Rosela : Bashkëpunimet me artistët nga Kosova ndër më të suksesshmet

0
46

Bota Sot | 23.09.2013 • Intervistoi : Mimozë Lakna

Rosela Gjylbegu, është njëra nga këngëtaret më profesioniste dhe më të suksesshme të estradës shqiptare. Me një zë dhe karakter të veçantë ajo ka bërë për vete shumë adhurues. Rosela në një intervistë për gazetën “Bota sot”, e vlerëson si të suksesshëm këtë vit, sa i përket karrierës së saj në muzikë por edhe punës në administratë. Rosela ndër të tjera tregon se bashkëpunimet me artistët nga Kosova i ka pasur më të suksesshmet, ndërsa nuk harron ta përmend spektaklin “Ethet”, i cili ja hapi dyert në rrugën e saj drejt muzikës.

“Bota sot” : Rosela, së pari me çka jeni duke u marr aktualisht?
Rosela : Momentalisht punoj në administratë, dhe jam duke punuar për një këngë të re.

“Bota sot” : Ndonjë projekt profesional së shpejti? Çfarë konkretisht?
Rosela : Shpresoj të arrij ta përfundoj në kohe,për shkak të shumë impenjimeve dhe kur shumë gjëra i bën vetëm marrin më shumë kohë për tu realizuar ndaj un jam në fazë përgatitore të një kënge të re.

“Bota sot” : Si ka ecur për ju kjo sezonë e verës?
Rosela : Shumë dinamik, me shumë punë e aktivitete dhe të qenurit gjithmonë në lëvizje mua më pëlqen dhe më motivon.

“Bota sot” : Ku keni qenë më shumë e angazhuar për mbrëmje të ndryshme?
Rosela : Në shumë vende të ndryshme, por me kalimin e viteve njeriu behet më selektiv ndaj dhe daljet e pjesëmarrjet e mia janë të menduara shumë mirë, në përpjekje për të mos u konsumuar.

“Bota sot” : Çfarë e vlerësoni të suksesshme për ju gjatë këtij viti?
Rosela : Kanë ndodhur shumë gjëra, jam fokusuar shumë tek puna ime në administratë më pëlqen si eksperience dhe mendoj që një njeri por gjithashtu edhe një artiste duhet të jetë kompleks ,më pëlqen të profilizohem e të përqendrohem tek profesioni im tek puna por pa lënë asnjëherë mënjanë muzikën e cila është një shoqëruese e rëndësishme dhe një pjesë pa të cilën do ndjehesha e paplotësuar.

“Bota sot” : Sa bashkëpunoni me estradën e Kosovës dhe a e viziton Rosela shpesh Kosovën?
Rosela : Të them të drejtën u bënë disa kohe që unë nuk kam ardhur por kam bashkëpunuar shumë me artistet e estradës së Kosovës dhe me modesti e pranoj që bashkëpunimet me to janë nder më të suksesshmet.

“Bota sot” : Çfarë mendoni se ju bën më të veçantë se artistet e tjera Rosela?
Rosela : Nuk e di…për këtë duhet të pyetet publiku! Un e kam të vështirë të flas për veten dhe gjithmonë i shmang këto pyetje …por ajo çka mund të them është që un përpiqem të jem gjithmonë vetvetja e në çdo dalje timen te jap diçka nga vetja ime,emocionin ndjeshmërinë dhe kur ndjej se arrij te depërtoj në emocionin e në simpatinë e publikut marr një kënaqësi të papërshkrueshme e kjo më përmbush e më lumturon shumë.

“Bota sot” : Emri juaj tashmë është i njohur edhe falë hiteve tuaja. Si ndjeheni teksa dëgjoni dhe merrni kaq shumë komplimente?
Rosela : Ndjehem e privilegjuar, ndjej përgjegjësi për të punuar edhe më fort e për të dhënë edhe më shumë për gjithë ato dashamirës që më ndjekin.

“Bota sot” : Komplimenti, komenti, apo mesazhi me i bukur që ju kanë dërguar fansat?
Rosela : Nuk di të veçoj askënd marr pafund urime e sms, tashme nëpërmjet rrjeteve sociale jemi më afër dashamirëve tanë e mund të komunikojmë më shumë e kjo të afron më tepër me ta por edhe për të kuptuar vërtetë se si ato e perceptojnë punën apo emocionin që ti tejçon por edhe për të marre sugjerime e mendime apo edhe motivim për të qenë sa më prezent.

“Bota sot” : Çfarë vlerësoni me shumë në karakterin tuaj?
Rosela : Vlerësoj shume faktin që kam bashkëpunuar me artistet më të mire shqiptarë, për mua pjesëmarrja ne ”Ethe” ishte një fat e një mundësi shumë e madhe dhe që nga ai moment kam pasur mundësi të punoj me kompozitoret më të mirë e në vazhdimësi me shumë e shumë autorë e artistë të tjerë, që më kanë ndihmuar të rritem profesionalisht, kam marre shumë nga eksperienca e këshillat e tyre me vlere edhe falë gjithë kësaj pune unë jam sot këtu ku jam, ndaj mirënjohje për gjithë ata që besuan në talentin tim e që më mbështetën.

“Bota sot” : Po fizikisht dhe pse?
Rosela : HAHAHA në fakt si natyre jam shumë kritike asnjëherë s`jam e kënaqur gjithmonë kërkoj shume nga vetja ndaj s`di si t`ju përgjigjem…

“Bota sot” : Çfarë bëni në një dite të zakonshme në qytetin tuaj?
Rosela : Unë e nis ditën shumë herët duke shkuar në punë e më pas, varet nga agjenda nëse s`kam aktivitet, atëherë përpiqem të lexoj të kaloj kohë me familjen të bëj sport, kinema gjërat e zakonshme që bëjnë gjithë njerëzit.

“Bota sot” : Hobet, pasionet tuaja më të mëdha, përveç muzikës?
Rosela : Kam shumë pasione, librat, sporti, filmat, moda shuuumë.

“Bota sot” : Këngëtarja juaj e preferuar, shqiptare dhe e huaj?
Rosela : S`di, kam shume të preferuar, s`di kë të veçoj.

“Bota sot” : Çfarë është muzika për ju?
Rosela : Është gjysma ime më e mirë, aty ku unë di të shprehem më mirë se askund tjetër.

“Bota sot” : Opinioni yt për meshkujt shqiptarë. Kush janë më të pashëm, ata të Shqipërisë, apo të Kosovës?
Rosela : Për mua s`ka rëndësi paraqitja e jashtme, sigurisht ajo ka rëndësinë e vet, por s`është ajo mbi të cilën unë bazohem të gjykoj apo të njoh dikë, për mua është më i rëndësishëm shpirti i njeriut, sjellja e shumë e shumë gjëra të tjera.

“Bota sot” : Çfarë nuk do t’i falnit kurrë të dashurit tuaj?
Rosela : -…S’e diii…

“Bota sot” : Cila është pjata dhe pija juaj e preferuar?
Rosela : Antipastat un i preferoj shumë, dhe gjithashtu kur këto janë shoqëruese të gotës së verës, të cilën unë e preferoj shumë.

“Bota sot” : Di të gatuash?
Rosela : Po sigurisht e kam me shume qejf biles.

“Bota sot” : Dhe krejt për fund Rosela, çfarë keni për të shtuar?
Rosela : Ju faleminderit gjithëve ju për mundësinë që na jepni të shprehemi e të jemi sa me afër lexuesve e gjithë dashamirësve tanë, që na ndjekin, të cilët i përshëndes shumë përzemërsisht.