duhet thane realitetin,me vete dije te plot qeveria Berisha saboton integrimin e shqiperis ne BE.
Nji qeverisje totalisht e çoroditur,populli u mesua si mos ma keqe!mose pagimi i dritave,ujit dhei taksave ishte modeli mai shemtuar per nji qeverisje.
Per te mos u zgjatur ne historit Berishiane dhe te kabinetit tij qeverises duhen faqe te tera gazetash.
Le te ndalemi ne keto vite opozitarizmi te PD,nji opozit totalisht e çoroditur,e pa sensin e logjikes,nji fjalor rrugaçrie,i pa degjuar ne asnji parlament te botes.
Grupi Berisha “mobilizohet”merre zjarre ne parlament,nji terbim i pa pare!plakushi Berisha tashma i vene ne krye te grupit parlamentar,ka si qellim te vetem shkaterrimin e ç’do seance parlamentare,kjo realizohet edhe per dobsin e kryetarit te Kuvendit z.Ilir Meta,i cili poe lejon qe salla e parlamentit te kethehet ne nji aren turpi.Pse kjo toleranc?kujt i sherben ky parlamentarizem?
Vulgarizmi ne sadhen e parlamentit u çfaq hapur ne protesten “paqesore” te partis demokratike dhe te Besnik Ndregjonit ,turpi i botes!bunkeri jua prishte mitungun komunisteve te tipit Sali Berisha me suiten qe e shoqeronte.
Festimi i 25 vjetorit te renies se komunizmit e humbi vleren me kete protest,festa mbetet fest,protesta kishte plot dit te tjera,po ideatoret Berishian kerkuan ta shuajn jehonen e festes se dhjetoristave,po ku ishin dhjetoristat e vertet?mose valle dhjetorin e 90 e perfaqesojn ca rrugaç,pianec dhe te pa moralshem,intelektualet nuk ishin ne kete feste jubilare……e tmerrsheme!komunistet perfaqesojn dhjetorin e 90,perfaqesojn Arben Broxin,perfaqesojn Azem Hajdarin qe aqe egersi kerkuan ta diskretitoje sa ishte gjadhe,i harron Berisha bemat e zeza,sote “perulet”me pa turpesin ma te madhe……turp.
Berisha dhe Luli jane ne nji lufte disi te hapet,Luli ka filluar ta trashi zerin,po ka filluar te mashtroj nji so si Berisha.
Po ky populle ju beson?
E veshtir qe popullin ta rresh sa here qe te leverdis,pushteti nuk fitohet me mashtrime,protestat paqesore tregojn demokratizimin e partis,arroganca dhe mungesa e logjikes humbet besimin ne elektorat.
Partia demokratike duhet rinovohet,kasta gangsterike duhet larguar nji ore e ma pare,nuk e meriton demokracia kete ndeshkim.
Ne çdo parti politike, ku humbet logjika dhe arsyeja,kerkohet reformim.
Mazhoranca eshte perballe detyrave te veshtira,premtimet kerkojn vepra,bashkepunimi opozit mazhoranc eshte perparimi dhe zhvillimi i nji vendi me demokraci te brisht.
Me sharje,djegie dhe shkaterrime nuk ndertohet demokracia,secila forc politike ti thrrasi logjikes dhe mirekuptimit,parlamenti ti sherbej forcimit te shtetit ligjor.Shqiperia dhe shqiptaret nuk e meritojn kete ndeshkim nga politikan te pa pergjegjshem,pak randesi ka ngjyra,ngjyra ma vezulluese eshte shteti demokratik dhe ligjor.