ResPublica.al | 19 shtator 2013
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi sot se ka kerkuar ekspertizën e SHBA për një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon. Kërkesën ia ka drejtuar vetë ambasadorit Arvizu, në të parën pritje në Ministri pas marrjes së detyrës si kryediplomat i vendit.
tha Bushati: “I kam kërkuar ambasadorit nevojën për ekspertizë amerikane për të bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ndihmuar një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon në kushtet kur në periudhën e fundit ka patur disa zhvillime pozitive sic ishte arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i Kroacisë dhe kalimi i disa gazsjellësve në rajon, çka impionon një gjasje të re strategjike në rajon”
Vetë diplomati amerikan e cilësoi këtë si një lajm të mirë: “Dëshiroj të them që ndjehem i nderuar që morëm kërkesën nga ana e ministrit për ndihmë nga ana strategjike. Shqipëria është një histori e shkëlqyer e pandarë me të tjerët dhe me të vërtetë më vjen mirë që mund të ndihmojmë që të mund të përhapim këtë lajm të mirë”. a.n.