TemA Online, 6 Tetor 2013
Denoncim online po behet një togfjalësh i shumeperdorur javët e fundit. Tendenca e hapjes se portaleve te tilla, ka bere qe përmes fotografive apo mënyrave te tjera, qytetaret te publikojnë, qe nga formimi i qeverise se re e deri tani, mbi 1 mije denoncime online.
Stoprrenimit.com ishte sajti i pare, qe u prezantua e qe vijon te jete aktiv, persa i përket hedhjes se imazheve dhe videove mbi ndërtimet pa leje ne te gjithë vendin. Aktualisht, numri i denoncimeve te qytetareve ne këtë faqe është 990, aporton “Vizion Plus”. Ministria e Drejtësisë prezantoi gjithashtu denoncimin e korrupsionit serish përmes internetit.
Por, ne këtë portal numri i ankesave ka mbetur tek 39-ta, pasi ne 1 tetor, Kominisioneri për Mbrojtjen e te Dhënave Personale, vendosi bllokimin dhe pezullimin e këtij shërbimi, me arsyetimin se shkelen te dhënat konfidenciale te personit.
Krahas këtyre dy portaleve, edhe Ministria e Kulturës, nuk i ka shpëtuar nismës se denoncimeve online, si nje zgjidhje per problematiken e trashëgimisë kulturore. Ne sajtin shpetothesarin.com, numri i rasteve te publikuara është me i ulet, krahasuar me simotrat e saj, vetëm 23.
Jo vetëm qeveria, por edhe Bashkia e Tiranës, ka ne faqen e saj zyrtare te internetit, portalin “Rregulloj qytetin tim”. Aty ftohen banoret e kryeqytetit, te raportojnë shqetësimet, qe ndeshin ne te përditshmen e tyre. Ndryshe nga faqet e tjera, aty raportohen edhe rastet e zgjidhura, qe sipas Bashkise janë 57. Sajtet denoncuese, duken shume, ndersa rastet ne to, te panumërta. Deri tani gjithçka është zhvilluar virtualisht. Por është koha, qe shqetësimet e publikuara, te marrin rruge, dhe te gjithë ta prekin zgjidhjen ne mënyrë reale. Ajo virtuale, duket se e kreu misionin e vet.