ZGJEDHJET E PËRSERITURA LOKALE QARTËSUAN SKENEN POLITIKE NË ULQIN

0
45


Diskursi politik

Pas zgjedhjeve të përseritura lokale në Ulqin që u mbajtën më 17 tetor të këtij viti, përfundimisht u dëshmu së asnjë subjekt politik nuk mund të ketë shumicën parlamentare andaj koalicionet me subjekte të tjera politike janë të nevojshme, ndërsa pas 20 viteve nga skena politike e Ulqinit largohet LDMZ subjekti i parë nacional i shqiptarëve në Mal të Zi, sepse nuk arriti të siguroj asnjë mandat në përbërjen e re të kuvendit komunal në Ulqin

Dr. Nail Draga

Ndonse rezultatet e zgjedhjeve lokale të 23 majit 2010, ishin të mjaftueshme që të formohej shumica parlamentare nga ish pjesëtaret e koalicionit “Për Ulqinin europian”, por në sajë të negociatave disa mujore nuk u arrit objektivi i planifikuar. Tash më është e njohur se një koalicion i tillë nuk u arrit sepse ambiciet për pushtet ishin nga të gjitha palët, madje në ca raste kishte edhe kërkesa ekskluzive që nuk janë pranuar nga palët negociuese. Këtij konstatimi patjetër duhet shtuar edhe animozitetin në mes indvidëve të ndryshëm të cilët përbënin pozitën në pushtetin lokal të Ulqinit. Dhe nga nga një gjendje e tillë e cila mori edhe përmasa komike presidenti i Malit të Zi vendosi që të përserisë zgjedhjet në Ulqin duke shpallur si datë të mbajtjeve të tyre datën 17 tetor 2010.

Fushatë e paparë deri më tash

Ndonse nga viti 1990 e deri më tash, në komunën e Ulqinit janë mbajtur një mori zgjedhjesh, viteve të fundit ata filluan të marrin përmasa të jashtëzakonshme, sepse nuk janë zgjedhur mjete dhe metoda për të përfituar elektoratin votues. Dhe në ketë aspekt më të privilegjuar kanë qenë ata subjekte politike që ishin në qeverisjen lokale pra që ishin bartësit e pushtetit lokal. Kështu nga ky aspekt më heret është dalluar LDMZ, por një veprim i tillë ishte minor sepse pasuesi i saj UDSH e tejkaloj në çdo aspekt. Nuk ka dilemë së fushatat parazgjedhore në mënyrë transparente xhveshin individet më pushtet, që ka të bëj direkt me korrupsionin politik i cili viteve të fundit ka marrë përmasa drastike. Dhe një dukuri e tillë trishtuese është prezantuar në mënyrë të veçantë në zgjedhjet e përseritura lokale të 17 tetorit të këtij viti.

Nëse kishte mbetur diçka pa u realizuar nga 23 maji qoftë me premtime, vende pune për militantët, asfaltime rrugësh, dhënie e materialit të ndërtimor etj., në fushatën e tetorit ishte rutinë e zakonshme për të përfituar vota e ate kryesisht në Anë të Malit. Dhe i tërë ky mekanizëm i veprimit duke përdorur pozitën e pushtetit lokal qellimin final e kishte për të fituar sa më shumë vota që të jetë partia e parë në komunë. Si e tillë kjo fushatë do të mbesë gjatë në kujtesë të elektorati votues e ate kryesisht në Anë të Malit, sepse kësaj here vota mercenare ishte vendimtare për të përcaktuar edhe mozaikun partiak në skenën politike të Ulqinit në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

FORCA përseri subjekti i parë politik

Si në zgjedhjet e majit edhe në zgjedhjet e përseritura lokale të 17 tetorit morën pjesë nëntë subjekte politike: pesë parti politike, dy koalicione dhe dy grupime qytetarësh. Numri i madh i listave zgjedhore ndikoj në shpërndarjen e votuesve e më të edhe të votave të djegura, sepse tre subjekte garuese nuk mundën ta kalojnë pragun zgjedhor të 3-përqindshit.

Në sajë të rezultateve definitive të shpallura nga Komisioni Komunal Zgjedhor, u dëshmua edhe një herë së subjekti më i fortë politik në Komunën e Ulqinit është FORCA e cila ka fituar 3831 vota(31.10%) apo 11 këshilltarë, ndërsa më pas vijojnë: Koalicioni UDSH-PPD me 3406 vota(27.65%), 10 këshilltarë, DPS 2439 vota(19.80%), 7 këshilltarë, PSD 859 vota(6.97%) 2 këshilltarë, Koalicioni “Për Ulqinin më të mirë” 707 vota(5.74%), 2 këshilltarë dhe IQ”Perspektiva” 477 vota(3.87%), 1 këshilltarë. Ndërsa pa mandat të këshilltarit kanë mbetur: LDMZ, 318 vota(2.59%), IQ”Integrimi” 94 vota(0.76%) dhe Partia Boshnjake 186 vota(1.51%). Nga 18.483 sa kanë pasur të drejt vote në zgjedhje kanë dalë 12430 votues apo 67.25% e elektoratit, ndërsa fletë të vlefshme kanë qenë 12317 apo 66.63%. Nëse e krahasojmë më zgjedhjet e majit del së numri i votuesve është rritur nga 18274 në 18483 apo për 209(1.14%) e po ashtu edhe i atyre që kanë dalë në votime është rritur nga 12.255 në 12.430 apo 175(1.42%).

Nuk ka dilemë së rezultatët e zgjedhjeve mundësuan një qartësim në skenën politike nga del së asnjë subjekt politik nuk ka arritur ta fitoj shumicën parlamentare, andaj është i nevojshëm formimi i koalicioneve. Dhe këto koalicione mund të formohen në mes atyre subjekteve politike të cilat kanë fituar numër më të madh mandatësh të këshilltarëve(Forca, UDSH-PPD dhe DPS). Nga një formulim i tillë del qartë se subjektët e vogla me 1 apo 2 këshilltarë nuk kanë rolin vendimtar për formimin e shumicës parlamentare në asnjë variant, andaj si të tilla nuk kanë peshë të veçantë në parlamentin lokal të Ulqinit. Por, se si do të formohet shumica parlamentare dhe kush do të qeverisë me Ulqinin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të dihet gjatë ditëve në vijim.

LDMZ-nga Lëvizje popullore në OJQ

Befasia e tyre zgjedhjeve nuk ka të bëj me ndonjë grupim të qytetarëve, që morën pjesë në zgjedhje por ka të bëj me subjektin më të hershëm politik të shqiptarët në Mal të Zi. Fjala është për LDMZ e cila në 20-vjetorin e themelimit të saj në sajë të refuzimit nga elektorati votues, largohet nga parlamenti lokal i Ulqinit. Për hir të vërtetës duhet thënë së, një paralajmërim i tillë u hetu në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën më 23 maj të këtij viti. Siç dihet në këto zgjedhje LDMZ dual në koalicion së bashku më BDSH, dhe të dy së bashku fituan 485 vota(4%), apo mandatin e 1 këshilltari. Dhe një rezultat i tillë dëshmoj erozionin e vazhdueshëm të këti subjekti politik nga njëra zgjedhje në tjetrën. Nëse ndonjë subjekt tjetër ka pasur ngritje apo stagnim për LDMZ ishte e kundërta.

Dhe një dukuri e tillë nëse për persona të zakonshëm ishte befasi, për analistë të ndryshëm ishte diçka e pritur, gjë që u vërtetu në zgjedhjet e përsëritura të cilat u mbajtën më 17 tetor të këtij viti. Në këto zgjedhje LDMZ, dual e vetme dhe nga elektoratri votues fitoj 318 vota, apo 2.59%, duke mos arritur të kaloj pragun elektoral, andaj mbeti pa asnjë këshilltar, pra e pa përfaqësuar në parlamentin lokal. Një rezultat i tillë disfatist bën që subjekti më i parë i shqiptarëve në Mal të Zi nga 22 këshilltarë sa kishte në zgjedhjet e 9.12.1990, të mbesë jashtë parlamentit, dëshmon së ky subjekt i cili në fillimet e pluralizmit politik kishte karakterin e Lëvizjës popullore të përfundoj në nivelin e një organizate joqeveritare.

Nuk ka dilemë së një rënie drastike e këtij subjekti politik meriton një analizë shumëdimensionale nga themelimi e deri më tash, sepse eliminimi i këtij subjekti pa dyshim varfëron skenën politike të shqiptarët në ketë mjedis.

E ardhmja vetëm të dy subjekte politike nacionale

Nëse përjashtojmë subjektët politike të cilat deklarohen së i takojnë spektrit qytetar(DPS,SDP) të shqiptarët në të ardhmën nga këto zgjedhje janë përcaktuar qartë dy mundësi në subjektët nacionale e ato janë FORCA dhe UDSH. Pa dashur të minimizojmë peshën e tyre e sigurt është së subjektët e vogla të cilat kanë nga 1-2 këshilltar, nuk mund të kenë të ardhme politike. Ata më kohë ose do të fshihen nga skena politike apo do t’iu bashkohën subjektëve më të mëdha. Ndonse ata në momente të caktuara kanë pasur mundësi të luajnë rolin e tyre përcaktues, rastet e tilla ndodhin rrallë, e vështirë së mund të përseritën. Ndërsa ajo që ndodhi pas zgjedhjeve të 23 majit në Ulqin, ku pikërisht këto subjekte me 1 apo 2 këshilltar ishin çëlesi i formimit të shumicës parlamentare i takon së kaluarës.

Të mbeshtetet programi e jo individi

Nuk ka dilemë së është e drejtë elementare personale dhe qytetare që çdo kush të votojë ate që dëshiron por një gjë është e pa diskutueshme së e ardhmja iu takon atyre subjekteve politike që ofrojnë programe, kanë kuadra të dëshmuara, ide dhe vizion për të ardhmën.

Andaj në të ardhmën i mbetet elektoratit votues që të reflektoj dhe të përcaktohet së cilin subjekt do ta mbeshtes. Në botën demokratike ku ekziston kultura elementare e votimit qytetari me bindje përcaktohet pas programit të subjektit politik e jo pas individit, apo indvidëve, ndërsa e kundërta ndodh në mjediset jodemokratike apo të atyre në tranzicion. Kur do të ndryshoj mentaliteti i votuesve tanë në ketë aspekt mbetet për të parë, por një gjë është më së e nevojshme, e ajo është edukimi dhe emancipimi politik i elektoratit. Një veprim i tillë paraqet një proces i cili duhet të jetë objektiv i subjekteve politike që synojnë të përfaqësojnë vlera dhe perspektivë të zhvillimit të përgjithshëm për të sotmën dhe të ardhmën.

Nëntor, 2010