EPOPE PRESIDENCIALE – nga FATMIR LAMAJ

1
37

EPOPE PRESIDENCIALE

FATMIR LAMAJ
[ Email: lamaj_fatmir@yahoo.com ]

Në kolltuk duke gërhitur
Endrrat të shtyjnë në humnerë
Kur shikon sa lart je ngritur
President një ish kapter.

Të kujtohe ato ditë
Kur Shqipëria ish në zjarr
Si servil e si zabit
Hiqeshi si trim i marrë

Në dorë mbaje dyfekun
Derdhje lot për komandantin
Sa shpejt kalove hendekun
U bashkove me brigantin.

Për ty erdhën ditë të arta
E çngjyrose biografinë
U ngrite në poste të larta
U bërë njësh me Salinë.

Fillove si deputet
Pa shumë bujë nisi kariera
kur horri merr pushtet
I duhen dhe kamariera.

Dalëngadalë pa bërë zë,
Duke ndenjur prapa gardhit
Ngjite shkallët një nga një
Nen kujdesin e të madhit

Një ditë u bërë ministër
Servilizmi s’të lë pa gjë.
Gjithmonë mbete nën kapistër
Mbi Berishën nuk ka më.

Prisje njerëzit buzagaz
Zbrasje torbat me premtime,
Fiku nuk bëhet dërrasë,
Gjilpëra është vetëm për arnime

E një ditë na u sëmure,
Për ty u kujdes Saliu,
Si shërbetor diktature
me para të përteriu.

Prapë në zyrë me paterica
Hip e zbrit ato shkallë
Në trup të shkonin morrnica
Kariera ish në hall.

Kur ty të treti meraku,
Për të ardhmen e tronditur
mbrriti e mira te pragu
flamurin duke valvitur

Kish mbetur vendi vakant
Në hijerëndën Presidencë
Rrofsh e qofsh o komandant
Për gjithë këtë xhentilencë.

Kapter të qeshi fytyra,
Për dhuratën qiellore,
Nuk harron Sali mënxyra
Servilizmat shëmbullore.

Pa konsensues, dialog
Tyja të shpallën të parë
Kur kufomën çoi në morg,
S’ka nevojë më për “Pazar”.

Me tam-tame e fanfara
Në kolltuk presidencial
Komandant me ty përpara
Të na rrosh o shoku Salë!

Më të “madhin” në këtë vend
Jam unë që të gradova,
Unë të bëra President,
Ty kapter nga Libohova.

Mos harro në këtë kolltuk
Para teje isha Unë,
Por, ah… ca bazhibozuk,
Në ‘97-ën më përzunë.

Porositë që të kam dhënë
Duhet përditë t’i kujtosh
Se dhe natën pa hënë,
Të hedh si letër në kosh.

Nishani me lot në sy,
Mbytet në ngashërim,
Do të bindem vetem Ty,
Ti je komandanti im.

S’ka ç’të duhet Kushtetuta,
Ti për të nuk do jesh roj,
Ajo është bërë si prostituta,
Që e përdor kush të dojë.

Hajde pra, bëje detyrën
Larg mbaje armiken frikë,
Kurrë mos e skuq fytyrën,
Kur bëhet ndonjë kritikë.

E u ndanë të përlotur,
Mjerë, mjerë Shqipëria,
Erë e rëndë, ambjent i ndotur
Mbi gjithçka vendos Salia.

Nishani kur merr nishan
Ndonjë kukull të doktorit,
Për të qëlluar nuk ia mban
Ka në fyt lakun e horrit.

Emërime brënda ditës,
Marrë në të errëta skuta,
Sfidë t’i bëjmë opozitës
S’ka ç’na duhet Kushtetuta.

Ç’vlejnë syzet për një të verbër,
Po zhurmat e larta për shurdhin?
Kushtetuta një copë letër,
Alibi për të paudhin.

Në “konsultë” me doktorin,
E shumë arsye të tjera,
Emëron në kryeprokurorin
Drejtësia lëngon në humnerë.

Vendosja e Visho Likes,
Në postin kryespiun,
Ish mendimi i Berishës,
Komandantit në furtunë.

Në Tetor të ‘12-ës
Kur ishim në grevë urie,
Atje në fund të pusetës,
Nuk të mbeti pikë lavdie.

O i gjori çalaman,
Si zog i zënë në çark,
Zvarritja si qaraman
Sa larg, të çoi larg.

Dërdëllisje pa pushim,
Se do mbroje vetëm Ligjin,
Po harrove ti o “trim”
Se mbi kokë kish “maliqin”.

Ti na e dogje Lirakun
Bashkë me një kryebandit
Borxhë na e keni gjakun
Për çdo orë e për çdo ditë.
Deri sa të mbyllim sytë!…

Drite e tijë në errësirrë,
Gjithmonë do të mbetet pishtarë,
Do të trembë çdo egërsirë
Që tërheqë kufomat zvarrë.

Besimi për ty u shëmb,
Me Lirakun e përflakut,
Hija e tij do ju trëmb,
Në kolltukun e përgjakur…

1 COMMENT

Comments are closed.