VALO, O FLAMUR I BUKUR, VALO

0
72

Sadete Metaj ka vite qe i ashte perkushtuar poezisë, ajo shkruan me mjafte pasion per vendelindjen Kosoven kreshnike.
Sadetja ka vite qe jeton se bashku me familjen ne Suedi, krahas punes se perditsheme ne shkolle, ajo gjen kohen t’i perkushtohet krijimtarisë poetike.
Bashkeshorti dhe femijet e kane mbeshtetur, duke i krijuar mundesinë qe t’i kushtohet me sa ma shumë perkushtim vargut poetik.
Sadetja e do me shpirt letersinë dhe fjalen poetike.
Ne zgjodhem nji krijim te fundit, ate kushtuar 28 Nandorit.
Urime poetes Sadete Metaj.
Gjin Musa


Sadete Metaj

VALO, O FLAMUR I BUKUR, VALO

Muaj i shenjtë
ështe ky Nëntor ,
Kuq e zi ky flamur,
qendisur nga Marigotë,
në gjak mbytur ,
S’u përul kurrë,
Gjithonë kryet ngritur!
O trima luftëtarë,
O yjet e Lirisë,
O të mëdhenj Atdhetarë,
U betuat trimërisht,
mbi të bukurin flamur,
Ndaj dhe flamuri
nuk u gjunjëzua kurrë!…
E nderoi Teuta, ,
E nderoi Agroni,
E nderoi Gjergj Kastrioti,
E ngriti lart më lart
Ismail Qemali,
Hasan Prishtina,
Isa Boletini ,
Naim Frashëri ,
Andon Zako Çajupi,
Avni Rustemi,
Bajram Curri,
Sami Frashëri,
Abdyli..
Adem Jashari
e shumë të tjerë…
Shqiponja dykrenore
ndjehet krenare
flatron mbi Trojet Shqiptare…
Lirinë ky flamur gjaku pruri ,
Shkëlqen sot Kosova martire,
u falet të rënëve ,
u falet bijave dhe bijve..
Ky flamur se ç’ka hije
ka krenm, ka ajër lirie ,
Frymëmarrje Shqipërie…
Sot flamuri më i bukur në Botë
Me fjalorin e tij të trimëruar thotë:
“Ky vend shqipesh ka zot!”
Përulemi të gjithë
te i bukuri Flamur,
Sot në ditën e madhe
të 28 Nëntorit,
na urojnë
anë e kend Globit…
Valo, flamur i shenjtë, valo,
Krenaria pë ty kurrë
mos u shterroftë,
Shqipëria në shekuj ,
të shekujve do të rrojë,
se kjo eshte tokë e lashtë,
Ketu në Evropë..
Ta gëzojmë të gjithë
këtë ditë të bukur…
Kemi të drejtë
të jemi të lumtur!
Valo , o shqipe, valo,
në majë Korabit
e të Baba Tomorrit,
Festojnë shqipet sot ,
anë e kënd Globit…

28.11.15