Gjin Musa
Njerëzit qe kerkojne te mbeten ne historinë e nji vendi, ka ndodhur shpesh qe kane bere mrekullira, si te ketille koha i ka perjetesuar ne kange, vargje poetike, shkrime gazetareske e deri edhe me ngritjen e ndonji shtatorje.
Po mjerisht ndodh qe ka njerëz te mpleksur per te patur “lavdi te perjetsheme”, po per çfare lavdie behet fjale?
Pa u munduar qe t’i bie larg e larg ketij muhabeti, dua te sjell ne vemendjen e lexueseve nji fjale popullore: Mos ju pafte sherri edhe kure te vdesi!!!
Ne kohe te shkuara tregojne se njeri kerkonte vetem te bente keq dhe ma keq, po i afrohej vdekjes, therret nji mikun e tij besnik te puneve te keqija dhe i thote “une jame i semure, vdekja ben te veten, po ti si mik i mire qe je, duhet te me plotesosh amanetin, si shperblim ke kete shume, qe eshte ketu nene jastekun tim.”
Miku i te keqes se perbashket pranon t’i plotesoje amanetin, merr shumen e lekeve dhe i fut ne xhep, po ma thuaje nji here amanetin, o miku im!?
“Po ti sonte do me dergosh ne pyll, aty duhet te me varesh ne litar dhe do me lesh te varur, e di pse po e beje kete miku ime, qe dikush ta ma shohi sherrin edhe i vdekur, se sa isha gjalle, boll kam bere keq, ti i di te gjitha” – i thote mikut, qe do ta varte ne pyll. “Po boll bre lum miku, e fike fisin dhe mahallen çka te ka mete marak?”
I semuri qe kerkonte varjen i thote, “i kam edhe pak kundershtare, qe nuk i ndeshkova per sa jetova, tani pas varjes time ata do mbyten ne hu nga policia, sepse dyshimi do bjere tek keta, per varjen time ne pyll.”
Ky episod mu kujtua tek po degjoja Berishën ne parlament, te cilit po i “digjej” shpirti per integrimin e Shqiperisë ne Bashkimin Europian! Kur fliste te lente pershtypjen se ky vinte nga nji planet tjeter dhe po i sygjeronte qeveris Rama, qe te kene kujdes ne Bruksel, te tregohen sa ma te vertet me nderkombetaret, sepse ata ju ndeshkojne!
Te qesheje ishte turp! Te qaje per çfare!
Ishte ky Sali Berisha qe la Shqiperin jashte dyereve te Europes per tete vitet e qeverisjes, po kure thoshte dua te ju garantoje se po damtoni marrjen e statusit ne kete dhjetor, ketu logjika bene te veten, jo per mllefe e dufe te pa nevojsheme, por per nji te vertet ne driten e djellit.
Berishen e shohim aty ne sallen e parlamentit perkrahe Jozefines,Edi Paloka si “kryetar”ne hije i grupit parlamentar zgerllijne dhembet me Jozin dhe Halimin per ti hyre ne zemer kryetarit defakto te Partis demokratike dhe atije te grupit parlamentar i cili eshte Sali Ram Berisha,qe dine te jua vare kumonen ne qafe ogiceve te vegjel qe sote per ta paguar haracin mote.
Ky njeri me nji histori ne te gjitha kohnat teper te zymet,biles qe studente ne fakulitetin e mjeksis e pa ju nda te keqes deri ate dite “zije”per demokracin Shqiptare kure ky “burri”mori kreun e partis demokratike te cilen e kethej ne ciflike te familjes.
E thane troce dhe pa dorashka ne krye te Partis demokratike u vendos nji diktator i regjimit Hoxhist,besnik i diktatures dhe luftes se klasave,kjo e thane jo vetem nga, une poe e provuar ne jeten e perditsheme.
Nuke dua te analizoje ato vite te veshtira ku po perbadhej i ndjeri Azem Hajdari me kete bishe te diktatures,me kete anti demokrat te emeruar nga Udebeja Jugosllave si kryetar i Partis Demokratike te Shqiperis.
Po ky “demokrati Sali Berisha” dhunoi te perndjekurit politike qe ne fillimet e tija, perjashto sa te “perndjekur”qe u afruan prane Berishes si militant te interesave te ngushta.
Ky Sali Berish sulmoje ishe kryeministrin e pare te Shqiperis Demokratike z. Aleksander Meksi, po ashtu veproje me Pjeter Arbnorin te cilin sote e ka harruar edhe si emer, deri ne eleminimin e pishtarit te demokracis Azem Hajdarin,lista eshte e gjate e te perjashtuareve, te dhunuareve dhe te atyre qe per dobesit e tyre karakteriole u reabilituan me BERISHEN.
Tete vite kemi degjuar nga ky njeri te vetem fjale”Une ju garantoj, i garantova, me garantuan, dhe po ju garantoje juve zotri te opozites se djesheme, se nuke rrezohet Sali Berisha!kame dhane prova te pa kundershtuesheme, do me njifni!kjo karrige e kryeministrit te Shqiperis eshte e Sali Berishes, harroje Edvin Rama se ti do zeshe vendin e Sali Berishes…
Deklerata qe kure tani i gjykojme me qetesin mendore dhe profesionale me kujtojne varjen ne pylle te atije qe edhe pse vdekjes disheronte qe dikushe te ndeshkohej si autor i varjes me litar ne pyll.
Kame jetuar sistemin komuniste, degjonim kure Enver Hoxha shante imperializmin dhe revizionizmin, po kurre popullin e vete te tjereve nuke jua fali, te pakten ne pamje te jashtme.
Ne keto tete vite qeverisja e Berishes ishte shkaterrimi perfundimtare i ekonomis se vendit,shpeshe nau krekose se ne ishim vendi i vetem ne Europ qe e perballuam krizen ekonomike mbare globale,nejse keto jane perradhat e gjyshit Sali dhe nuke duhet te habitemi pasi e njofim se kushe eshte.
Poi digjet shpirti per militantet e vete deri dje ne pushtet qe sote po largohen nga puna!e habitesheme!po a te kujtohet o Sali qe deri nji kryeplak fshati eshte dashur me çdo kushte te jete “demokrat” ti çfare perradhise sote?
Mazhoranca aktuale duhet te punoje me administraten Berisha!nuke u dashka te behen reforma?po ti je nji reformiste i mire!ne tete vite nuke munde te shkarkoshe qofte nji minister sepse e kishe konopin e korrupsionit ne qafe.
Ti sote po na predikon per konsensus!ty te kujtohet çfare i ke bere opozites se djesheme?
Une nuke jame per hakmarrje,po realitetin duhet ta mbroje me fanatizem dhe ndihem mire kure te verteten e theme ne sy, jo sote o Sali, po qe ne vitin 1994 per ju kame deklaruar se jeni e keqia e Shqiperis.
Ju morert denimin popullore me 23 qershor, dhate nji dorheqie te modelit Berisha!te pa pare ne asnji vende demokratik te botes,pa nji analiz te shendoshe, kushe ishin shkaqet dhe fajtoret qe sodhen humbjen tragjike per ju dhe partin qe drejtoni akoma!pamvaresishte se Luli mbane kumonen ne qafe po rrumin ja luan ti Berisha.
Ju shofe une dhe gjithe Shqiptaret te ulur ne ndejset e parlamentit(aty ku rri partia demokratike aktualishte ne opozit)po ne realitet ti je i rreshtuar me pionjeret e Ramiz Alisë, aty ne grupin tane ke Kastriot Islamin te cilin Rama e flaku pa ju dridhe dora dhe goja, ju i dhat meshir!me shpres se do mbeteshe ne pushtet dhe te matemacienti per te bere dhogarit, te cilat te kane deshtuar totalishte dhe moralishte.
Ne krahun e opozites shofim personalitete qe vertet te dhimsen kure i shefe te vaket dhe te vrare moralishte, po kure shefe ne ato ndejse parlamenti nji Sali Berish, nji Jozefin Topalli qe zgerdhihet pase tjereve per te shfryre dufin e humbjes, sai there zemra kure shefe Ilir Meten ne karrigen ku Jozi per tet vjete perdori fjalorin ma vulgare te politikes se rruges,e temerrsheme kure jashte parlamentit mbetet njeriu i letrave,vuajtesi ne burgjet komuniste per fjalen e lire,poeti Visar Zhiti, ne ndejtesen e tije ulet Kastriot Islami dhe komuniste te tjere qe i bejne freske Berishes.
Sot kemi nji opozitë te çoroditur ne numera, por edhe te çoroditur politikisht, me nji Berishë kryetar defacto i Partis dhe i grupit parlamentar, pamvaresishte emrave te “publikuar” nga Berisha, Lulit dhe Palokes ju rrofte emri! Berisha si skile e vjeter perdor dy sandarte siç thote populli, po doli djale eshte i imi, po doli çupe mbajeni per vete, ju garantoj se edhe ne diten e vdekjes do ma shifni sherrin.