Topalli po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj – ironizon Arvizu

0
30

ResPublica.al, | 19 shtator 2013

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu për pak kohë do të largohet nga Shqipëria, por para se të ikë ai nuk ka lënë pa një përgjigje fyerjet që Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit, lëshoi në adresë të tij. “Mendoj se zonja Topalli po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj”, është shprehur ai i pyetur nga gazetarja Mira Kazhani për Shqiptarja.com.

Ambasadori shton se “ajo është identifikuar me Shkodrën dhe të mendosh që gjatë fushatës ajo deklaronte se kishte 8 mandate atje. Në fakt, pas Tiranës ajo që doli më keq në këto zgjedhje për PD ishte Shkodra ku në 5 mandate, vetëm 3 ishin të PD, dy të tjerët Nard Ndoka dhe Gjovalin Bzheta nuk ishin nga strukturat e partisë demokratike. Ajo nuk është e lumtur dhe ka arsye të mos jetë”.

Ndërsa Arvizu është mjaftuar me ironinë që mund ti lejojë vetes një diplomat, akuzat e Topallit ishin me një gjuhë të drejpërdrejtë dhe fyese duke u marrë madje dhe me gjatësinë e tij fizike.